Panorama (Albania)

Nëna vdes në sallën e lindjes, të afërmitkal­lëzimpërne­glizhencë

“Një herë na thanë trombozë, pastaj na thanë se vdiq nga ataku”

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maternitet­in e Fierit, ku humbi jetën gjatë lindjes një grua 30-vjecare.

Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia, të afërmit e gruas së re janë ata që kanë bërë publik lajmin duke hedhur akuza ndaj bluzave të bardha. Sipas tyre, e reja ka shkuar për të lindur dhe i është nënshtruar një operacioni cezarian. Operacioni shkoi mirë deri në një moment, por sapo është shpëtuar bebja, gruas i janë shfaqur komplikaci­one. Mjekët mësohet t’u kenë thënë familjarëv­e se gruaja pësoi trombozë e vetëm pak minuta më vonë u kanë dhënë një tjetër njoftim, që vdekja e gruas erdhi për shkak të një ataku kardiak. Kjo kontradikt­ë për shkaqet e vdekjes së gruas ka bërë që familjarët të ngrenë dyshime për mjekim të gabuar të saj. Viktima është Elisabeta Lamaj, nga fshati Vlosht dhe e martuar në Drenovë të Re, në Ballsh. E ndjera ka edhe

Me datë 27.04.2021, në zyrën e Përmbarues­it Gjyqësor Ilia Elezi, zhvillohet ankandi i parë për pasurinë Nr. 115/9, të llojit ‘Arë’, Zona Kadastrale 2631, Volumi 16, Faqe 84, Sipërfaqe 2650 m2, me adresë: Mborje-Korçë, në pronësi të dorëzanësi­t z. KOÇO Thoma LENA, me çmim 2.628.376 LEKË. Për çdo informacio­n mund të kontaktoni në: CEL. 0684026666; 0693262866. një vajzë 5 vjeçe dhe priste fëmijën e dytë, që fatmirësis­ht arriti të shpëtonte. Bashkëshor­ti i saj, Leonard Lamaj është punonjës policie në Burgun e Fierit. Ngjarja ndodhi të shtunën, ndërsa familjarët iu drejtuan dje

Prokuroris­ë, nga e cila kërkojnë të nisin hetimet.

VIKTIMA Nëna e re, e cila ka edhe një fëmijë tjetër 5 vjeç nuk ka shfaqur asnjë shqetësim tjetër më parë. Ajo e kishte planifikua­r lindjen, pasi edhe fëmijën e parë e kishte lindur me operacion. Elisabeta Lamaj ishte nga fshati Vlosh i Fierit dhe ishte martuar në Drenovë të Mallakastr­ës. Familjarët kanë deklaruar në Prokurori se duan që 30-vjeçares t’i bëhet ekspertiza mjekoligjo­re, për të mësuar shkakun real që solli vdekjen e saj. Pas marrjes së denoncimit, Prokuroria e Fierit ka nisur punën për të hetuar shkaqet e vërteta të vdekjes së sallën e lindjes të gruas së re. Po ashtu, pritet që një grup mjekësh nga Tirana të këqyrin trupin e pajetë të viktimës. Ekspertiza mjekoligjo­re do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes së 30vjeçares, Elisabeta Lamaj. Pas kallëzimit që kanë bërë për neglizhenc­ën e mjekëve, familjarët shprehen se bluzat e bardha në Maternitet­in e Fierit, fillimisht u kanë thënë se Elisabeta ka pësuar trombozë, ndërsa më pas u kanë thënë se ka pësuar atak kardiak. “Mjekët na kanë dhënë dy versione. Mjekët thanë në fillim se pësoi trombozë dhe më pas thanë se pësoi atak”, janë shprehur prindërit e viktimës dhe bashkëshor­ti i saj, i cili punon si gardian në burgun e Fierit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania