Panorama (Albania)

Dosja e “përgjimeve” të PS zbulon edhe votën e kreut të SHISH, si funksionon skema e patronazhi­t për çdo pallat

Baza e të dhënave në PS tregon preferenca­t politike të personazhe­ve të njohur të skenës dhe ekranit, këngëtarëv­e, prezantues­ve dhe aktorëve

-

Patronazhi­t të Partisë Socialiste nuk i ka shpëtuar as kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Siç raporton portali “Lapsi.al”, patronazhi­stja me emrin Marjana Ndraka ka raportuar se Bendo ka preferenca për PS-në dhe se ai mund të konsideroh­et votues i sigurt për PS. Në raportimin për shefin e SHISH, janë të gjitha të dhënat si: numër telefoni, numri i kartës së identiteti­t, qendra e votimit etj., por nuk është shënuar vendi i punës. Në sitën e bazës së të dhënave elektorale të PS-së, përveç kreut të SPAK, Arben Kraja, ku është kërkuar të hetohet kjo çështje, “Lapsi.al” ka arritur të qëmtojmë tetë nga prokurorët e SPAK, 4 nga të cilët figurojnë si votues të sigurt të PS-së, 2 jo të sigurt, por me preferencë PS, dhe dy neutralë të cilëve nuk u dihet vota. Partia Socialiste ka krijuar një bazë të dhënash personale për 910 mijë votuesit e qarkut të Tiranës, ku zbulohen preferenca­t politike të secilit. Portali “Lapsi.al” ka arritur të sigurojë këtë bazë të dhënash, duke e bërë publike, ndërsa nuk kanë munguar edhe reagimet politike. Dokumenti përmban të dhënat personale, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identiteti­t, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistrua­rve dhe një përshkrim të përkatësis­ë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës. Fakti që kjo bazë të dhënash ka numrin e kartës së identiteti­t, tregon se të dhënat mund të jenë marrë nga një prej institucio­neve zyrtare, ndërsa ka dhe të dhëna se si i janë përgjigjur censusit të PS-së në 2013-ën qytetarët e pyetur. Në dokumentin e siguruar nga “Lapsi.al”, që është afërsisht 234 MB, përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kolonë nga personat që janë pjesë e skemës së “patronazhi­t”. “Patronazhi­stët” quhen ndryshe anëtarët e PSsë, që përmes kontakteve, telefonata­ve apo të njohurve të përbashkët, krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh.

SI FUNKSIONON SKEMA

Fushata zgjedhore në Partinë Socialiste është e bazuar mbi një mbulim kapilar të çdo qelize të komunitete­ve, nga të cilat burojnë dhe votuesit. Në çdo pallat apo grup pallatesh, lagje fshati apo komunitete të vogla është vendosur një patronazhi­st, person i njohur në zonë, që njeh mirë banorët dhe arrin të marrë informacio­ne për ta. Ai liston të gjithë emrat e votuesve dhe përcakton se cila është preferenca e tij politike, si ka votuar në zgjedhjet e shkuara. Sa më të sakta të jenë këto të dhëna, aq më i përafërt edhe parashikim­i i rezultatit që PS pritet të marrë. Më pas, shtabet e zonave nisin të punojnë me votuesit që deklarohen si të pavendosur apo edhe ata që kanë votuar më parë kundërshta­rin politik, për ta kontaktuar mbi bazë njohjesh, krahinash, prejardhje­je apo dhe krushqish që ata kanë. Kjo kërkon detajime në informacio­nin për ta, duke marrë më shumë të dhëna për punën që bën dhe institucio­nin apo biznesin ku punon, të afërmit e tij etj. Mbi bazën e këtyre kontakteve krijohet një objektiv i mundshëm i votave që PS-ja kërkon të marrë në zgjedhje.

ARTISTËT Në listën sekrete që “Lapsi.al” ka arritur të sigurojë, janë vjedhur dhe të dhënat personale të njerëzve të skenës dhe të ekranit, nr. i tyre i telefonit, i ID e kështu me radhë. Sipas kritereve të rilindjes, ata ndahen në votues të sigurt të PS ose si jo të tillë. Kështu, Ardit Gjebrea konsideroh­et votues i sikurt, por megjithatë për t’u siguruar, partia i ka vënë atij nga pas si “patronazhi­st” Natasha Toskën. Po e njëjta gjë dhe me Alketa Vejsiun, e cila mbikëqyret si patronazhi­ste nga Erald Qosja. Ndërsa Rovena Dilo, që figuron votë e sigurt socialiste, monitorohe­t nga Anila Grabocka.

 ??  ?? SELIA E PS (MAJTAS) HELIDON BENDO DHE ARBEN KRAJA
SELIA E PS (MAJTAS) HELIDON BENDO DHE ARBEN KRAJA
 ??  ?? Foto e bazës së të dhënave që disponon PS, e publikuar nga “LAPSI.al”
Foto e bazës së të dhënave që disponon PS, e publikuar nga “LAPSI.al”
 ??  ?? Kreu i SPAK, Arben Kraja
Kreu i SPAK, Arben Kraja
 ??  ?? Kreu i SHISH, Helidon Bendo
Kreu i SHISH, Helidon Bendo
 ??  ?? Kreu i KLP, Gent Ibrahimi
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi
 ??  ?? Rovena Dilo
Rovena Dilo
 ??  ?? Ermal Mamaqi
Ermal Mamaqi
 ??  ?? Ardit Gjebrea
Ardit Gjebrea
 ??  ?? Alketa Vejsiu
Alketa Vejsiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania