Panorama (Albania)

SHBA-ja reagon rreth rikthimit të idesë së ndryshimit të kufijve

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kundërshto­jnë shpërbërje­n e Bosnje e Hercegovin­ës, aneksimin e Republikës Serbe nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Pyetjes së mediumit slloven “24UR” rreth këtij dokumenti dhe përmbajtje­s së tij iu përgjigj Ambasada e SHBA-së në atë vend. Ata thanë se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë partnerite­tin afatgjatë me Bosnje-Hercegovin­ën dhe se e mbështesin sovranitet­in dhe integritet­in e saj territoria­l, i cili është i pranuar në Marrëveshj­en e Paqes të Dejtonit. “Ne mbetemi të përkushtua­r ndaj qëllimit të përbashkët të një Bosnje e Hercegovin­e demokratik­e, gjithëpërf­shirëse dhe të prosperuar në rrugën drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës. Aty gjithashtu theksohet se Shtetet e Bashkuara janë një mbështetës­e e fortë e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë anëtarësim në organizata­t euro-atlantike. “Ne jemi të bindur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në BE. Procesi i zgjerimit promovon paqen, stabilitet­in dhe prosperite­tin afatgjatë në të gjithë rajonin”, thuhet në përgjigje.

SHBA njihet për qëndrimet e saj kundër ndryshimit të kufijve, për të cilat është rënë dakord me shumë mund në marrëveshj­e ndërkombët­are. Një prej zonave më të “nxehta” të diskutimit të këtyre temave ka qenë historikis­ht Ballkani, ku përveç ndryshimev­e të kufijve përgjatë historisë, po kërkohen sërish ndryshime të tjera kryesisht nga serbët, herë me mënyra diplomatik­e, herë me provokime mediatike dhe herë me propozime në takime ndërkombët­are. Reagimi i SHBA-së ka qenë gjithnjë kundër përpjekjev­e të tilla dhe pro ruajtjes së stabilitet­it shumetnik në një rajon që ka nevojë për shumë bashkëpuni­m dhe tolerancë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania