Panorama (Albania)

Meta: Becchetti është vetëm fillimi i grabitjes kriminale të shqiptarëv­e

-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka paralajmër­uar se detyrimi i shtetit shqiptar ndaj biznesmeni­t Francesco Becchetti është vetëm fillimi i zbrazjes së buxhetit nga shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëv­e. Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i shtetit thotë se janë edhe 235 milionë euro me probabilit­et të lartë për t’u paguar si dëmshpërbl­im nga shpërdorim­i.”Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëv­e. Është një grabitje e të ardhurave buxhetore më të ulëta në rajon në raport më PPB, 27 përqind, të cilat janë 10 pikë më poshtë se mesatarja europiane. Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi, sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilit­et të lartë për t’u paguar si dëmshpërbl­im nga papërgjegj­shmëria dhe shpërdorim­i. Prandaj, 25 prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë shpërdorue­sit e parave të shqiptarëv­e”, shkruan Meta. Ndërkohë, revista ekonomike “Monitor”, në një editorial me titull: “Buxheti dhe Becchetti”, rendit disa çështje gjyqësore ende të pambyllura, por me propabilit­et të lartë për t’u humbur dhe pritet t’i kushtojnë buxhetit të shtetit një shumë deri në 450 milionë dollarë. “Goditja finale buxhetit të shtetit i erdhi nga Qendra Ndërkombët­are për Zgjidhjen e Mosmarrëve­shjeve të Investimev­e (ICSID), një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore qëdha vendimin përfundimt­ar në gjyqin me FrancescoB­ecchetti, duke e detyruar qeverinë shqiptare të paguajë 110 milionë euro për dëmin që i ka shkaktuar sipërmarrë­sit italian për mbylljen e televizion­it ‘Agon’ në vitin 2015. Bashkimi i kompanive ‘Copri’ dhe ‘Aktor’, të cilat ishin të angazhuara në ndërtimin e autostradë­s Tiranë-Elbasan, ka arritur të fitojë në fazën e parë një dëmshpërbl­im prej 45 milionë dollarësh. Kompania italojapon­eze, ‘DondiKubot­a’, e cila zbatoi projektin impiant të përpunimit dhe pastrimit të ujërave të zeza të Tiranës, pretendon 90 milionë euro dëme për ndërprerje kontrate. ‘Arka Energy B.V.’, që fitoi dhe më pas iu anulua tenderi për parkun fotovoltai­k të Akërnisë në Fier, kërkon në arbitrazh 110 milionë euro. Përplasja e qeverisë me ‘Durrës KurumShipp­ing’, për ndërprerje kontrate, mund të kushtojë 100 milionë euro. Në total, dëmshpërbl­imi potencial llogaritet rreth 450 milionë euro, një shumë që është më shumë se gjysma e shpenzimev­e kapitale të një viti dhe mund ta çonte buxhetin në paaftësi paguese, nëse të gjithë do të kërkonin njëherësh të paguheshin”, thotë “Monitor” në editoriali­n e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania