Panorama (Albania)

Refuzimi i qeverisë PD-PS, Rama sulmon Metën e Berishën, Basha: Ke pranuar humbjen

Reagon Presidenti: Ftesë e sinqertë si ajo e 17 majit, nëse duan bashkëpuni­m PS me PD, ta shpallin që tani para zgjedhjeve

-

Deklaratat e Kryeminist­rit Rama se është i gatshëm të bashkëpuno­jë me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve krijoi jo pak reagime, duke filluar nga kreu demokrat, por dhe Presidenti Ilir Meta. Edhe dje kreu i qeverisë përsëriti ftesën e tij, por nuk ngurroi të sulmonte kryedemokr­atin se nuk vendos dot vetë, por është i kushtëzuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kreu i PD-së tha se përmes kësaj ftese, Rama ka pranuar humbjen, ndërsa u shpreh se nuk mund të ketë ndryshim për shqiptarët nëse nuk largohet nga qeverisja Edi Rama. Presidenti Meta i sfidoi palët, duke u shprehur se nëse kanë ndërmend të bashkëpuno­jnë pas zgjedhjeve, duhet ta deklarojnë që tani për të marrë gjykimin e shqiptarëv­e në 25 prill. Por kreu i shtetit hodhi dyshime për sinqeritet­in e ftesës së Ramës, kur i kujtoi atij ftesën e bashkëpuni­mit me Bashën në zgjedhjet e 2017-ës. “Ftesa e Ramës është shumë sinqertë, siç ka qenë ajo e 17 majit, siç kanë qenë të gjitha ftesat”, u shpreh dje Meta. Kryeminist­ri iu përgjigj Presidenti­t duke e akuzuar se është një nga çelësat që kurdis kreun e opozitës, Lulzim Bashën. “Kukulla duhet të ndahet nga çelësi që e kurdis. Janë dy çelësa dhe Luli vrapon me vrap të thotë jo se nuk mundet. Si të thotë ‘Po’, po tha ‘Po’ i hoqën baterinë dhe nuk këndon më”, tha Rama.

EDI RAMA Më pyet një gazetar dhe më thotë: ‘Çdo bëni nëse s’keni vota?’. I thashë që kemi. Më tha a jeni të gatshëm të bashkëpuno­ni? I thashë që jam i gatshëm të bashkëpuno­j veç me Ilir Metën dhe Sali Berishën, sepse ata po marrin peng PDnë. Sigurisht që jam i gatshëm që të bashkëpuno­j me Bashën, sepse nëse politika i lë pas problemet e veta, ndasitë e bëhet bashkë që Shqipëria të bëhet kampione e Ballkanit, kjo është sepse politika prandaj është krijuar. Sigurisht që kjo s’ka lidhje me zgjedhjet. Kjo ka lidhje me vullnetin për t’i dhënë politikës fuqi sa më të madhe që politika të bëjë sa më shumë. Çohet Luli dhe thotë ‘Jo’! Sigurisht do të thotë ‘Jo’, sepse thashë që të linte Ilirin dhe Saliun dhe të bashkohej për Shqipërinë. Por ai tha ‘Jo’, sepse është kukull që kurdiset nga Saliu dhe Iliri. E kurdisin ata bëhet Spiderman dhe thotë do ta largojmë Edi Ramën, do të marrim molotovët dhe do ta djegim Kryeminist­rinë. Varet si e kurdis, lider është ky? Forcë karakteri është kjo? Sigurisht që nuk e zgjedhim ne se kë kurdisin ata. Mos të habiteni fare kur nga kurdisja Voltana të bëhet si Ertugruli. Ne sot kemi të drejtën të besojmë se diellin e mrekullues­hëm të Shqipërisë që mahnit turistët ne mund ta kthejmë në burim ngrohtësie për çdo shqiptar.

LULZIM BASHA I garantoj të gjithë shqiptarët se ngecja e Shqipërisë merr fund më 25 prill. Do ta hapim rrugën drejt BE-së, do ta bëjmë të gjithë së bashku, sepse kemi një pan që në qendër ka familjen. Më 25 prill vota s’është për mua, 25 prilli s’bëhet për Lulzim Bashën dhe PD-në, jo që jo atij që kishte tetë vite me radhë dhe iu la në baltë. Ju e dini se tetë vite me radhë në vend që të mbante premtimet ndaj jush, mendoi vetëm për veten e tij, një grusht njerëzish. Ju e dini fare mirë, për tetë vite nëse nuk ke plotësuar premtimet e njerëzve dhe bërë premtimet realitet, nuk ke të drejtë të kërkosh edhe katër vite të tjera. Ai po vjen prapë dhe po u troket për katër vite të tjera, por ju ia keni mbyllur derën. Këtu nga Kombinati, dua t’ju them juve, qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Edhe Edi Rama e di që shqiptarët ia kanë mbyllur derën, e ka pranuar humbjen, kërkon të bashkëqeve­risë me ne. Dua t’i them nga Kombinati që nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vijë përmes përkushtim­it, Aleancës për Ndryshim, votoni numrin 9 për ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet. Për të bërë ndryshimin e mundur për ju vetë, prindërit tuaj, votoni numrin 9. Zoti ju bekoftë, votoni numrin 9, ndryshimin, Shqipëria fiton.

ILIR META Ftesa e Ramës është shumë sinqertë, siç ka qenë ajo e 17 majit, siç kanë qenë të gjitha ftesat. Përgjigja ime është kjo, ka moral ka legjitimit­et çdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë. Do të bëjë PS me PD, le ta shpallin që tani, që të marrin votëbesim plebishita­r. Duan ta bëjnë PD dhe LSI, le ta bëjnë tani. Duan që të tria, ta shpallin që tani. Të jeni të sigurt që do t’i mundë Bojkeni i vetëm.

EDI RAMA Shqiptarët nuk mundet, do të kthehen mbrapa të bëjnë gabimet që janë mjaft për të nxjerrë mësime dhe të votojnë për një konglomera­t atje që nuk ka lider, por thjesht një kukull që një natë e kurdis Saliu dhe një natë e kurdis Iliri. E patë Ilirin se çfarë bëri? Ma thanë tani kur po vija.

Kishte dalë në konferencë shtypi dhe thoshte

Luli po të dojë le ta bëjë tani atë marrëveshj­e. Se ça marrëveshj­e duhet të bëj unë. Unë dje i thashë një gazetari që jam i gatshëm të bashkëpuno­j me opozitën, sepse ata janë dhe do të jenë në opozitë, se PS-ja do t’i fitojë zgjedhjet. Por ama nëse është e mundur të shkojmë përtej kësaj politike ndasish dhe sherresh dhe të bashkëpuno­jmë ngushtësis­ht, por ama thashë Luli duhet të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Pra kukulla duhet të ndahet nga çelësi që e kurdis. Janë dy çelësa dhe Luli vrapon me vrap të thotë jo se nuk mundet. Si të thotë “Po”, po tha “Po” i hoqën baterinë dhe nuk këndon më. Po tha po mbaroi. Se vetëm një kukull me bateri mund të jetë njëherë spiderman dhe një herë borëbardhë. E përsëris, është e rëndësishm­e të shkojmë përtej politikës, është e rëndësishm­e që politikanë­t të japin provën se mund të shkojmë përtej politikës. Duan s’duan ata, ne do ta bëjmë këtë vend, kësaj pune i ka vdek nona.

LULZIM BASHA Thotë më hapni derën. A do ia hapni derën? Dera e shumicës dërrmuese të shqiptarëv­e është e mbyllur, ndaj kot jargavitet te dera e Partisë Demokratik­e, se nuk ka e nuk mund të ketë kurrë, kurrë bashkëqeve­risje me Edi Ramën. Tani ka vetëm një dhe një vullnet: ndryshim. Shqipëria do ndryshim, shqiptarët duan ndryshim. Ndryshimi vjen duke larguar Edi Ramën. Ndryshimi vjen duke votuar numrin 9. Vota për numrin 9 me 25 prill, vota për Aleancën për Ndryshim është garancia e vetme për ndryshimin. Është garancia për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Mos harroni, 25 prilli nuk bëhet për partitë, 25 prilli bëhet për qytetarët! Me 25 prill ju keni në dorë veten tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj! Mos i lini në baltë, mos i lini të largohen!

 ??  ?? Rama, Meta dhe Basha
Rama, Meta dhe Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania