Panorama (Albania)

Dokument jozyrtar që “gris” sërish Ballkanin e trazuar

“Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë”, ja çfarë thuhet në hallkat për kufijtë sipas përkatësis­ë etnike

-

Letra e shumëpërfo­lur e Kryeminist­rit slloven, Janez Jansha, u publikua gjatë ditës së enjte në mediat sllovene dhe mori jehonë në të gjithë rajonin, pasi përfshin shpërbërje­n e një shteti dhe ndryshime kufijsh në Ballkan.

Dokumenti i publikuar, që sipas mediave sllovene është dokument diplomatik jozyrtar, flet për ridefinim të kufijve në Ballkan, konkretish­t shpërbërje­n e Bosnje-Hercegovin­ës, aneksimin e Republikës Serbe nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ky dokument jozyrtar është dërguar nga Kryeminist­ri slloven Janez Jansha në Bruksel, me propozimin për kufij të rinj në shtete.

“Zgjidhje” titullohet dokumenti që Kryeminist­ri slloven u dorëzoi disa personave të përzgjedhu­r në BE disa muaj më parë. Sipas “Deutsche Welle”, ajo që vijon më tej duket sikur po lexon ndonjë dokument nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878, kur Otto von Bismarck, Lord Salisbury dhe Princ Gorçakovi u ulën së bashku përpara hartës së Ballkanit dhe brenda një muaji vendosën me dorë të lirë për fatin e kombeve. Por në BE askush deri më tani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht që Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Charles Michel, e ka pranuar një dokument të tillë nga Sllovenia zyrtare.

HALLKAT E DOKUMENTIT Dokumenti i Kryeminist­rit Jansha ka katër hallka. Për pikën “a) Bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë” në letër shkruhen katër rreshta. Për pikën “b) Bashkimi i pjesës më të madhe të Republikës Srpska (serbe) me Serbinë” vetëm tre. Jansha dëshiron të rishikojë edhe konturet e Kroacisë fqinje: “c) Çështja kombëtare kroate mund të zgjidhet ose duke bashkuar kantonet kryesisht kroate në Bosnjë-Hercegovin­ë me Kroacinë, ose duke i dhënë ‘pjesës kroate’ të vendit një ‘status të veçantë’ bazuar në modelin e Tirolit të Jugut”, shkruhet në dokumentin jozyrtar.

BASHKIMI KOSOVË-SHQIPËRI Te pjesa e dokumentit jozyrtar të publikuar, ku flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përmendet se në Kosovë 95% e popullatës dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë dhe se situatë e ngjashme është edhe në Shqipëri. “Në Kosovë 95 për qind e popullsisë dëshiron të bashkohet me kombin vendas shqiptar të Shqipërisë. Situata është e ngjashme në Shqipëri. Kufiri midis Shqipërisë (një anëtar i NATO-s) dhe Kosovës është praktikish­t inekzisten­t. Pjesa serbe e Kosovës do të marrë status special – duke ndjekur shembullin e Tirolit të Jugut. Është një provincë autonome në Italinë Veriore, ku shumica e popullsisë është gjermanish­tfolëse”, thuhet në dokument.

“SHKRIHET” BOSNJE-HERCEGOVIN­A

Në propozimin jozyrtar të Kryeminist­rit slloven se si mund të vendoset “paqja” në Ballkan, kërkohet shkrirja e Bosnje-Hercegovin­ës si shtet. Vendi që përbëhet nga tri komunitete kryesore (boshnjakët, kroatët dhe serbët) nuk do të ekzistojë më, sipas vizionit të Janshas. Ndërkohë që kroatët do të bashkohen me Kroacinë dhe Republika Serbe me Serbinë, mbetet një pikëpyetje e madhe se çfarë do të ndodhë me boshnjakët, të cilët sipas propozimit, do të mbeteshin pa shtet. Boshnjakët përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit. Sipas planit të Janshas, atyre mund t’u jepet “një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur” dhe “për të cilin ata duhet të marrin përgjegjës­inë e plotë”. Nëse boshnjakët nuk dëshirojnë, atëherë nuk kanë pse të hyjnë në Europë: “Ata mund të votojnë në një referendum për një të ardhme në BE ose jo në BE apo Turqi. Boshnjakët myslimanë janë përkohësis­ht në favor të anëtarësim­it në BE. Por nëse kaosi vazhdon dhe me rritjen e ndikimit të Turqisë dhe islamizmit radikal, situata mund të përkeqësoh­et në dekadën e ardhshme në mënyrë drastike”, shkruan Jansha. Sipas tij, “tani për tani për këto ide duhet heshtur derisa për planin të bihet dakord me vendimmarr­ësit në rajon dhe në bashkësinë ndërkombët­are”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania