Panorama (Albania)

“Aleanca” akuzë Soreca për Teatrin, BE: Mashtrim

Kalaja: Nëse pretendime­t janë të vërteta, do marrim hapat ligjorë që Soreca të shpallet “non grata”, do njoftojmë BE-në

-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka denoncuar publikisht duke akuzuar ambasadori­n e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, se po ndikon në vendimin e Gjykatës Kushtetues­e për çështjen e Teatrit.

Përmes një deklarate për mediat, përfaqësue­sja e Aleancës, Adriana Kalaja, ka deklaruar se akuza bazohet në një vizitë që ambasadori Soreca ka bërë me kryetarët e kësaj Gjykate pak para nisjes së seancës më datën 16 qershor. Aleanca pretendon se takimi i Sorecës me kreun e Kushtetues­es është mbajtur qëllimisht i fshehur dhe se ky veprim tregon qartë se ambasadori i BE-së po bën presion ndaj kësaj Gjykate dhe po lobon në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Aleanca sqaroi se nëse pretendime­t e tyre janë të vërteta, ata do kërkojnë që ambasadori i BE-së, të shpallet “non grata” në Shqipëri. Kalaja tha se Aleanca kërkon nga SPAK-u sekuestrim­in e kamerave të sigurisë, ndërsa është paralajmër­uar edhe një kallëzim penal. Por, ky pretendim ndaj ambasadori­t Luigji Soreca është hedhur poshtë nga zyra e Bashkimit Europian në Tiranë. Përmes një deklarate për mediat, zyra e BE-së përgënjesh­tron deklaratat dhe pretendime­t e përfaqësue­ses Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke i konsiderua­r si shpifje. Në deklaratë delegacion­i i BEsë në Shqipëri sqaron të vërtetën e takimit të ambasadori­t Luigji Soreca me kryetaren e Gjykatës Kushtetues­e, Vitore Tusha. BE-ja sqaron se takimi në datën 16 qershor ishte në kuadër të të gjitha takimeve që ambasadori ka zhvilluar me të gjithë drejtuesit e institucio­neve të drejtësisë, ndërsa vë theksin se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht dhe në mënyrë sistematik­e pavarësinë e të gjitha institucio­neve gjyqësore shqiptare. Kujtojmë që në datën 16 qershor në Gjykatën Kushtetues­e u zhvillua seanca për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, ku paditës është Presidenti Ilir Meta. Pavarësish­t se kanë kaluar dy javë nga mbajtja e kësaj seance, ende Kushtetues­ja nuk ka marrë asnjë vendim për këtë çështje. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës ka prezantuar edhe projektin e ri të Teatrit Kombëtar, ndërsa KKT-ja e Qeverisë Shqiptare miratoi edhe lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga “Bjarke Ingels”.

DEKLARATA E ALEANCËS PËR TEATRIN

“Anëtarë të Aleancës për Teatrin, të cilët punojnë te bizneset e godinës së Gjykatës Kushtetues­e, kanë konstatuar se ditën e mbajtjes së seancës së Teatrit, ambasadori Luigi Soreca ka bërë një takim jopublik me kreun e Gjykatës, në 16 qershor, dhe më pas ka dalë nga dera e pasme e Gjykatës. Ne jemi shumë të shqetësuar sepse nuk e kuptojmë arsyen se përse ambasadori ka ardhur në këtë ditë seance. Ne, në kërkesat tona drejtuar Gjykatës Kushtetues­e, kemi kërkuar të bëhet publike nëse ky takim ka pasur interes publik, kemi kërkuar që të bëhet publike se çfarë është diskutuar dhe e fundit pse takimi ishte ndryshe nga takimet e tjera që bëhen publike. Për ne fakti që ambasadori është larguar nga dera e pasme e godinës, cenon shumë njëanshmër­inë e Gjykatës Kushtetutë­s, cenon legjitimit­etin e kryetares së Gjykatës apo kujtdo tjetër që ka bërë këtë takim të bërë publik për mediat. Takimi është zhvilluar brenda Gjykatës dhe informacio­ni që ne kemi është se Soreca ka ardhur për të lobuar në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë, sepse mendon se ne qëndrestar­ët e Teatrit mund t’i kalojmë gjërat kaq lehtë. Ne me këtë kërkesë së sotme i kemi kërkuar SPAK të sekuestroj­ë kamerat brenda dhe jashtë Gjykatës Kushtetues­e. Nëse do jetë e vërtetë ajo që ne pretendojm­ë do kërkojmë vetë largimin e kryetares nga trupi gjykues, në të kundërt ne do kërkojmë përjashtim­in e gjyqtares nga trupi gjykues. Po bëjmë gati gjithë informacio­nin do ja bëjmë të ditur BE, sesi një ambasador vjen dhe bën presion pranë Gjykatës Kushtetues­e. Ne po bëjmë gati dokumentac­ionin, do kallëzohet edhe penalisht, por do t’i bëhet e ditur edhe BE-së. Ne do marrim gjithë hapat ligjorë që Soreca të shpallet non grata”. DEKLARATA E DELEGACION­IT

TË BE-SË “Delegacion­i i Bashkimit Europian në Shqipëri përgënjesh­tron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësue­seje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar ambasadori­t Luigi Soreca. Delegacion­i i BE-së në Shqipëri konfirmon që ambasadori Soreca është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetues­e, znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 qershorit 2021. Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucio­neve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar. Delegacion­i i BE-së në Shqipëri dhe ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike pavarësinë e të gjitha institucio­neve gjyqësore shqiptare. Delegacion­i i BE-së rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat e bazuara në shpifje të bëra sot në media”.

Delegacion­i i BE-së në Shqipëri konfirmon që ambasadori Soreca është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetues­e, znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 qershorit 2021. Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucio­neve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Ditën e mbajtjes së seancës së Teatrit, Soreca ka bërë një takim jo publik me kreun e gjykatës në 16 qershor dhe më pas ka dalë nga dera e pasme e Gjykatës. Informacio­ni që ne kemi është se Soreca ka ardhur për të lobuar në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë. Ne po bëjmë gati dokumentac­ionin do kallëzohet edhe penalisht, por do ti bëhet e ditur edhe BE. Do marrim gjithë hapat ligjorë që Soreca të shpallet non grata

 ??  ?? Ambasadori i BE dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetues­e
Ambasadori i BE dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetues­e
 ??  ?? Përfaqësue­sja e Aleancës për Teatrin
Përfaqësue­sja e Aleancës për Teatrin
 ??  ?? Projekti i Teatrit të ri Kombëtar
Projekti i Teatrit të ri Kombëtar
 ??  ?? Teatri Kombëtar gjatë shembjes
Teatri Kombëtar gjatë shembjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania