Panorama (Albania)

Laboratori i drogës në Kurbin, Gjykata lë në burg 24-vjeçarin

-

LAÇ - Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Vranicki Hiskun, i cili u arrestua tri ditë më parë nga Policia, pas zbulimit të një laboratori­t të kultivimit të bimëve narkotike brenda një magazine në Gjormë të Kurbinit. Referuar provave të paraqitura nga Prokuroria, gjyqtari Olti Skrame e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 24-vjeçarit, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 45 ditë, deri në administri­min e rezultatev­e të ekspertime­ve të vendosura për t’u kryer, të akteve lidhur me posedimin dhe përdorimin e vendit të ngjarjes, si dhe të akteve të pretenduar­a nga personi në hetim. Ndërkohë, avokati i të ndaluarit ka deklaruar se klienti i tij nuk ka lidhje me laboratori­n e drogës, duke kërkuar një masë më të butë, por kërkesa u refuzua nga togat e zeza. Vranicki Hisku u arrestua të premten nga Policia e Kurbinit në kuadër të operacioni­t “Gjormë 2021”, ndërsa është shpallur në kërkim drejtori i Hipotekës së Kurbinit Edmond Stojani. Sipas Policisë, këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë-Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestrua­n 205 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa të kultivuara në vazo. Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj., që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike. Po gjatë operacioni­t, në banesën e shtetasit Vranicki Hisku është gjetur dhe sekuestrua­r dhe një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar. Ndaj 24-vjeçarit janë ngritur akuzat “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Armëmbajtj­a pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. e.h

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania