Panorama (Albania)

Meta: 25 prilli, prova e zjarrit, kush prek zgjedhjet do shkojë në burg

-

Presidenti Ilir Meta deklaroi se kushdo që do të guxojë të prekë votën e shqiptarëv­e më 25 prill, do të ndëshkohet dhe do ta ketë vendin në burg. Në një konferencë me gazetarët, kreu i shtetit tha se zgjedhjet parlamenta­re janë prova e zjarrit për të gjithë ku do të përvëlohet ata që janë tallur dhe tentojnë të vjedhin votën e qytetarëve. “Ka ikur koha se u bënë tetë vite që tallen me popullin e Shqipërisë. 25 prilli është prova e zjarrit për të gjithë. Do të përvëlohen të gjithë ata që janë tallur me qytetarët e Shqipërisë. Demokracia nuk është lojë, por në radhë të parë është sundimi i ligjit. Ligji i barabartë për të gjithë fillon te vota e barabartë për të gjithë, që nga vota e Presidenti­t me qytetarin më të thjeshtë të Shqipërisë! Kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg. Presidenti i Republikës është në detyrë dhe në monitorim të çdo situate që zhvillohet dhe të mënyrës se si institucio­net shtetërore reagojnë apo ndërveproj­në, për të mbrojtur integritet­in e procesit zgjedhor në kohë. Justifikim­et nuk pranohen, alibitë kurrsesi. Presidenti Meta tha se foli edhe për situatën e zgjedhjeve në Vlorë, ku ftoi qytetarët jenë të qetë dhe mos bien pre e provokimit, duke u zotuar se nuk do të lejojë të ndodhë një “tërmet” dhe vjedhjen e votave. “Zero interes për LSI e Vlorës dhe Shqipërisë. Interesi më i madh për të mos lejuar provokimin e Vlorës, se Vlora ndizet dhe e dini, kështu që i ftoj qytetarët e Vlorës të jenë të qetë, të mos intimidohe­n. Nëse Vlora ndizet dhe ju e dini se çfarë ndodh. Triumfi do të nisë nga Vlora! Ndaj të mos ndihen të intimiduar nga askush dhe asgjë! Ka një skenar për ndërhyrje në njësinë 10, te votimi elektronik, që do jetë votimi i parë në Tiranë. Ka shumë skenarë. Ju kam dhënë fjalën që më 25 prill do të triumfojë referendum­i, në thelb të të cilit janë liria dhe demokracia”. Vetëm kjo e çel dhe e zhbllokon rrugën europiane të Shqipërisë, që mbahet peng prej zgjedhjeve të Dibrës të ‘Tërmetit’. Presidenti ditën e zgjedhjeve do të jetë në terren. Është në komunikim me të gjithë qytetarët online. ‘Qytetari dixhital’ është vigjilent, non-stop, 24 orë në 24", tha Meta.

 ??  ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania