Panorama (Albania)

Konceptet kundërshta­re që përçajnë më shumë rajonin

-

Prej tridhjetë vitesh në Ballkan vendet përballen me njëri-tjetrin me dy koncepte kundërshta­re. Sipas njërit, që është mbisundues, kufijtë mbeten të paprekur dhe çdo vend zhvillon strukturat e veta demokratik­e në të cilat kanë vend edhe pakicat etnike. Sipas konceptit tjetër, për të cilin përgjithës­isht nuk flitet, kufijtë duhen vendosur sipas kritereve etnike dhe sunduesit përkatës mund ta qeverisin familjen e tyre kombëtare pa i shqetësuar askush. Nëse shtetet janë “etnikisht të pastra” nuk ka më vend për “kaosin” me të drejtat e pakicave, institucio­net apo proceset demokratik­e të votimit.

Sllovenia merr Presidencë­n e Këshillit të BE-së më 1 korrik dhe siç është zakon, Kryeminist­ri Jansha skicoi në dhjetor në Bruksel prioritete­t e tij. Ballkani është në fokus të tyre. Jansha është mjaft i lidhur me Viktor Orbanin, homologun e tij në Hungarinë fqinje. Orbani financon mediat e djathta, që raportojnë pro Kryeminist­rit Jansha në Slloveni dhe përmes Lubjanës, bën të njëjtën gjë në Maqedoninë e Veriut, ish-Kryeminist­rit të së cilës, Nikola Gruevskit, i cili është dënuar për korrupsion, Hungaria i ka dhënë azil.

Ishte Orbani ai që instaloi të besuarin e tij Oliver Varhelyi si Komisioner­in e ri të Zgjerimit të BE-së. Në këtë funksion hungarezi merret kryesisht me mundësitë e pranimit të Serbisë fqinje në BE. Në këtë rrjet, nisma të tilla dhe “non-papers” (dokumente jozyrtare) nuk bien më në vesh të shurdhër. Por Jansha nuk ka gjasa që t’i çojë në Bruksel vërtet përpara ëndrrat e miqve të tij hungarezë dhe serbë. Kreu i qeverisë sllovene nuk gëzon më asnjë simpati që nga prezantimi i tij i fundit para Parlamenti­t Europian. Kur eurodepute­tët i kërkuan t’u përgjigjej pyetjeve për lirinë e medias në Slloveni, ai këmbënguli që të shfaqte një film dhe kur Parlamenti nuk e pranoi këtë, Jansha thjesht shkëputi lidhjen e internetit. Ashtu sikurse në rastin e komisioner­it hungarez Varhelyi, i cili në Bruksel është kryesisht i mënjanuar, strukturat komplekse të BE-së e bëjnë gjithashtu të mundur neutralizi­min e Presidencë­s sllovene të Këshillit. (DW)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania