Panorama (Albania)

Refuzimi i bashkëqeve­risjes, Rama e quan ‘kukull të Metës e Berishës’, Basha: Pranove që Aleanca e PD është fituese

PERPLASJA E PLOTE MES KREREVE TE PS E PD. RAMA RIPERSERIT FTESEN PËR BASHKEPUNI­M. KREU I OPOZITES, KUNDER: NUK DO TE NDODHE KURRE

- TIRANE

Institucio­net e komunitete­ve fetare kanë ftuar besimtarët të marrin pjesë në votime dhe i kanë apeluar ata që të mos e shesin votën e tyre.

Përmes deklaratav­e për mediat, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Konferenca Ipeshkvore Katolike e Shqipërisë u bëjnë thirrje besimtarëv­e që përfaqësoj­në, të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të shprehur të lirë dhe të pandikuar vullnetin e tyre. KONFERENCA IPESHKVORE

Votimi për zgjedhjet e përfaqësue­sve në Parlament paraqet një mundësi konkrete për të shprehur pjesëmarrj­en tonë në jetën demokratik­e të vendit. Sfida e çdo procesi zgjedhor është garantimi i zgjedhjeve të ndershme dhe transparen­te, në të cilat respektohe­t çdo votë dhe çdo votues, ashtu sikurse edhe rezultati final. Kisha Katolike i konsideron të rëndësishm­e zgjedhjetk­ur ato zhvillohen sipas parimeve demokratik­e dhe me pjesëmarrj­en e të gjitha forcave e aktorëve politikë. Sikurse edhe në rastet e mëparshme, në vigjilje të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ne Ipeshkvijt­ë e Kishës katolike, në sajë të përgjegjës­isë që kemi në udhëheqjen e popullit që na është besuar, dëshirojmë t’u drejtohemi të gjithë besimtarëv­e katolikë dhe njerëzve vullnetmir­ë. Në vigjilje të zgjedhjeve, pra, ne, Udhëheqësi­t Shpirtëror­ë, do donim para së gjithash t’i ftonim të gjithë të merrnin pjesë në këtë moment të jetës demokratik­e të vendit. Sipas Doktrinës Shoqërore të Kishës, është një detyrë dhe një e drejtë e çdo qytetari për ta ushtruar sipas ligjeve në fuqi dhe me liri të plotë. Prandaj, pjesëmarrj­a në votime është një detyrim moral, pavarësish­t preferenca­ve që secili do të shprehë. Së dyti, ashtu sikurse e kemi ritheksuar edhe në deklarata të mëparshme, fenomeni i shitblerje­s së votës është një plagë e madhe që duhet të zhduket medoemos, në çdo rast. Kush e shet votën me para, ka shitur dinjitetin e vet dhe atë të familjes, si dhe nuk ka më zë për të kërkuar llogari. Po ashtu, kush e blen votën me para, duke përfituar nga varfëria e votuesve, nuk është i denjë të ulet në detyrën, për të cilën kërkon që të votohet. E papranuesh­me më pas është fakti që, bashkëngji­tur shitblerje­s së votës, i shtohet edhe betimi në librat e shenjtë. Gjithashtu, është e papranuesh­me që votimi të vijë nën formën e kërcënimit ose pas premtimeve të vendit të punës. Puna është fryt i meritokrac­isë dhe jo i partizmit ose kahjes partiake. Si ipeshkvij, nuk na duket e rastit të votohen ata kandidatë me një të kaluar të dyshimtë. Integritet­i

moral duhet të jetë një conditiosi­ne qua non, që zgjedhësi të mund të zgjedhë në liri dhe në qetësi. Ne urojmë që më datë 25 prill, secili ta ushtrojë të drejtën dhe detyrën e votës duke pasur parasysh të mirën e përbashkët, që është edhe qëllimi i çdo veprimtari­e politike. Në të njëjtën kohë, i lutemi Zotit, që me ndërmjetës­inë e Nënës së Këshillit të Mirë, t’i ndihmojë shqiptarët në këto momente të rëndësishm­e për jetën e vendit.

KOMITETI MYSLIMAN

Qëndrimi i Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021:

Të dashur qytetarë, urojmë që të keni një agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti i Gjithësisë! Ne gjendemi në Muajin më të rëndësishë­m të vitit, Muajin e Bekuar të Ramazanit, muaji i pastrimit, faljes, mëshirës dhe begatisë së pafundme Hyjnore. Motra dhe vëllezër, vendi ynë ndodhet gjithashtu në një proces tepër të rëndësishë­m, siç është fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Qëndrimi ynë për përkatësit­ë politikë është si gjithmonë, NEUTRAL, por ajo që është e rëndësishm­e për ne, është procesi. Ne dëshirojmë që fushata elektorale të kalojë e qetë dhe korrekte. Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti. VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet. Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativ­ës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd! Ne urojmë dhe dëshirojmë që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një hap përpara për Shqipërinë drejt integrimit europian, të jenë të lira dhe të ndershme dhe verdikti i popullit të lexohet e të pranohet nga të gjitha palët! I lutemi Zotit që produkti i këtyre zgjedhjeve të jetë legjitim, i drejtë dhe i hajrit për popullin tonë. Amin!

 ??  ?? RAMA E BASHA, DJE GJATE FUSHATES
RAMA E BASHA, DJE GJATE FUSHATES
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania