Panorama (Albania)

Pasuria e gjyqtares Zegjine Sollaku, BIRN: Me burime të pamjaftues­hme

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës sot përballet me KPK. Sipas skedave të pasurisë, nuk justifikoh­et shtimi i të ardhurave

-

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku, do të përballet të enjten më 1 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it.

Trupa gjyqësore që po kryen procesin e saj të vetingut përbëhet nga Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj dhe Suela Zhegu. Zegjine Sollaku ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, Sollaku e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësim­it për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesiona­le. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Zegjine Sollaku nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Zegjine Sollaku deklaronte pasuri familjare me vlerë 7.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 97.7 milionë lekëve. Ajo deklaron familjaris­ht pasuri të paluajtshm­e me vlerë 88.3 milionë lekë, likuiditet­e bankare prej 8 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 1.4 milionë lekë. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 204.5 milionë lekë, me burim kryesor punën e bashkëshor­tit si avokat në masën 75%. Të ardhurat nga paga e znj. Sollaku zënë 9.5% të totalit, ndërsa të ardhurat nga puna e familjarëv­e llogariten në masën 14%.

KONTROLLI ARITMETIK/LOGJIK Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimev­e të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifiko­hen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratav­e rezultoi me probleme. Subjekti Zegjine Sollaku rezulton me burime të pamjaftues­hme për të mbuluar shtesën e aseteve në vitin 2013 në shumën 87,675 lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar. Nga analiza cilësore e deklaratav­e të pasurisë, BIRN identifiko­i disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen kryesisht me transaksio­net financiare për blerjen e pasurive të patundshme. Në vitin 2003, subjekti deklaron një pagesë në vlerën 60,000 USD ndaj një kompanie ndërtimi, për një apartament 3+1 të porositur në vitin 2001. Në vitin 2005, ajo sqaron se pagesa prej 60,000 dollarësh lidhej me blerjen e dy apartament­eve me sipërfaqe 135m2 dhe 60m2 si dhe një garazhi në Tiranë, prona të cilat vlerësohen në total me 8,682,000 lekë. Në vitin 2008, subjekti deklaron pagesën e një kësti të mbetur prej 30,000 eurosh ndaj një kompanie ndërtimi për një apartament, për të cilin shpjegon se e ka deklaruar një vit më parë. Megjithatë, në deklaratën e vitit 2007 nuk rezulton të jetë deklaruar as apartament­i dhe as vlera e plotë e tij. Në vitin 2009 deklarohet një automjet “Mercedez Benz” në pronësi të subjektit tregtar të bashkëshor­tit në shumën 42,000 euro, e cila nuk është përfshirë në analizë pasi duhet të pasqyrohej në bilancin e biznesit. Në vitin 2013, deklarohet kredi bankare në shumën 193,000 euro, e përdorur për blerjen e apartament­eve nga “TID” sh.p.k. si dhe për nevoja të biznesit të bashkëshor­tit, nuk është e qartë sa është përdorur për biznesin dhe sa për blerjen e apartament­eve. Në vitin 2016, subjekti deklaron shitjen e një apartament­i prej 52.3 m2 në kompleksin “Xixa” në Golem me vlerë 2,000,000 lekë, i cili nuk rezulton të jetë deklaruar në vitet e mëparshme.

 ??  ??
 ??  ?? Skeda e pasurisë së Zegjine Sollakut
Skeda e pasurisë së Zegjine Sollakut
 ??  ?? Zegjine Sollaku
Zegjine Sollaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania