Panorama (Albania)

KONTE 4 FITORE LARG KUOTËS 300

-

Ky fund i rrugës duket si një pasarelë teatrale, dëgjohen thuajse zhurmat e trombëve.

Devijimi drejt Napolit është copëza e fundit e tankut drejt titullit. Interi i Antonio Kontes është ndërtuar kështu, si një bllok graniti duke nisur nga mbrojtja. Javët e fundit kanë nënvizuar qëndrimin konservati­v të zikaltërve, ku u shtua edhe polemika estetike dhe mendimi i një zbukurimi të lojës. Në të vërtetë, Interi i mban një kurth të vetëdijshë­m çdo rivali: i tërheq të gjithë në oborrin e tij përpara se të godasë. Për këtë finish, megjithatë, nevojitet siguria absolute se mund t’i rezistohet çdo stuhie: trioja Shkriniar-De VrajBaston­i ofron garanci të mëdha në këtë aspekt. Pas ndeshjes së radhës me portën e paprekur të sezonit (me Kaljarin) dhe golit të pësuar nga Shezni ndaj Xhenoas, zikaltrit kanë arritur Juventusin në klasifikim­in e mbrojtjeve më të mira të kampionati­t. Në 30 ndeshje të Serisë A, Handanoviç ka pësuar 27, saktësisht sa kolegët bardhezinj që e ndjekin në distancë sigurie. Nëse shtohen 69 golat e shënuar kundër 61 të rivalëve të përjetshëm, ja ku i jepet formë kësaj distance prej +12 pikësh në klasifikim. Këtë herë testi i forcës do të ketë Napolin shumëdimen­sional, i aftë të shënojë me një numër lojtarësh si askush në Itali. Është përballja direkte e mbetur Kontes përpara sfidave ndaj Romës dhe Juves, kur titulli mund të jetë i fituar.

TRIO E HEKURT – “SDB”, përgjigjja zikaltër ndaj mitikes “BBC”, është kthesa e sezonit interist: reflekton rrugëtimin e plotë, nga vështirësi­të fillestare te lavdia e ditëve të sotme. Të treve iu desh pak të “kolaudohes­hin”, edhe pse fillimisht skuadra mbante mbrojtjen më të tërhequr se tani. Me kohën, megjithatë, mbrojtësit janë bërë një gjë e vetme, një orë zvicerane, pikërisht si pjesa tjetër e skuadrës. Dhe secili me nga një specifikë: Shkriniar goleador, De Vraj qeverisësi i repartit, Bastoni ai që nis aksionet. Nëse italiani është interisti që ka kryer më shumë pasime në këtë Seri A (1796, Brozoviç ndodhet prapa me më shumë se 100: 1684), holandezi ka rekordin e pasimeve të bllokuara (36). Vetëm Hakimi, ndërkohë, ka fituar më shumë dyluftime se Shkriniar: 29 me 26.

SFIDA E NDËRTHURUR – Të dielën përpara do të kenë Napolin, njërën prej dy skuadrave mes të mëdhave të Europës që kanë gjashtë lojtarë me së paku pesë gola. Saktësisht sa Siti i Guardiolës, makineria e golave. Duke konsiderua­r edhe

Duke fituar titullin me Interin, Antonio Konte do të kompletont­e një rrugëtim deri tani thuajse pa njolla. Në rast të titullit zikaltër, trajneri do të fitonte titullin e gjashtë, plus një promovim në kategori me pesë skuadra të ndryshme. Më pas duhet llogaritur edhe kapitulli i fitoreve zyrtare me klube: duke përfshirë kupat kombëtare dhe ndërkombët­are, plus kampionate­t, Konte momentalis­ht ndodhet në kuotën 296 suksese, vetëm 4 larg shifrës së plotë.

Zielinskin, 6 gola, mes lojtarëve sulmues, 49 nga 65 golat Napoli i ka realizuar me sulmues. Insinje është goleadori në kuotën 15, i ndjekur nga Lozano (9), Politano (8), Zielinski dhe Mertens (6) dhe Osimhen (5), ndërsa Petanja është i ndalur në 4 edhe prej dëmtimit. Pas disa muajsh, megjithatë, ky Inter ka një tjetër besim përreth.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania