Panorama (Albania)

Meta tregon aferën e re me kartat e identiteti­t e sulmon Ramën: Mos provoko, Vlora ka “burra pushke”

PRESIDENTI: SHTETASIT ME REKORDE KRIMINALE PO MARRIN KARTA ID TE PERSONAVE TE TJERE

- Francesco Becchetti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi se do të qëndrojë në Vlorë jo vetëm deri më 25 prill, por edhe pas zgjedhjeve, për të mos lejuar përsëritje­n e tërmetit të Dibrës. Kreu i shtetit paralajmër­oi se askush të mos guxojë të provokojë Vlorën, pasi ajo ka burra pushke dhe jo thjesht çuna problemati­kë. Nga studioja e emisionit “Opinion”, Meta e ftoi Ramën për një debat të hapur publik, ndërsa e etiketoi si kokën e korrupsion­it me incenerato­rët dhe një njeri të çmendur. Meta denoncoi edhe presionin që po bëhet ndaj mbështetës­ve të LSI-së dhe opozitës, nga njerëz të afërt me Kryeminist­rin dhe kandidatët e tij për deputetë me kërcënime e presione. Meta denoncoi sot edhe një skandal të vjedhjes së të dhënave personale nga njerëz me rekorde kriminale në Korçë dhe Pustec. Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit kërkoi nga institucio­net nisjen e menjëhersh­me të hetimeve me qëllim vënien e fajtorëve përpara drejtësisë.

FALSIFIKIM­I I ID

Sot u jam drejtuar zyrtarisht organeve të drejtësisë dhe institucio­neve përgjegjës­e të shtetit shqiptar, për të hetuar për një skandal të radhës, që ka marrë fatkeqësis­ht përmasa ndërkombët­are, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Nga të dhënat e siguruara dhe atyre të bëra publike, rezulton se në qarkun e Korçës, në disa bashki që janë të banuara kryesisht nga komuniteti i pakicës kombëtare maqedonase, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombët­ar apo të përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe të kërkuar ndërkombët­arisht, janë pajisur me pasaportë dhe dokumente identifiki­mi nga autoritete­t vendore atje, jo me të dhënat e tyre, por duke përdorur të dhënat e identiteti­t të personave të tjerë, të cilët nuk kanë probleme me ligjin. Çështja ka marrë përmasat e një skandali institucio­nal dhe është bërë objekt debati publik në Maqedoninë e Veriut. Linja e veprimeve të paligjshme mund të ngjitet edhe në nivele qendrore, deri në përfshirje­n e punonjësve apo të individëve brenda institucio­neve të tjera, si Drejtoria e Përgjithsh­me e Gjendjes Civile, zyra e legalizime­ve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, organizata jofitimpru­rëse që veprimtari­në e tyre e lidhin me fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së pakicave kombëtare. I kam kërkuar sot organit të Prokuroris­ë, organeve të tjera ligjzbatue­se në vend, KQZ-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, të nisin menjëherë hetimet dhe verifikime­t përkatëse, duke marrë pa vonesë masat e domosdoshm­e për të siguruar më shumë të dhëna e prova për këtë veprimtari të paligjshme dhe kriminale, por edhe për të ruajtur të pacenuar në kohë integritet­in e procesit zgjedhor.

KUNDËR RAMËS

Rama është një i çmendur psikik që e di e gjithë Shqipëria. Kartela e tij mjekësore është publike. E ftoj të bëjmë të dy një kontroll mjekësor për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës. Jam i gatshëm që në Parlamenti­n e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrat. Ajo është kujdes për shëndetin e tjetrit. Kartela e tij mjekësore është publike. E ftoj të bëjmë të dy një kontroll mjekësor për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës. Kjo çështje do zgjidhet kështu: atje do të shkojë, po nuk i pëlqeu Vlora, në Elbasan. Edi Rama, ky pro-amerikan që u shndërrua në gruan e Bilalit për një foto, të ftojë në bashkëpuni­m agjentin e Rusisë? Pavarësish­t nga të gjitha presionet që po bëhen. Unë ndjek Ramën? Unë kam vënë këtë bast që në Shqipëri më 25 prill do të triumfojë vullneti i popullit shqiptar pavarësish­t nga të gjitha presionet.Ai humb i vetëm, sepse ka ca ligje fizike që sa më shumë rritet presioni, aq më shumë rritet reagimi. Presidenti nuk kishte arsye pse të ngrinte zërin nëse do të ishim në një proces zgjedhor normal. Kryeminist­ri të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të provokuar zgjedhjet. Jemi në këtë situatë prej zgjedhjeve të 2017-ës, si dhe prej zgjedhjeve të Dibrës dhe të Shijakut. Ma sill këtu Ramën kur të duash. E pres në çdo moment, në zyrë, në çdo takim. Edi, mos ki frikë nga debati, hajde në një debat të vërtetë. Unë dallohem nga Edi Rama për ndëshkuesh­mërinë. Çdo njeri që ka shkelur ligjin, të shkoj në burg.

VLORA

Doni provë më të madhe se sa biseda telefonike para pak ditësh kur u bë publike që Damiani u inkurajua të bëjë një tërmet tjetër në Vlorë? Po atje nuk ka burra Damiani, atje ka burra pushke kur bëhet fjalë për sovranitet­in dhe integritet­in e Shqipërisë. Edhe çuna problemati­kë nuk ka më në Vlorë se gjithë vajzat e gratë problemati­ke të Vlorës ju e kuptoni çfarë mund t’u bëjnë këtyre vagabondëv­e dhe këta janë mësuar me çimka që i kanë përreth apo edhe ndonjë në opozitë dhe që janë dënuar edhe jashtë për trafikime vajzash. Por Presidenti as nuk i shet, as i trafikon kurrë, do ta mbrojë nderin e vajzave e grave të të gjithë Shqipërisë. Këtë ta dijë ai edhe t’ia thotë edhe Gurusë. Ah nesër (sot) e njofton Damianin që jam në Vlorë prapë, edhe është i ftuar prapë atje të vijë, po ia bëj këtë favor meqë ka të dhëna që unë shkoj fshehtas në Vlorë. “Do të jem në Vlorë gjatë procesit të numërimit të votave. Do të jem në Vlorë, që mos të ndodhë ‘tërmeti’. Do të jem në Vlorë, që mos të vidhet asnjë votë e qytetarëve. Do të jem në Vlorë, që kryetari i Bashkisë së Vlorës të bëjë detyrën e tij dhe mos të pengohet në detyrën e tij. Do të jem në Vlorë, që mafia e ‘Astirit’ me Afrim Qendron të mos shantazhoj­ë qytetarët për votat. Nuk është Damiani problemi më i madh. Problemi më i madh është Kryeminist­ri. Sepse Damiani dhe Afrimi merren me ekzekutimi­n e skenarit mafioz në Vlorë. Unë e kam paralajmër­uar Damianin që të ketë shumë kujdes. Kam folur në telefon! Ai mori Nikoll Lesin dhe i mora telefonin dhe i thashë: “Damian, mos thuaj gjëra të pavërteta, se e di se nga halli i ke”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? ILIR META, DJE GJATE DEKLARATES
ILIR META, DJE GJATE DEKLARATES

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania