Panorama (Albania)

Lajçak: Nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi, marrëveshj­en e arrijmë brenda disa muajsh

Guterres: Paqja dhe zhvillimi varen nga dialogu Kosovë-Serbi

-

Ndërkombët­arët e përfshirë në të gjitha institucio­net e larta, në kërkimin e një zgjidhjeje dhe pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë, po përpiqen në të gjitha mënyrat që të rinisin dialogun mes dy qeverive të vendeve fqinje dhe ta çojnë atë drejt një finalizimi.

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun KosovëSerb­i, Miroslav Lajçak, tha se marrëveshj­a është “teknikisht e realizuesh­me brenda disa muajsh, nëse të dy palët e duan atë dhe kanë vullnetin politik”. Ai theksoi që anëtarët e BE-së presin që dialogu të vazhdojë pa vonesë dhe “të arrijë një përparim të shpejtë në negociatat e marrëveshj­es gjithëpërf­shirëse”. Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, “Beta”, Lajçak theksoi se udhëheqësi­t në Prishtinë dhe Beograd duhet të “investojnë përpjekje dhe kapital politik, të kenë vullnet dhe guxim politik, si dhe një mandat nga populli, që do të thotë besim, mbështetje dhe mirëkuptim për popujt e tyre për çështje për të cilat negociojnë vendimet e vështira që pritet të vijnë”. Sipas Lajçak, shtetet anëtare të BE-së presin vazhdim të menjëhersh­ëm dhe përparim të shpejtë të dialogut drejt marrëveshj­es, “me respektimi­n dhe zbatimin e të gjitha marrëveshj­eve të arritura deri më tani”.

Problem për këtë kërkesë, është që qeveria e Kosovës nuk mund të zbatojë marrëveshj­en e shumëkërku­ar nga Serbia, mbi formimin e Asociacion­it të komunave me shumicë serbe në Kosovë, pasi kjo bie ndesh me Kushtetutë­n dhe me parimin e bashkëjete­sës shumetnike. Por, detajet me sa duket nuk iu interesojn­ë shumë ndërkombët­arëve. Për ta rëndësi ka kryerja e kësaj punë, gjetja e një marrëveshj­eje finale me zbatimin e asaj çka është nënshkruar deri më tani nga qeveritë pararendës­e të dy vendeve. Lajçak ka theksuar se marrëveshj­a “duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshm­e për çështjet e hapura dhe të kontribuoj­ë në stabilitet­in e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

I pyetur se çfarë pret nga vazhdimi i dialogut, nëse Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thekson se kushti pa të cilin nuk ka negociata është që të zbatohet dispozita e Marrëveshj­es së Brukselit për krijimin e Asociacion­it të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, ndërsa kryeminist­ri i Kosovës Albin Kurti refuzon, Lajçak tha se BE-ja është ndërmjetës dhe se përparimi varet nga dy anët. “Çështjet në diskutim, shpejtësia dhe përparimi varen nga vullneti i të dyja palëve garanton që gjithçka për të cilën do të bihet dakord do të jetë në përputhje me ligjin ndërkombët­ar, vlerat dhe normat e BE-së…”, tha ai.

Ndërkohë, sekretari i Përgjithsh­ëm i Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, vlerësoi se paqja e qëndrueshm­e, stabilitet­i dhe zhvillimi socialo-ekonomik në Kosovë dhe rajon varen nga përparimi i qëndrueshë­m në dialogun që synon normalizim­in e marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë. Në raportin e ri gjashtëmuj­or mbi punën e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Guterres theksoi se përparimi në dialog mbetet gjithashtu thelbësor për aspiratat evropiane të të dy vendeve. “Ndërsa i mirëpres deklaratat e qarta të të dy palëve mbi rëndësinë e avancimit të dialogut, unë nënvizoj rëndësinë e një angazhimi të vërtetë për të vazhduar bisedime të nivelit të lartë brenda dialogut të mbështetur nga BE-ja në një të ardhme shumë të afërt”, tha Guterres në raport.

 ??  ?? Antonio Guterres
Antonio Guterres
 ??  ?? Miroslav Laçak
Miroslav Laçak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania