Panorama (Albania)

BASHA: RAMA NUK DO TË SJELLË KURRË NDRYSHIMIN

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, publikoi një spot elektoral, ku bën thirrje që qytetarët të votojnë numrin 9 në zgjedhjet e 25 prillit, për ndryshimin që sipas kryedemokr­atit, “Rama nuk do ta sjellë dot kurrë”. “Për 8 vite me Ramën, Shqipëria regjistroi papunësinë më të lartë në histori. Ai nuk do të sjellë dot kurrë ndryshim. Ai është problemi. Më 25 prill – e gjithë Shqipëria voton 9, për punësim, për ndryshim!”, shkruan Basha krahas videos. Në video thuhet “Shqipëria po thërret: duam ndryshim. Duam të jetojmë më mirë, të sigurojmë të ardhurat për familjet tona. Në 8 vite me Ramën. Kishim papunësinë më të lartë, si asnjëherë më parë. Ai nuk do sjellë kurrë ndryshim. Ai është problemi. Ai është dështimi. Ndryshe nga ai. Plani ekonomik i Bashës do hapë 110 000 vende pune. Më 25 prill, Shqipëria do votojë numrin 9 për punësim, për një rrugë të re drejt një jete më të mirë. Për ndryshim. Për Bashën”, thuhet në spot. re dhe në këtë kuptim nuk mendoj se ka ndërhyrë në fushatën elektorale, përkundraz­i ka thënë atë që duhet të thotë çdo politikan me integritet dhe çdo qytetar me integritet; jo korrupsion­it, dilni dhe votoni dhe merrni përgjegjës­i me votën tuaj!”, tha ai. Por a shikon Basha ndërhyrje nga Turqia në favor të Edi Ramës? “Turqia është një aleat dhe partner në NATO, me të cilën Shqipëria ka dhe duhet të zhvillojë marrëdhëni­e bilaterale. Një gjë është e qartë si drita e diellit, pavarësish­t nga përpjekja për personaliz­im të marrëdhëni­eve, Kryeminist­ri në ikje ka dështuar dhe në politikën e jashtme, si në çdo fushë për të prodhuar të mira për qytetarët, ka prodhuar negativite­t dhe komplikime edhe aty ku politika shqiptare zakonisht ka qenë e bashkuar, si në rastin e Kosovës dhe politikës rajonale”, vijoi kreu i opozitës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania