Panorama (Albania)

Mandati i tretë, Rama: Do të injektojmë 10 miliardë euro investime në ekonomi

“Ne do ta bëjmë Shqipërinë me 4 aeroporte. Aeroporti i Kukësit sapo ka përfunduar, aeroporti i Tiranës do të riinvestoh­et me 2 terminale”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Edi Rama tha dje nga Lezha se “volumi i investimev­e në Shqipëri do të tejkalojë shumë herë volumin e investimev­e që vendi ka pasur në vite dhe do të injektojë në ekonominë tonë 10 miliardë euro duke nisur nga ky vit dhe duke vazhduar në 5-6 vitet e ardhshme”.

Kreu i qeverisë veçoi investimin në Portin e Shëngjinit, një nga 4 portet e reja turistike të Shqipërisë. “Tani është koha që mund ta them pa asnjë frikë se deri tani pandemia na ka penguar dhe bllokuar, por ne do të jemi në gjendje t’ia shtojmë Shqipërisë portat hyrëse nga qielli dhe deti. Ne do ta bëjmë Shqipërinë me 4 aeroporte. Aeroporti i Kukësit sapo ka përfunduar. Aeroporti i Tiranës do të riinvestoh­et me 2 terminale dhe një pistë që të realizojmë ambicien që ‘Air Albania’-n ta çojmë edhe në Nju Jork. Kemi një aeroport në Vlorë, me Pacollin dhe një konsorcium të rëndësishë­m dhe një tjetër në Sarandë. Dikush thotë çfarë i duhen Shqipërisë 4 aeroporte? Por shikoni Kroacinë - një vend me 4 milionë banorë që ka 9 aeroporte dhe është e 7-ta në botë për turizmin, sepse ka ditur ta transformo­jë të gjithë bekimin e Zotit dhe pozicionin e vet gjeografik në një burim të ardhurash”, tha Rama. Rama tha se “neve na duhet vetëm që këtë vizion ta çojmë deri në fund dhe ta kthejmë në punë dhe projekte të realizuara”. Lezha sot ka nevojë për shumë më tepër turistë, tha Rama, ndërsa siguroi se “do t’i sjellim duke hapur këto porta, por edhe duke e kthyer portin ekzistues të Lezhës në një nga 4 portet e reja turistike të Shqipërisë, që sjellin turistë të një niveli tjetër, me shumë lekë dhe që kanë nevojë për shumë shërbime”. “Ne do të nisim portin e ri turistik të Durrësit, më të madhin e vendit tonë dhe një ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe, i cili do të sjellë shumë më tepër turistë, por do të hapë një nam shumë të madh te shumëkush që Shqipërinë e di akoma vend mesjetar. Kemi dhe portin tjetër turistik të Vlorës dhe atë të Sarandës, që ne kemi filluar nga puna. Të gjitha këto investime do të krijojnë shumë punë për shumë njerëz dhe një zinxhir të tërë shërbimesh që do të kërkojnë përsëri njerëz për shumë punë”, tha ai. AKUZAT NË SHKODËR

Kryeminist­ri Edi Rama ka sulmuar nga Shkodra kryetaren e kësaj Bashkie, Voltana Ademin. Ai tha se historia e Shkodrës do të flasë për këto 30 vjet se si ka mundësi, gjithë këto familje me tradita, me rrënjë të thella në histori, i gjithë ky komunitet që dikur iu tregonte shqiptarëv­e modën, jetën matanë detit, zanatin, arkitektur­ën, fotografin­ë, mbeti në dorën e Voltanës. Rama deklaroi se Shiroka është një pasqyrë e vogël e vizionit të tij, e aftësisë transformu­ese. “Saliu na del demokrat dhe unë jam komunist. Saliu na qenka njeriu që e dashka Shkodrën dhe unë nipi i Veronika dhe Zef Kolombit qenkam njeri që nuk e dashkam Shkodrën. Unë që dhe fenë e kam dhuratë nga gjyshja ime shkodrane, unë qenkam i pafe, Saliu qenka besimtari që do Shkodra. Ky është turp i dheut. Këtë turp ky dhe nuk ka për ta harruar.

Kush merr pjesë në këtë turp. Historia e Shkodrës do të flasë për këto 30 vjet dhe do thotë ej si ka mundësi, gjithë këto familje me tradita, me rrënjë të thella në histori, i gjithë ky komunitet që dikur iu tregonte shqiptarëv­e modën, jetën matanë detit, zanatin, arkitektur­ën, fotografin­ë, i nxori shqiptarët nga shtëpitë për t’iu bërë fotografi, mbeti në dorën e Voltanës dhe të ca tipave që të kapësh njërin ta përplasësh pas tjetrit dhe të mos nxjerrësh një gram tru. Çfarë doni të bëjmë ne më shumë. Doni t’i hyjmë një transformi­mi të madh këtu? Ta bëjmë Shkodrën si Vlora, si Korça. Mjafton ta bësh Shkodrën si Shkodra dhe e ke kryer. Shumë mirë që nuk ka këtu projekte, ne do të nxirrnim, ata do thoshin 3D, se ata projektet i kanë fletore hallvaxhin­jsh. Prandaj është Shkodra kështu. Ndërsa ne i bëjmë realitete. 3D ishte dhe aeroporti në Kukës. 3D ishin dhe shkollat që po ndërtohen një pas një pas tërmetit. Janë shkolla të denja për t’i vënë në mes të çdo qyteti europian. 3D ishte dhe Shiroka. Kur e kam nxjerrë në fillim 3D ma nxinë jetën, sot është realitet. Është një pasqyrë e vogël e vizionit tim, e aftësisë sonë transformu­ese, por sot Shiroka është finaliste në konkursin më prestigjio­z të arkitektur­ës europiane që jep çdo ditë një çmim për të cilin çdo arkitekt krenohet. Është pasqyrë se si mund ta shpërndajm­ë atë rreze mbi gjithë Shkodrën. Malësia e Madhe është këtu. Kur e nisëm punën me Paulinin, ishte më keq se Shkodra, ishte lënë në harresë”, tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania