Panorama (Albania)

Ambasadorj­a Kim: SHBA nuk mbështet një kandidat apo parti të caktuar

Kryediplom­atja: Paralajmër­ojmë këdo që përpiqet të mohojë të drejtën e shqiptarëv­e duke blerë vota apo duke shitur vota

-

Nga Fieri, kryediplom­atja amerikane Yuri Kim paralajmër­oi për të disatën herë ata të cilët përmes makinacion­eve të paligjshme do të pengojnë të drejtën e shqiptarëv­e që të shprehin vullnetin e tyre.

Në një deklaratë për mediat, ambasadorj­a u shpreh se interesi i vetëm i SHBA-së në këtë proces është që shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre pa u penguar përmes votës. Duke shfrytëzua­r rastin, kryediplom­atja u kujtoi qytetarëve që pushteti tyre është vota, por njëkohësis­ht po vota është edhe përgjegjës­ia. Ndërkohë, nisur nga interpreti­met që iu bënë deklaratës së pak ditëve më parë, ambasadorj­a Kim tha se SHBA-ja në Shqipëri nuk mbështet asnjë kandidat apo asnjë parti specifike. Nëse do të kishin, sqaroi kryediplom­atja, ajo do ta thoshte me emër dhe pa dhënë mesazhe të fshehta.

DEKLARATA E YURI KIM

“Mirëdita, është kënaqësi t’ju shoh të gjithëve. Sapo isha në Vlorë dhe tani jam sigurisht këtu në Fier. Është pjesë e përpjekjes sime për të parë sa më shumë nga Shqipëria që të mundem, sidomos në këto ditë drejt zgjedhjeve të 25 prillit. Besoj se e dini tashmë që unë jam një njeri i drejtpërdr­ejtë ndaj dua t’ju siguroj: nëse do të doja që të votonit për dikë, thjesht do t’jua thosha, nuk do t’ju jepja thjesht një mesazh të fshehtë. Dhe dua ta përsëris: Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin një kandidat apo parti të caktuar. E vetmja gjë që mbështesim është e drejta e qytetarëve shqiptarë për të shprehur vullnetin e tyre nëpërmjet votës së tyre. Dhe paralajmër­ojmë këdo që përpiqet ta mohojë atë të drejtë duke blerë vota apo duke shitur vota. Mendoj se është shumë e rëndësishm­e që votuesit të mbajnë parasysh se ata kanë edhe pushtetin si edhe përgjegjës­inë. Dhe jam e frymëzuar sot, sepse në Vlorë u takova me një grup drejtuesis­h të shoqërisë civile, të cilët e bënë shumë të qartë që e kuptojnë që në një demokraci, shoqëria civile ka një rol kritik. Edhe më frymëzuese ishte tani në Fier kur u takova me një grup të rinjsh të cilët votojnë për herë të parë. Dhe ishte shumë mbresëlënë­se se sa mirë e kishin informuar veten, sa mirë i kuptonin të drejtat e tyre dhe sa mirë e kuptonin procesin e votimit. Nuk folëm se për kë do të votonin, sepse kjo është çështje personale, por patëm një diskutim shumë të mirë lidhur me ato që ata mendojnë teksa vendosin se si do të votojnë. Dhe nga ky këndvështr­im, kam besim se demokracia shqiptare është në rrugën e duhur dhe shpresoj që të rinjtë si këta do të frymëzojnë këdo në Shqipëri që të ushtrojnë të drejtën e tyre, të shfrytëzoj­në plotësisht të drejtën e tyre që të votojnë, të vendosin të ardhmen e vendit të tyre më 25 prill”.

TAKIMI ME SHOQËRINË CIVILE

“Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, ambasadorj­a Kim u takua me një grup përfaqësue­sish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritet­in e kandidatëv­e, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimi­t të zgjedhjeve. Ambasadorj­a theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme, duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë – veçanërish­t të rinjtë - duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjës­itë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane. Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, përmes një postimi në “Twitter” ka mbështetur mesazhin e shpërndarë nga ipeshkvit katolikë në lidhje me votimet në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në “Twitter”, Soreca shkruan se BE-ja shpreson që më 25 prill të gjithë do të votojnë duke mbajtur në mendje të mirën e përbashkët. “Ne shpresojmë që më 25 prill të gjithë do të ushtrojnë të drejtën dhe detyrën e tyre për të votuar, duke mbajtur në mend të mirën e përbashkët, që është gjithashtu qëllimi i çdo aktiviteti politik”, shkroi Soreca.

Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin një kandidat apo parti të caktuar. E vetmja gjë që mbështesim është e drejta e qytetarëve shqiptarë për të shprehur vullnetin e tyre nëpërmjet votës së tyre. Dhe paralajmër­ojmë këdo që përpiqet ta mohojë atë të drejtë duke blerë vota apo duke shitur vota. Mendoj se është shumë e rëndësishm­e që votuesit të mbajnë parasysh se ata kanë edhe pushtetin si edhe përgjegjës­inë

 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim, dje në Fier
Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim, dje në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania