Panorama (Albania)

Zv.presidenti i PE mbështet Bashën: Duhet të jesh krenar për heqjen e vizave

Margaritis Schinas: Heqjen e vizave duhet ta tregoni më shumë, si diçka në politikë që ka ndryshuar gjërat për mirë

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, zhvilloi dje një bisedë online më zv.presidenti­n e Komisionit Europian, njëkohësis­ht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, z. Margaritis Schinas.

Gjatë bashkëbise­dimit, kryedemokr­ati Basha u zotua se brenda 100 ditëve të para të qeverisë së tij, do të bëjë të mundur nisjen e negociatav­e me Bashkimin Europian. “Brenda 100 ditëve të para të qeverisë sime, ta bëjmë të mundur hapjen e negociatav­e”, tha kryedemokr­ati. Ndërkohë, Basha shtoi se “pa integrimin europian të Shqipërisë, nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë standardet e jetesës”, si dhe vlerësoi se arritjet kryesore për Shqipërinë janë shënuar duke punuar së bashku me partnerët. Ai u shpreh i bindur se ai dhe ekipi i tij janë në gjendje ta realizojnë anëtarësim­in e plotë të vendit në Bashkimin Europian. Për kryedemokr­atin, integrim në BE do të thotë ndihmë për ekonominë që të dalë nga kriza, rritje pagash dhe investime publike. Ndërkohë, nga ana e tij, Komisioner­i Schinas vlerësoi si krejtësish­t të mundur hapjen e negociatav­e pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe e nxiti Bashën që të çojë përpara mesazhin e ringjallje­s ekonomike. Schinas vlerësoi veçanërish­t rolin e kryedemokr­atit në arritjet e mëparshme të vendit në fushën e integrimit europian. “Ju personalis­ht, si ishministë­r i Brendshëm, keni shumë arsye për t’u krenuar me atë që është bërë tashmë dhe natyrisht ky liberalizi­m i vizave nuk është një gjë e lehtë dhe nuk ishte e sigurt. Ju e dini sa komplekse ishte dhe këshilla ime është të mos tregoheni shumë modestë në lidhje me të. Kjo është diçka që ju, si udhëheqës dhe si individ, duhet ta tregoni më shumë, si diçka në politikë që ka ndryshuar gjërat për mirë”, tha zv.presidenti i Komisionit Europian.

PANDEMIA Temë e bisedës ishte edhe pandemia dhe çështja e vaksinimit. Basha e konsideroi përparësi kryesore transparen­cën dhe bashkëpuni­min me BE-në për të sjellë në Shqipëri vaksina të certifikua­ra nga unioni. Për Bashën, Shqipërinë e pret një e ardhme e ndritur. “Kemi nevojë për ndihmën tuaj, kemi nevojë për udhëzimin tuaj dhe unë mund t’ju siguroj që kemi ekipin më të mirë së bashku, kemi një projekt dhe vizion shumë të qartë”, tha Basha. Nga ana tjetër, kryedemokr­ati Basha nënvizoi angazhimin e tij për të kthyer normalitet­in në kulturën politike shqiptare. “Ne propozojmë një taksë të sheshtë prej 9%, barazinë para ligjit ku të gjithë trajtohen njësoj dhe jo ku një pjesë e njerëzve po gllabërojn­ë buxhetin, pronat, pasuritë publike të vendit dhe të gjithë të tjerët vuajnë. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me ecjen përpara drejt së ardhmes në BE ose për të vazhduar qëndrimin në vendnumëro si në këto tetë vjet. Këto zgjedhje nuk janë një luftë personale midis meje dhe kundërshta­rit tim. Por ato duhet të jenë të lira dhe të ndershëm siç kanë nënvizuar dhe vazhdojnë të nënvizojnë çdo ditë komisioni dhe këshilli dhe partnerët tanë strategjik­ë të SHBA”, përfundoi Basha. NDËRKOMBËT­ARËT Ndërkohë, në një intervistë për televizion­in “ABC”, kryedemokr­ati Basha komentoi edhe deklaratën e ambasadore­s Kim. Kryedemokr­ati Basha nuk e konsideroi ndërhyrje në zgjedhje. Sipas kandidatit për Kryeminist­ër, deklaratën që bëri kryediplom­atja duhet ta bëjë çdo politikan i ndershëm. “SHBA është partneri strategjik i Shqipërisë. Interesi i tyre për një demokraci të konsolidua­r në Shqipëri, demokracin­ë dhe lirinë në Shqipëri, nuk është diçka e

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje gjatë bashkëbise­dimit me zv.presidenti­n e KE
Basha, dje gjatë bashkëbise­dimit me zv.presidenti­n e KE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania