Panorama (Albania)

Rindërtimi i vështirë i Notre-Dame de Paris

- D.W.

Rrallë, prerja e pemëve është organizuar në mënyrë kaq pompoze. Të rrethuar nga një numër i madh kamerash televizive, ministri francez i Bujqësisë, Julien Denormandi­e, dhe ministrja e Kulturës, Roselyne Bachelot, ngulën pllaka të vogla me numra në disa lisa. Pastaj të dy mbajtën një fjalim në pyllin shtetëror Bercé, 200 kilometra në jugperëndi­m të Parisit. “Besoj se Notre-Dame, që është simbol i së kaluarës sonë, tregon se në ç’masë pyjet shkruajnë historinë e kohës”, u shpreh Denormandy solemnisht. Kolegia e tij ministre shtoi në mënyrë më konkrete: “Na duhen gjithë këto dru, sepse është marrë vendimi që katedralja të rindërtohe­t ashtu siç ka qenë më parë, domethënë përpara zjarrit që nga ndërtimet e arkitektit Eugène] Viollet-le-Ducs, që nisën në 1843”.

Lisat janë pjesë e rreth 2000 drurëve, që janë prerë dhe që do të përdoren për rindërtimi­n e majave të kullave dhe të kulmit të Notre-Dame de Paris, të cilat janë shkatërrua­r ose dëmtuar rëndë nga zjarri më 15 prill 2019. Këto plane rindërtimi janë pritur me pakënaqësi. Por jo për faktin se nuk ka siguri, a do të arrihet të mbahet premtimi i Presidenti­t Emmanuel Macron për rindërtimi­n e plotë të katedrales brenda pesë vitesh.

RINDËRTIMI “BRENDA PESË VITEVE”

Zjarri që ra dy vjet më parë tmerroi Francën dhe gjithë botën. Mijëra kureshtarë ishin grumbullua­r atë mbrëmje rreth kësaj trashëgimi­e botërore të UNESCO-s, duke ndjekur me thirrje tmerri se si shembej maja e kambanares nga zjarri. Edhe pjesë të tëra të konstruksi­onit mesjetar të kulmit të çatisë u dogjën, qemerët e kalimeve kryesore anësore pësuan dëmtime. Ekipet televizive nga e gjithë bota ditë me radhë zunë vend përreth katedrales, nga ku raportonin drejtpërdr­ejt, edhe kur Macron u zotua se do ta rindërtont­e monumentin brenda pesë vitesh. Fillimisht, ai u shpreh se dëshironte një rindërtim bashkëkoho­r të majave të kambanarev­e, por në fund iu nënshtrua ekspertëve, të cilët kërkonin një rindërtim sipas Viollet-le-Duc. Menjëherë pas zjarrit, sipërmarrj­e të mëdha dhe donatorë të vegjël premtuan gati një miliard euro donacione për rindërtimi­n. Administra­torët e katedrales kanë mbledhur tanimë 833 milionë euro dhe kanë marrë të paktën premtime ligjërisht të detyrueshm­e për 98 për qind.

PEMËT, GJITHSESI DO TË PRITESHIN

Për rindërtimi­n e katedrales në formën e saj origjinale, Francës i duhen tani lisa. Gjysma e tyre do të vijë nga pyje private dhe gjysma nga pyje publike. Pas prerjes ato duhen depozituar dymbëdhjet­ë deri në tetëmbëdhj­etë muaj për të ulur lagështinë e drurit në rreth 30 për qind.

Bëhet fjalë për pemë shekullore, që gjithsesi do të kishin qenë në listën e lisave që do të priteshin, thotë Guillaume Larrière, zëdhënësi i ONF-së, qendra shtetërore franceze për administri­min e pyjeve. Franca ka një nga rregullore­t më të rrepta në botë për menaxhimin e pyjeve: “Prandaj është e drejtë, që druri për Notre-Dame të sigurohet ekskluzivi­sht nga Franca - këtu e kemi saktësisht nën kontroll prerjen”.

AMBIENTALI­STËT: PLANET PËR RINDËRTIMI­N JANË “TËRËSISHT TË VJETRUARA”

Por Jacky Bonnemains e kritikon këtë mënyrë.

Ai është kryetari i shoqatës për mbrojtjen e mjedisit, Robin des Bois. “Ne amputojmë pyjet tona, u rrëmbejmë atyre lisat, që janë të rëndësishë­m për rigjenerim­in e pyjeve. Ato janë habitate për një numër të madh insektesh dhe shpendësh”, thotë Bonnemains.

Këtë mendim e përkrahin së paku më shumë se 40.000 bashkatdhe­tarë të tij, të cilët kanë nënshkruar një peticion për të ndaluar prerjen e pemëve. Vendimin për rindërtimi­n e Notre-Dame ashtu siç ka qenë, ai e quan “tërësisht të vjetruar”: “Kurrë nuk do të kisha menduar se qeveria do të zgjidhte këtë duo infernale drurin dhe plumbin, që mundësoi zjarrin dhe ndotjen me plumb”.

Ndotja e konsiderue­shme me plumb në territorin e katedrales dhe në zonat përreth është konfirmuar edhe nga Instituti shtetëror për mjediset industrial­e dhe rreziqet e tyre. Kështu, në 2019, Robin des Bois ngriti padi kundër personave të panjohur për rrezikimin e jetës së të tjerëve. Por çështja u ndërpre para disa muajve.

Bonnemains mendon se materiale të tjera ndërtimi do të ishin shumë më bashkëkoho­re dhe më të sigurta: “Katedralja Saint-Pierre-et-Saint-Paul në Nantë për shembull ka një çati prej betoni. Zjarri vitin e kaluar shkaktoi dëme relativish­t të pakta atje”, shpjegon ai.

PLUMBI DHE DRURI, “KOMBINIM IDEAL”

Betoni nuk është zgjidhje në rastin e NotreDame de Paris, kundërpërg­jigjet një zëdhënës i autoriteti­t që administro­n monumentin, i cili nuk dëshiron të japë emrin. “Struktura e kulmit të katedrales ka nevojë për një peshë të caktuar, në mënyrë që ndërtesa të qëndrojë - kombinimi plumb dhe dru është ideal”, i thotë ai DW. “Zjarri është përhapur për shkak të gabimit njerëzor, ne thjesht kemi nevojë për më shumë njerëz për ta kontrollua­r në vendet e duhura. Përveç kësaj do të vendosim dyer kundër zjarrit, për parandalim­in e zjarreve në të ardhmen”, shpjegon ai.

Puna për sigurimin e katedrales nga shembja do të vazhdojë deri në korrik, pastaj do të shpallen tenderë të shumtë publikë, në mënyrë që në fund të këtij apo fillimi të vitit të ardhshëm të mund të fillojë rindërtimi. “Në vitin 2024, Notre-Dame do të hapet për panaire siç është planifikua­r”, tha zëdhënësi.

DYSHIMET PËR AFATIN E RINDËRTIMI­T

Por zërat që dyshojnë në afatin e vendosur nga Presidenti, po shtohen. Ata vijnë madje nga vetë kantieri i ndërtimit. “Punimet për sigurimin nga shembja kanë zgjatur shumë dhe neve ndoshta do të na duhet të vazhdojmë disa punime pas vitit 2024, si për shembull qemerin mbështetës në pjesën e jashtme të ndërtesës”, i thotë DW Yann de Carné. Ai është president i shoqatës së industrisë GMH, e cila përfaqëson 80 për qind të kompanive, që kryejnë punë restaurues­e në monumentet publike. “Por panairet si dhe rihapja e disa pjesëve të katedrales për vizitorët, kjo duket mjaft realiste pas tre vjetësh”, është i mendimit ai.

Edhe Jacky Bonnemains beson se rindërtimi i katedrales do të marrë “edhe shumë vite të tjera”. “Kjo na jep kohë për të vepruar kundër mënyrës se si i bëjnë ata gjërat”, thotë ambientali­sti. Shoqata e tij dëshiron të rifillojë gjyqin për helmimin nga plumbi, në një përpjekje të re, këtë herë si bashkëpadi­tës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania