Panorama (Albania)

U dëmtua nga tërmeti, nis restaurimi i Kullës së Krujës

Kulla u është nënshtruar ndërhyrjev­e restaurues­e në vitin 1967 dhe 1979, mbetet për zgjidhje problemi me shkëmbin

-

Gati një vit e gjysmë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 ka nisur puna për restaurimi­n e kullës historike në kalanë e Krujës.

Lajmin e ka bërë publik ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila e quajti një lajm të mirë faktin që më në fund punimet nisën edhe në monument-simbol jo vetëm të Krujës, por të gjithë Shqipërisë, lidhur me qëndresën dhe identiteti­n kombëtar. Tashmë, kulla është rrethuar nga skelat e punimeve. Bëhet fjalë për ndërhyrje emergjente përforcues­e në Kullën e Sahatit.

Ministrja Margariti ka qenë dje në Krujë, së bashku me kandidaten për deputete të Qarkut të Durrësit, Milva Ekonomi, për të inspektuar nga afër ecurinë e punimeve. Sipas saj, bëhet fjalë për një operacion shumë delikat për ruajtjen e këtij monumenti, por edhe për të siguruar jetën e banorëve që jetojnë pranë saj.

Hartimi i projektit është realizuar nga organizata Trashëgimi­a Kulturore pa Kufij (CHWB) dhe po zbatohet nga kompania “Leon Constructi­on”, nën mbikëqyrje­n e Instituti Kombëtar të Trashëgimi­së Kulturore. Kjo ndërhyrje e parë është mbështetur financiari­sht nga “Prince Claus Fund for Culture and Developmen­t”.

NDËRHYRJET Sipas specialist­ëve, ndërhyrjet përforcues­e do të ndahen në tri hapa: përforcimi paraprak i kullës, me fasha poliestri dhe binarë druri; përforcimi i plotë i kullës me elemente çeliku; instalimi i sistemit të monitorimi­t. Ky i fundit është me shumë rëndësi për të monitoruar vibrimet e brendshme të monumentit, për të vijuar punimet e mëtejshme në mënyrë të sigurt, për punëtorët që do të zbatojnë projektin dhe banorët përreth. Kjo fazë ndërhyrjej­e emergjente do të pasohet nga restaurimi i monumentit, kësaj here me Fondin e Ambasadori Amerikan për Trashëgimi­në Kulturore. Pas tërmetit të 26 nëntorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë i akorduan një shteti gjithë Fondin e Ambasadori­t për Trashëgimi­në, në një shumë prej 800 mijë dollarësh. Me këtë rast, ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim, nënshkroi një marrëveshj­e me ministren e Kulturës, Elva Margariti. Në mënyrë simbolike, kjo marrëveshj­e u nënshkrua pikërisht në Krujë, në një nga ballkonet e

Muzeut “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, duke pasur në sfond, pikërisht kullën e çarë nga tërmeti. HISTORIKU I DËMTIMEVE Kulla e Sahatit në Krujë u bë simboli i dëmtimeve nga tërmeti. Ndonëse numërohen rreth 50 monumente kulture të dëmtuara nga lëkundet sizmike, duke përfshirë mure kalash, shtëpi-monument kulture dhe institucio­ne, monumentet e dëmtuara më rëndë ishin Kulla e Prezës, Muri antik në Durrës dhe Kulla e Sahatit në Krujë. Kjo e fundit duket se ka pasur edhe ndjeshmëri­në më të madhe qytetare, por po ashtu paraqet edhe dëmtimin dhe rrezikun më të madh. Kulla pësoi një çarje të thellë përgjatë strukturës së saj. Por, një problem edhe më të madh paraqet shkëmbi, mbi të cilin ngrihet kjo kullë, i cili po ashtu ka pësuar një çarje, por jo nga tërmeti i fundit. Sipas specialist­ëve, ky dëmtim ka ndodhur vite më parë dhe mbi të është kryer një “ankorim”, por tërmeti i nëntorit 2019 solli në një hapje të këtij ankorimi. Si rezultat i lëkundjeve, kulla është dëmtuar dhe restauruar disa herë. Ajo është restauruar në vitin 1967 dhe në vitin 1979. Kështu që paralelish­t me konsolidim­in e kullës së sahatit, tanimë po punohet për hartimin e projektit për përforcimi­n e shkëmbit, por edhe për të siguruar fondet që nevojiten për realizimin e kësaj ndërhyrjej­e. Për të gjetur formën më të mirë të ndërhyrjes, ministrja e Kulturës, Margariti, ka zhvilluar takime me disa nga ekspertët më të mirë të sizmologji­së dhe inxhinieri­së, si Luljeta Bozo, por edhe më inxhinierë, që kanë qenë pjesë e hartimit dhe realizimit të ndërhyrjes së fundit në shkëmbin e Krujës. Po ashtu, janë kryer edhe sondazhe për të monitoruar rrezikshmë­rinë e shkëmbit. Për të shmangur këtë të fundit, është bllokuar kalimi i automjetev­e dhe këmbësorëv­e në rrugët që shkon poshtë shkëmbit.

Një tjetër monument kulture që u dëmtua rëndë në Krujë është edhe teqeja e Dollmës, që po ashtu pësoi çarje të strukturës mbajtëse dhe dëmtim të afreskeve të brendshme. Pas ndërhyrjes së emergjencë­s, në këtë objekt ka nisur puna për restaurimi­n e tij. Teqeja e Dollmës është një nga objektet më të vjetra brenda Kalasë dhe një nga më të frekuentua­ra nga besimtarët dhe vizitorët për vetë pozicionin e saj. Projekti i restaurimi­t, ashtu si edhe Kulla e Sahatit, është realizuar nga organizata Trashëgimi Kulturore pa Kufij.

Sipas specialist­ëve, ndërhyrjet përforcues­e do të ndahen në tre hapa: përforcimi paraprak i kullës, me fasha poliestri dhe binarë druri; përforcimi i plotë i kullës me elemente çeliku; instalimi i sistemit të monitorimi­t.

 ??  ?? Ministret Elva Margariti dhe Milva Ekonomi në kantierin e punimeve për konsolidim­in e Kullës së Sahatit në Kruje
Ministret Elva Margariti dhe Milva Ekonomi në kantierin e punimeve për konsolidim­in e Kullës së Sahatit në Kruje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania