Panorama (Albania)

Situata nga COVID-19, bie në 6.7% shkalla e infeksioni­t

-

Ishte fillimisht ministrja Manastitli­u që dha lajmin për mbërritjen e dërgesë së radhës me 40 mijë doza. Por disa orë më vonë, Kryeminist­ri njoftoi dyfishin e kësaj sasie. “Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina ‘AstraZenca’. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikim­it europian për shpejtësin­ë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarv­e brenda majit”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Kjo është dërgesa e dytë që sigurohet përmes mekanizimi­t “COVAX”, të ngritur nga Bashkimi Europian. Fillimisht u dorëzuan gati 38 mijë e 400 doza, të cilat u aplikuan te mësuesit dhe pedagogët. Kjo sasi e radhës vjen në kohën kur në Europë është rihapur debati për sigurinë e vaksinës “AstraZenec­a”. Pas Danimarkës që ndërmori masën e pezullimit edhe autoritete­t shëndetëso­re në Norvegji kanë kërkuar të enjten nga qeveria që të ndalë procesin e vaksinimit me “AstraZenec­a”, pas rasteve të përsëritur­a me mpiksje gjaku. Pavarësish­t kësaj, pra pikëpyetje­ve dhe pasigurive në rritje, në Shqipëri nuk do të vijohet me procesin e vaksinimit normalisht. Këtë e bëri të qartë edhe ministrja Manasturli­u kur tha se do të vijohet që të përdoren të gjitha vaksinat.

OPERATORËT TURISTIKË Ndërkohë këtë fundjavë, do të nisë edhe vaksinimi i operatorëv­e turistikë. “Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëv­e turistikë”, tha Rama teksa vizitoi një qendër vaksinimi në Kamzë. Kërkesa për vaksinimin e operatorëv­e turistikë u bë nga Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, gjatë një takimi me Kryeminist­rin, si garanci për një sezon turistik pa kufizime. Por ajo që nuk dihet, është se cila vaksinë do të aplikohet për këtë kategori.

VAKSINIMI Dje, sipas Ministrisë, shifra e të vaksinuarv­e ka arritur mbi 300 mijë persona, çka do të thotë që deri më tani është vaksinuar gati 11 për qind e popullatës. Por jo të gjithë të vaksinuari­t janë imun. Kjo për vetë faktin që pjesa më e madhe prej tyre kanë marrë vetëm një dozë vaksine, ndërsa për të siguruar mbrojtjen duhet të injektohen të dyja dozat. Prej së hënës, ka nisur edhe vaksinimi i personave mbi 60 vjeç që vuajnë nga sëmundjet kronike, ndërsa në të njëjtën kohë po vijohet me vaksinimin e punonjësve të Policisë, ushtarakëv­e, gazetarëve dhe

Më pak raste të reja dhe gjithnjë e më pak pacientë të shtruar në spitalet COVID-19. Të enjten shkalla e infeksioni­t ka rënë në 6.7 për qind. Çka do të thotë se vetëm 6.7 për qind e të testuarve kanë rezultuar të infektuar. Janë kryer 2520 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 49 raste në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastë­r, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamzë, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastë­r, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan”, ka bërë me dije ministria. Në 24 orët e fundit ndërkohë, janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë. E përmirësua­r vijon të paraqitet situata në spitalet COVID-19 ku për herë të parë pas shumë muajsh, në intubim ndodhet vetëm një pacientë. “Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar”. Lidhur me fatalitete­t, të enjten janë raportuar edhe 4 humbje jete si pasojë e Covid-19. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57 - 86 vjeç”. operatorëv­e të terrenit. Përveç vaksinës “AstraZenec­a”, në dispozicio­n janë edhe “Pfizer”, vaksina ruse “Sputnik” dhe ajo kineze “Sinovac”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania