Panorama (Albania)

Skënderbeu heq Teutën, me Vllazninë finale pas 56 vitesh

Vendos Marku në Shkodër, kuqeblutë “ekspertë” në krahasim me korçarët

-

Skënderbeu trondit Teutën dhe e shkurorëzo­n si fituese në fuqi të Kupës së Shqipërisë.

Në ndeshjen teke me eliminim direkt, të zhvilluar dje në stadiumin "Niko Dovana", korçarët befasuan me lojën e tyre, duke likuiduar ekipin e Edi Martinit që në pjesën e parë. Bardhekuqt­ë zhvilluan një ndeshje heroike, pasi për më shumë se një pjesë loje ishin me 10 lojtarë në fushë, pas daljes me karton të kuq të Elvi Berishës. Skuadra e drejtuar nga Migen Memelli e nisi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen, duke fituar penallti që në sekondën e 20-të të lojës. Pas golit të kapitenit Meksi, bardhekuqt­ë e menaxhuan ndeshjen më së miri, ndërsa e goditën Teutën në armën më të fortë të saj: mbrojtjen. Loja ishte shumë e luftuar, duke kaluar shpesh edhe limitet, por gjyqtari Enea Jorgji, përveç të kuqit të Berishës dhe disa rasteve që ndoshta u kursye, nxori plot 11 kartonë të verdhë. Në fund Skënderbeu shkon në finale me fitoren e pastër në gjysmëfina­le, 0-2.

VLLAZNIA-LAÇI Vllaznia-Skënderbeu është finalja e edicionit të 69-të të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët mundën 1-0

Laçin në gjysmëfina­le dhe kthehen në finale pas 11 vitesh, kur asokohe janë mundur 2-1 nga Besa me kohë shtesë, takim i luajtur më 9 maj 2010. Kupën e fundit Vllaznia e ka fituar më 7 maj 2008, kur në finale ka mundur 2-0 Tiranën, me gola të Gilman Likës dhe Xhevahir Sukajt. Shkodranët kanë arritur që ta fitojnë 6 herë Kupën e Sh- qipërisë, ndërsa në 8 finale s'ia kanë dalë. Me sukses- in e djeshëm, të besuarit e trajnerit Brdariç janë vetëm një ndeshje larg ngritjes së trofeut, të cilin do ta dis- kutojnë më 30 maj me ko- rçarët. Vllaznisë i ka mjaf- tuar goli i Ardit Hoxhajt dhe falë skemës së kompeticio­nit, pasi luhet me ndeshje teke, shpresat e Laçit u shuan që dje në "Loro Boriçi", madje në fund nervat e tradhtuan mbrojtësin Obanor që bëri një ndërhyrje brutale ndaj Herlad Markut dhe u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri Xhaja. Vllaznia është ekipi i vetëm që lufton në të dyja frontet për trofe, Kupë dhe kampionat.

 ?? Foto: F.Hazisllari ?? Skënderbeu feston kualifikim­in në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Teutën në Durrës, 0-2
Foto: F.Hazisllari Skënderbeu feston kualifikim­in në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Teutën në Durrës, 0-2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania