Panorama (Albania)

Ruleta e Kontes, ja shifrat drejt titullit

-

Numri 11 është ai që doli të dielën në ruletën e Antonio Kontes. Aq janë, në fakt, fitoret radhazi të Interit në kampionat, por edhe pikët e avantazhit mbi Milanin e vendit të dytë, që ndër të tjera duhet të përmbysë 12, meqenëse është prapa në përballjet direkte. Ndërsa nga siguria matematike e titullit mungojnë 13 pikë për t'u grumbullua­r në tetë javë. Megjithatë, ka shifra të tjera që krijojnë idenë e superfuqis­ë zikaltër, që nxisin edhe në perspektiv­ë, në rast se nuk do të mungonin stimujt për trofeun.

ATO 17… - Në dyshim, Interi i Kontes ka rishkruar historinë, duke u bërë skuadra e parë e aftë të fitojë 11 ndeshjet e para të fazës së dytë. Goli i Darmianit i lejoi të kalonin Milanin e sezonit 1989'90, që u ndal në 10 radhazi. Ndërkohë, rezultati 1-0 ndaj Kaljarit vlen edhe suksesin e 12-të radhazi brenda fushe. Një seri paradoksal­e, pikërisht në sezonin pa tifozë, që Interi e ka arritur më përpara vetëm tri herë: në vitet '50, '71 dhe 2011. Skuadra e Kontes ndërkohë mban të gjallë mundësinë për të arritur një rekord që dukej i pamenduar, mbi të gjitha në një sezon të shënuar nga pandemia ku vazhdimësi­a mendohej të ishte vetëm teori. Mungojnë, në fakt, shtatë fitore (teorikisht Napoli, Specia, Verona, Krotone, Samp dhe Roma) për të arritur kuotën 17 të mbledhur nga Interi i Mançinit në edicionin 2006-'07: sezon ku, nuk duhet harruar, konkurrenc­a ishte e paktë nga efektet e "Calciopoli"-t. Në nivel trajnerësh Konte mund të arrijë… veten e tij: 12 fitore me Juven 2013-2014, si Alegri në 2017-2018 dhe përpara, përtej të përmenduri­t Mançini, do t'i mbetej vetëm vetë Alegri (15 radhazi, me Juven 2015-'16).

MBROJTJE E BLINDUAR - Interi, ndërkohë, ndodhet në vendin e dytë me gola të shënuar (69 kundër 70 të Atalantës) dhe ka arritur Juven si mbrojtjen më të mirë pas goditjes me kokë të gjenovezit Skamaka që dërgoi rivalët historikë në 27 gola të pësuar. Një primat që nuk bën të lumtur vetëm Handanoviç­in, i cili arriti edhe Bordon në kuotën 382 prezenca dhe ka përpara vetëm Zengën me 473, por gjithë grupin që sfilitet në fazën pa top. Një rekord fryt i nëntë ndeshjeve nga 13 të fundit të mbyllura me portën e paprekur, me vetëm 4 gola të pësuar. Ja, nga shifrat e shumta ndoshta është më befasuesja: një skuadër që në 17 ndeshjet e para kishte pësuar më shumë se një gol për ndeshje (18), më pas ka ulur saraçinesk­ën dhe ka zbritur në 0,3. Për fatin e keq të konkurrenc­ës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania