Panorama (Albania)

Nga lista e zezë e SHBA te Drejtësia dhe rrëzimi i komunizmit, mesazhet e Ricker me Ramën e Bashën

“Zëvendësse­kretari nënvizoi vendosmëri­në e Biden e Blinken se lufta kundër korrupsion­it është interes thelbësor për sigurinë”

-

Ndihmëssek­retari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziati­ke, Philip T. Reeker, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ambasadori Reeker i shoqëruar nga Ambasadorj­a e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, u takua me Kryeminist­rin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ku përcolli angazhimin e SHBA në luftën kundër korrupsion­it dhe Reformën në Drejtësi. Reeker u takua gjithashtu me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, si dhe anëtarë të rinj të sistemit të drejtësisë. Ajo që ra në ishte mungesa e një takimi me Presidenti­n Ilir Meta. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, ambasadori përcolli në Tiranë vendosmëri­në e Presidenti­t Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, se lufta kundër korrupsion­it në të gjithë botën, veçanërish­t atij madhor, sipas përcaktime­ve të fundit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare. Ndihmëssek­retari amerikan i Shtetit siguroi mbështetje­n e fortë të SHBA për luftën kundër krimit të organizuar dhe Reformën në Drejtësi, si garantë në mbrojtjen e demokracis­ë në vend. Për Reeker, përmirësim­i në këto çështje do ta ndihmojnë shumë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Ambasadori Amerikan vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në organizimi­n e Stërvitjes ushtarake “Defender Europë 21”, që sipas tij tregoi rolin e vërtetë që ka vendi ynë në rajon. Vizita e Reeker vjen në 30-vjetorin e rivendosje­s së marrëdhëni­eve ShqipëriSH­BA pas rrëzimit të sistemit komunist dhe pak pasi Sekretari Blinken publikoi shpalljen “Non grata” të ish-Kryeminist­rit Sali Berisha dhe familjes së tij.

NJOFTIMI I AMBASADËS AMERIKANE

Ndihmëssek­retari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziati­ke, ambasadori Philip T. Reeker, vizitoi sot Tiranën. Gjatë vizitës, ai u takua me Kryeminist­rin Rama, kryetarin e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, disa prej anëtarëve të verifikuar plotësisht të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, si dhe udhëheqës të tjerë. Përgjatë të gjitha takimeve, Ndihmëssek­retari në Detyrë Reeker theksoi rëndësinë e marrëdhëni­eve SHBA-Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, që kur Shqipëria refuzoi diktaturën komuniste dhe pranoi demokracin­ë. Ai nënvizoi vendosmëri­në e Presidenti­t Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsion­it, përfshirë përmes përcaktime­ve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamen­tit të Shtetit për Operacione­t e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësim­et 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Ai përgëzoi udhëheqësi­t e Shqipërisë për suksesin e tyre në mikpritjen e Stërvitjes Defender Europe 21, e cila theksoi rolin strategjik të Shqipërisë në rajon. Ai mirëpriti rolin e Shqipërisë në rajon dhe në arenën globale, ndërsa Shqipëria merr vendin në Këshillin e Sigurimit të OKBsë. Ndihmëssek­retari në Detyrë përsëriti mbështetje­n e fortë të Shteteve të Bashkuara për reformat në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar, duke nënvizuar se si përparimi në këto çështje do të nxisë demokracin­ë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri dhe do të vijojë rrugën e Shqipërisë drejt pranimit në Bashkimin Europian.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ndihmëssek­retari i Shtetit, Reeker, gjatë takimit me kreun e PD-së, Basha
Ndihmëssek­retari i Shtetit, Reeker, gjatë takimit me kreun e PD-së, Basha
 ??  ?? Ndihmëssek­retari i Shtetit, Reeker, gjatë takimit me Kryeminist­rin Rama
Ndihmëssek­retari i Shtetit, Reeker, gjatë takimit me Kryeminist­rin Rama
 ??  ?? Ambasadori Reeker me ministrat Xhaçka, Peleshi dhe Gjonaj
Ambasadori Reeker me ministrat Xhaçka, Peleshi dhe Gjonaj
 ??  ?? Ambasadori Reeker me anëtarët e rinj të sistemit të drejtësisë
Ambasadori Reeker me anëtarët e rinj të sistemit të drejtësisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania