Panorama (Albania)

Kthim reciprocit­eti me Serbinë e shtetet që veprojnë njëanshëm me Kosovën

-

Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, ishte shprehur se është çështje ditësh apo javësh e kurrsesi muajsh, për kthimin e reciprocit­et me Serbinë. Deklarata e tij ishte bërë dy ditë para se të fitonte zgjedhjet e 14 shkurtit. Tashmë, vetëm tri javë pasi ka marrë për herë të dytë në drejtim e ekzekutivi­t të Kosovës, Albin Kurti paralajmër­oi sërish, se së shpejti do t’i kthejë në fuqi masat e reciprocit­etit me shtetin serb. Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, tha në mediat e Kosovës se, “Reciprocit­eti është e drejtë që buron nga barazia dhe sovranitet­i, pra të qenit i pavarur, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga sjellja arbitrare apo shkelja e të drejtave dhe dinjitetit nga ana e shteteve të tjera”. Por, ai ka shtuar se masat e tilla nuk do të vlejnë vetëm për Serbinë, por edhe për secilin shtet që vepron njëanshëm më Kosovën. “Është obligim i qeverisë dhe Kryeminist­rit Kurti që të mbrojë qytetarët e republikës dhe interesat e shtetit të Kosovës. Prandaj edhe do të ketë masa reciprocit­eti me secilin shtet, duke përfshirë edhe Serbinë, në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme, të cilat shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshj­et e nënshkruar­a”, tha Kryeziu. Ai kujtoi se “Më 31 mars 2020, pra një muaj e gjysmë apo 57 ditë pas zgjedhjes e pas pranimit të detyrës së Kryeminist­rit në mandatin e parë, në mbledhjen e qeverisë kemi marrë vendimin 01/20 ‘Për zbatimin gradual të reciprocit­etit me Serbinë’. Sot jemi në ditën e 21-të të qeverisjes në mandatin e dytë”.

Heqja e masave të reciprocit­eti me Serbinë ishte bërë nga qeveria Hoti, si një nga vendimet e saj të para të qeverisjes disamujore të koalicioni­t qeverisës LDK-AAK-NISMA, mandati i së cilës u ndërpre nga Gjykata Kushtetues­e dhjetorin e vitit të shkuar, për të pasuar zgjedhjet e jashtëzako­nshme të 14 shkurtit.

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, Albin Kurti, në debatin e tij të vetëm gjatë gjithë fushatës zgjedhore, paralajmër­oi kthimin e reciprocit­etit me Serbinë, si një nga vendimet e para të tij. “Është çështje ditësh apo javësh e kurrsesi muajsh. Nuk e di se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do ta bëjmë”, kishte deklaruar Kurti më 12 shkurt 2021.

 ??  ?? Albin Kurti
Albin Kurti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania