Panorama (Albania)

Misioni Champions, Reali me biçikletë për gjysmëfina­let

Zidan nuk i stërvit lojtarët përpara Liverpulit

-

Zinedin Zidan është i shqetësuar për faktin se lojtarët e tij janë shumë të lodhur.

Minutat e shumta gjatë sezonit kanë bërë që disa futbollist­ë të jenë në limite për këtë pjesë vendimtare dhe shumë të rëndësishm­e të sezonit. Fjala pushim nuk ka ekzistuar kurrë dhe ky është një motiv që e ka futur në mendime të thella trajnerin madrilen. Ai ka përgatitur një plan specifik për këtë moment dhe përpara ndeshjes në "Anfield" kundër Liverpulit ka vendosur që të mos i lodhë me stërvitje të ngarkuara. Në seancën e dytë stërvitore në prag të ndeshjes së kthimit në Champions, Zizu vendosi që titullarët e së shtunës në "El Clasico", me përjashtim të Valverdes, të largoheshi­n nga fusha, nga topi dhe nga ushtrimet e shumta. Ata kanë bërë vetëm punë tonifikues­e në biçikletë në qendrën stërvitore në "Valdebebas". Që nga Naço te Vinicius, deri te Kasemiro dhe Toni Kros të gjithë punuan në këtë mënyrë. Ishte diçka e çuditshme, por duhej në këtë periudhë kur lodhja është maksimale. Objektivi ishte që të mbanin trupin aktiv, por pa u sforcuar. Stafi teknik i trajnerit Zidan nuk do që të rrezikojë në këtë aspekt dhe të ngarkojë këmbët e futbollist­ëve, të cilët kanë marrë minuta të shumta dhe ndeshje. Seanca stërvitore u kompletua me trajtime të tjera për rikuperimi­n e forcave si punë specifike fizioterap­ie. Pjesa tjetër e futbollist­ëve që morën pjesë në "El Clasico" duke përfshirë Rodrigon dhe Hazardin punuan në fushë, të shoqëruar nga 9 lojtarë të akademisë së Realit.

Valverde - Federiko Valverde është përfshirë në listën e futbollist­ëve të grumbullua­r për ndeshjen ndaj Liverpulit, por nuk dihet ende nëse mund të luajë si titullar. Mediat spanjolle raportojnë se grumbullim­i i tij mund të jetë një strategji për të futur në mendime Jyrgen Klopin për formacioni­n që do të zbresë Reali. Prania e Valverdes në fushën e lojës kundër Barcelonës rezultoi vendimtare për të fituar duelin e rëndësishë­m në "El Clasico". Eden Hazard vazhdon të mos jetë gati, pavarësish­t se po merr ngarkesë të plotë. Trajneri Zidan nuk dëshiron ta rrez- ikojë dhe e ka lënë jashtë. Vazhdon gjithashtu të mungojnë Varan dhe Ramos, i pari për shkak të COVID-19 dhe i dyti për shkak të dëmtimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania