Panorama (Albania)

ME SKEMEN E RE Tokat me 7501, marrin tapinë 220 mijë familje

Zbardhen kriteret dhe afatet për ndarjen e tapive të reja për tokat me 7501. 220 mijë familjet që janë në proces dhe përfshirja në skemë edhe për ata që s’kanë asnjë dokument

- TIRANE

Janë mbi 220 mijë familje që nuk janë pajisur ende me certifikat­ën e pronësisë për tokën bujqësore të përfituar me anë të ligjit 7501.

Pjesa më e madhe prej tyre, rreth 200 mijë familje janë të pajisur me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi apo Përdorim, por procesi ka mbetur këtu, pa u finalizuar me tapi. Ndërkohë, për më shumë se 22 mijë familje procedurat nuk kanë nisur asnjëherë. Çka do të thotë se këto familje nuk disponojnë asnjë dokument për tokën bujqësore që kanë në zotërim dhe referuar të dhënave zyrtare pjesa më e madhe prej tyre janë të përqendrua­ra në bregdetin e jugut.

PAJISJA ME TAPI Nga Agjencia e Kadastrës, është konfirmuar më herët se nga 450 mijë tituj pronësie të dhënë që nga nisja e procesit vetëm për 250 mijë prej tyre kanë përfunduar procedurat e regjistrim­it. Në ligjin e ndryshuar Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi edhe pse cilësohen të vlefshme do të kalojnë në skaner. Regjistrim­i i tyre do të bëhet vetëm nëse përmbushen kriteret e përcaktuar­a. Nëse gjatë këtij procesi konstatohe­n mangësi, qytetarët do të kenë 45 ditë kohë në dispozicio­n për të dorëzuar dokumentac­ionin e nevojshëm. Sa u takon kritereve që duhet të plotësohen, referuar ndryshimev­e të bëra pasuria do të regjistroh­et në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e nëse: Përfituesi i AMTP ka qenë i legjitimua­r për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimua­r, ka përfituar tokën, për të cilën i është hequr pronësia atij apo trashëgiml­ënësit gjatë krijimit të kooperativ­ës apo ndërmarrje­s bujqësore. Së dyti, përfituesi i AMTP-së ka marrë tokë në territorin e vetëm një kooperativ­e ose ndërmarrje bujqësore dhe së fundmi toka për të cilën është lëshuar AMTP-ja nuk ka qenë “truall”, përveç rastit të truallit të banesës të ndërtuar para datës 10.08.1991, në pronësi të përfituesi­t të AMTP-së, “vepër e infrastruk­turës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh”, ose “sipërfaqe ujore”, në kohën e lëshimit të aktit.

REGJISTRIM­I FILLESTAR

Nga ana tjetër, zonat ku procesi nuk ka nisur asnjëherë janë kryesisht përgjatë bregdetit të jugut. Në ligjin e ri, përcaktohe­t që kalimi i pronësisë, pra dhënia e titullit të pronësisë për këto familje të bëhet nëse plotësohen disa kushte si: toka të mos jetë pronë private, të mos jetë objekt i investimev­e strategjik­e, të mos iu jetë dhënë me qira të tretëve dhe të mos jetë zënë nga ndërtimet pa leje. Kalimi në pronësi i tokës bujqësore bëhet nga ASHK-ja, sipas listës së përdoruesv­e të tokës, të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania