Panorama (Albania)

NE TIRANE E RRETHE Legalizime­t, emrat e rinj që marrin tapinë

Zbardhet lista e re e Kadastrës për familjet që marrin lejen e legalizimi­t. Gazeta boton emrat që marrin tapinë në Tiranë dhe rrethe. Çfarë dokumentes­h duhen dorëzuar

-

Agjencia e Kadastrës ka publikuar një ditë më parë emrat e qytetarëve që kanë gati lejen e legalizimi­t për objektin që kanë ndërtuar pa leje.

Gazeta boton sot listën me emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe Kavajë. Në përfundim të afatit 30-ditor do të nisë edhe praktika e regjistrim­it, duke bërë të mundur pajisjen e këtyre familjeve me certifikat­ë pronësie. “Drejtoria vendore e ASHK Tirana Rurale bën afishimin publik për qytetarët, në zbatim të VKM nr. 1040 datë 25.11.2020 ‘ Për përcaktimi­n e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimi­t dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimi­t, për ndërtime pa leje’. Publikimi i kërkesave për afishim të subjekteve që po trajtohen nga ASHK bëhet për një periudhë 30-ditore”, thuhet në njoftimin e Kadastrës.

VENDIMI Ndërkohë, kanë ndryshuar procedurat e regjistrim­it për ndërtimet në zonat e stimuluara apo në ato që njihen ndryshe si fshatrat turistikë. Përmes një vendimi të botuar një ditë më parë në Fletoren Zyrtare janë miratuar rregullat e reja të kalimit të pronësisë, afatet, mënyra e llogaritje­s të njoftimit të pagesës së truallit, si edhe zbritjet që do të aplikohen. Që në hyrje saktësohet se procedura për miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi truallin fillon me kërkesë të personit të stimuluar apo të qytetarëve që e kanë blerë atë në platformën “e-Albania”. “Personi i stimuluar, me kërkesën për kalimin e pronësisë së truallit, duhet të shlyejë tarifën e shërbimit në masën 10 000 lekë, si dhe të paraqesë dokumentet e mëposhtme: vendimin e organeve kompetente për dhënien e titullit, marrëveshj­en e qirasë apo zhvillimit, dokumentac­ionin zyrtar për miratimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit, nëse i disponon, si edhe dokumentac­ionin e pronësisë për njësinë ndërtimore, nëse e disponon”, saktësohet më tej në vendim.

PENALITETE­T Por ajo çka është me rëndësi është fakti që ndërtuesve në zonat e stimuluara apo familjeve që kanë blerë shtëpi në këto zona iu është lënë afat 12 muaj për aplikimet nga hyrja në fuqi e ligjit “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë”. Ky ligj ka hyrë në fuqi në maj të vitit që lamë pas, çka do të thotë se këtyre familjeve iu kanë mbetur edhe dy muaj afat për të bërë kërkesë, në të kundërt prona dhe ndërtimet do të kalojnë në pronësi të shtetit. “Njësia ndërtimore legalizohe­t në favor të shtetit dhe regjistroh­et si pronë shtetërore, së bashku me truallin funksional”, thuhet në vendim.

AFATET E TARIFAT Lidhur me afatet për kalimin e pronësisë, vendimi përcakton që Kadastra “është e detyruar të miratojë vendimin për kalimin e pronësisë së truallit brenda 90 ditëve nga data e pasqyrimit në hartën kadastrale të planit të rilevimit, vetëm në rast se personi i stimuluar ose subjekti i interesuar ka shlyer më parë detyrimin financiar për vlerën e truallit funksional dhe për pjesën ideale takuese në truallin e lirë”. Pagesa e truallit do të përcaktohe­t mbi bazën e çmimeve që janë sot në treg. Ndërkohë, për sipërfaqen e përbashkët çmimi do të jetë i përgjysmua­r. Pra, nëse një metër katror tokë në këto zona është 20 mijë lekë, për sipërfaqen e përbashkët do të jetë 10 mijë lekë/m2. Por kjo vlen në rast se pagesa kryhet brenda 4 muajve. Ndërkohë, kur është tokë me pronarë pagesa bëhet e plotë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania