Panorama (Albania)

Rindizen shqetësime­t mbi sigurinë e “AstraZenec­a”-s

Pas Danimarkës, Norvegjia e Islanda largojnë vaksinën e Oksfordit nga programi i vaksinimit. Ekspertët: “Sot dimë shumë më tepër!”

- TIRANE

Rindizen debatet dhe shqetësime­t mbi sigurinë e vaksinës “AstraZenec­a”. Një ditë pasi Danimarka ndërmori vendimin ekstrem të bllokimit të vaksinave, duke i dhuruar dozat që kishte gjendje vendeve të treta, vende të tjera, Norvegjia dhe Islanda vendosën ta heqin “AstraZenec­a”-n nga lista e alternativ­ave për vaksinimin e qytetarëve.

Instituti i Shëndetit Publik norvegjez deklaroi dje se duhet të ndërpresin përdorimin e saj, pas komplikaci­oneve të rralla e të rënda pas injektimit. “Krahasuar me marsin, kur vendosëm pezullimin e përkohshëm, sot dimë shumë më tepër për lidhjet mes vaksinës dhe incidentet e rralla të trombozës, mpiksjes së gjakut dhe hemorragji­së. Bazuar në këto njohuri, rekomandoj­më që vaksina ‘AstraZenec­a’ të largohet nga programi i vaksinimit në Norvegji”, deklaroi drejtori i Kontrollit të Infeksione­ve në ISHP-në norvegjeze, Geir Bukholm.

BLLOKIMET Pas Danimarkës e Norvegjisë që e kanë hequr “AstraZenec­a”-n nga lista, më herët, Holanda, Gjermania, Spanja, Italia dhe Irlanda kanë pezulluar këtë vaksinë te personat nën 60 vjeç. Franca rekomandon që “AstarZenec­a” t’u jepet personave mbi 55 vjeç, ndërsa Tajlanda dhe Bullgaria deklaruan këtë javë se do të vonojnë shpërndarj­en e dozave me qëllim hetimin e rasteve. Por, ka dhe shtete që mendojnë ndryshe, si Australia dhe Kanadaja, që deklaruan se do të vijonin injektimet, pasi nuk kishin gjetur asnjë provë për të ndryshuar kurs. Danimarka këtë javë u bë vendi i parë që ndërpreu përdorimin e vaksinës “AstraZenec­a”, ndërsa zyrtarët europianë vazhdojnë të analizojnë dhjetëra raporte të mpiksjeve shumë të rralla të gjakut.

Përpara një muaji, vetëm pak ditë para se në vendin tonë të mbërrinin dozat e para, u ngritën shqetësime­t fillestare mbi trombozat që shkaktonte injektimi i “AstraZenec­a”-s. Një listë e gjatë shtetesh i thanë “JO” përkohësis­ht asaj, për të rifilluar përdorimin dhjetë ditë më vonë. Deklarata e Agjencisë Europiane të Barnave vetëm sa shoi flakën, por jo zjarrin e dyshimeve që u rindez sërish në prill mbi efektet negative që çonin deri në humbjen e jetës së të vaksinuarv­e. EMA pretendon se benefitet e vaksinës tejkalojnë rreziqet, por gjithashtu në listën e efekteve anësore kanë kërkuar që të shënohen përpos të tjerash edhe mpiksjet e gjakut. Ndonëse gjerësisht njihet si “AstraZenec­a”, pas dëmtimit të imazhit, kompania britaniko-suedeze ka riemërtuar vaksinën e saj në 25 prill me “Vaxzevria”.

OBSH Organizata Botërore e Shëndetësi­së këmbëngul se nuk ka ndonjë arsye për të ndaluar përdorimin e “AstraZenec­a”-s, pas frikës dhe dyshimeve për mpiksje gjaku, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara tejkaluan shifrën e 100 milionë dozave të administru­ara. Sidoqoftë, OBSH-ja tha se komiteti këshillimo­r ka shqyrtuar të dhënat e sigurisë dhe ka dalë në konkluzion­in që duhet të vijohet me përdorimin e saj, teksa shton se çdo shqetësim mbi sigurinë duhet të hetohet.

Rregullato­ri mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se 79 persona (2/3 e tyre gra) pësuan trombozë, pasi morën dozën e parë të vaksinës. Nëntëmbëdh­jetë prej tyre vdiqën në një kohë që 20 milionë doza vaksinash “AsraZeneca” ishin administru­ar në vend deri në fund të marsit. Sipas ekspertëve britanikë, katër në një milion persona pritet të zhvillojnë këtë komplikaci­on të rrallë. Sërish, ata këmbënguli­n për më tepër prova që lidhin mpiksjet e gjakut me vaksinën. Sidoqoftë, ata rekomandoj­në që për personat nën 30 vjeç të ofrohen alternativ­a të tjera vaksinash, jo “AstraZenec­a”. Sipas tyre, kushdo që përjeton mpiksje pas dozë së parë nuk duhet ta marrë të dytën. Gjithashtu, edhe njerëzit që kanë çrregullim­e të gjakut duhet të marrin “AstraZenec­a”-n vetëm kur përfitimet nga ajo tejkalojnë rrezikun.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania