Panorama (Albania)

Plagosën çiftin dhe efektivin, vihen në pranga tre vëllezër

Policia: Tentuan t’i rrëmbenin armën, efektivi e mbrojti e u plagos

-

Policia thotë se në sherr u përfshinë tre vëllezër dhe një çift bashkëshor­tësh. Në këtë moment ka ndërhyrë Policia dhe gjatë konfrontim­it fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnets­hme ku është plagosur në këmbë efektivi. Sipas bluve të qytetit të Beratit, në pranga janë vënë shtetasit Gerald Marini, 38 vjeç, Marjus Marini, 42 vjeç dhe Arjan Marini, 40 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre, shtetasi me inicialet A. M. Sipas Policisë, këta persona gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A. M. dhe bashkëshor­tes së tij, shtetases O. M.

PLAGOSJA “Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të Policisë

dhe gjatë konfrontim­it fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnets­hme ku është plagosur në këmbë punonjësi i Policisë, Juljan Xhelili, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat, u transportu­a për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializu­ar”, sqaruan mbrëmjen e së mërkurës burime nga Policia e Beratit. Policia njoftoi se i plagosur mbeti efektivi Juljan Xhelili, 24 vjeç, ndërsa sqarohet se sherri në lokal ka nisur mes disa familjarëv­e. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, tre vëllezërit Gerald Marini, 38 vjeç, Marjus Marini, 42 vjeç dhe Arjan Marini, 40 vjeç (përdorues të lëndëve narkotike) kanë dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë dhe kanë tentuar t’i rrëmbejnë armën. Polici Juljan Xhelili ka mbrojtur armën dhe gjatë konfrontim­it fizik mes policit dhe vëllezërve, arma në brez të policit ka bërë qitje të pavullnets­hme ku ka mbetur i plagosur edhe ai vetë.

DESHMIA Shkëndi Memaj, nëna e Albert Memajt, që u përfshi në sherrin me katër vëllezër mbrëmjen e së mërkurës në Berat, tregoi se si ka ndodhur ngjarja. Sipas saj, vëllezërit u konfliktua­n me Albert Memajn për motive banale, duke i thënë se pse mbanin njerëz në dyqan dhe pse shikonin nga banesa e tyre. “Në fillim shkojnë dy vëllezërit Marini dhe konfliktoh­en me djalin, e kapin prej fyti dhe djali largohet duke hyrë brenda në shtëpi. Ata filluan të gjuanin me gurë në banesën tonë. Nga gurët u plagos nusja e djalit në kokë dhe i them djalit të marrë Policinë, se na vranë. Më pas vjen

Policia dhe hynë për të ndarë konfliktin, duke i ndaluar vëllezërit që po qëllonin me gurë. Gjatë shoqërimit për në Polici të vëllezërve Marini, aty kanë kundërshtu­ar dhe kanë tentuar që t’i merrnin dhe armën policit, ku ndodhi dhe plagosja e policit. Nusen me djalin er- dhi i mori ambulanca, sepse kishte shumë rrjedhje gjaku. Ne nuk kemi gjë me komshinjtë, ata ishin të pirë, prandaj u konflik- tuam”, është shprehur ajo.

POLICIA “Rreth orës 20:20 ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’, shtetasit G. M., M. M. dhe A. M. (vëllezër) po konfliktoh­eshin me shtetasit A. M. dhe bashkëshor­ten e tij, shtetasen O. M. Menjëherë në vendngjar- je kanë shkuar shërbimet e Pol- icisë ku kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit. Në momentin e ndërhyrjes së shërbi- meve të Policisë, tre vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të Policisë dhe gjatë kon- frontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavull- netshme, ku është plagosur në këmbë punonjësi i Policisë J. Xh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve. Nga shërbimet e Pol- icisë është bërë neutralizi­mi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe është siguruar vendi i ngjarjes”, tha Policia.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi plagosja në Berat
Vendi ku ndodhi plagosja në Berat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania