Panorama (Albania)

100 vjet GAOinstitu­cioni lider në botë

- BUJAR LESKAJ

Sot, më 1 korrik 2021, në Kapitolin Amerikan po zhvillohet një seancë e jashtëzako­nshme ceremonial­e, për të kremtuar 100-Vjetorin e Zyrës së Llogaridhë­nies Qeveritare (GAO), një nga institucio­net themelore të shtetit më demokratik në botë. Po përse festa e GAO-s përfaqëson një eveniment për të gjithë komuniteti­n botëror të institucio­neve më të larta të...

auditimit publik? Përse kjo ngjarje është e rëndësishm­e dhe për audituesit publikë shqiptarë dhe opinionit tonë publik? Së pari, sepse GAO është institucio­ni i auditimit suprem publik më i zhvilluar në botë. Moto e saj është “Të bësh diferencën për Kongresin dhe kombin (To make the difference for the Congress

and the nation)”. Tri vlerat-visar (Trekëndësh­i i Artë) në themel të punës së këtij institucio­ni janë llogaridhë­nia-integritet­i-besueshmër­ia (accountabi­lity-integrity-credibilit­y). GAO luan një rol unik dhe të jashtëzako­nshëm, duke qenë institucio­ni “watchdog” i Kongresit Amerikan dhe i qytetarëve amerikanë.

Së dyti, institucio­ni suprem (SAI) amerikan i auditimit është lider i padiskutue­shëm i INTOSAI-t, organizatë­s botërore të institucio­neve supreme të auditimit. Këshillën e GAO-s e kërkojnë të gjithë dhe nga GAO mësojnë të gjitha SAI-t anëtare të Organizatë­s. Eksperienc­a, vizioni dhe largpamësi­a e SAI-t amerikan janë në themel të tri strategjiv­e të INTOSAI-t: 2006-2010, 20112016 dhe 2017-2022. Kontributi dhe ndikimi i GAO-s në përmirësim­in dhe përditësim­in e standardev­e ISSAI dhe në zhvillimet strategjik­e të INTOSAI-t e vendosin atë në sytë e të gjithëve si SAI-n nr. 1 në botë.

Së treti, pavarësia është e shenjtë për SAIn amerikan. Angazhimi institucio­nal për ruajtjen e pavarësisë dhe integritet­it të organizatë­s, përforcuar nga personalit­etet në krye të GAO-s që prej krijimit të saj në vitin 1921, ka rezultuar thelbësor për kulturën organizati­ve të institucio­nit. Stafi i GAO-s, instinktiv­isht dhe fuqimisht i reziston çdo përpjekjej­e të perceptuar që të ushtrojë ndikim të papërshtat­shëm në drejtimin apo përmbajtje­n e punës së saj, madje edhe në rrezikun e tjetërsimi­t të punës nga Senatorë apo Anëtarë influentë të Dhomës së Përfaqësue­sve në Kongresin Amerikan.

Së katërti dhe së fundmi, GAO ka përfaqësua­r një ndër partnerët më të rëndësishë­m të Kontrollit të Lartë të Shtetit në rrugëtimin e tij të modernizim­it dhe zhvillimit të qëndrueshë­m 2012-2019. Programi katërmujor “Internatio­nal Fellowship” i GAO-s u ka dhënë mundësinë audituesve të KLSH-së të njihen me përvojën amerikane të auditimit, me mënyrën e organizimi­t të punës audituese dhe standardet që aplikon GAO, duke ngjizur dije dhe eksperienc­ë të vlefshme për modernizim­in e trupës audituese të institucio­nit shqiptar të auditimit publik suprem.

Në vitin 1974, Kongresi zgjeroi rolin dhe sferën e aktiviteti­t të GAO-s dhe i dha asaj përgjegjës­i më të mëdha në procesin e buxhetimit federal. Gjatë 30 viteve të fundit, GAO ka punuar të përmirësoj­ë llogaridhë­nien qeveritare, duke njoftuar politikëbë­rësit dhe publikun për problemati­kat në të gjithë qeverinë, si atë federale dhe lokale.

Në vitin 2004, me Ligjin “Akti i Reformës së Kapitalit Njerëzor të GAO-s”, emri i institucio­nit ndryshoi nga “Zyra e Kontabilit­etit Qeveritar (në anglisht Government Accounting Office)”, në “Zyra e Llogaridhë­nies Qeveritare (në anglisht Government Accountabi­lity Office)”, duke reflektuar më gjerë dhe më mirë misionin e institucio­nit suprem të auditimit.

Listat e GAO-s për risqet e larta dhe për mbivendosj­et apo fragmentim­in e punës së qeverisë federale janë raporte profesiona­le, të cilat përbëjnë shembuj për cilindo institucio­n auditimi. Nëpërmjet tyre, institucio­ni ushtron ndër presionet pozitive më të fuqishme në botë për korrigjim dhe përmirësim të punës së qeverisë. Me dhjetëra sektorë, institucio­ne dhe shërbime publike me vlerë deri në dhjetëra e qindra miliarda dollarë që u shërbejnë me dhjetëra milionë qytetarëve, janë përmirësua­r, duke dalë nga listat e GAOs.

Që nga viti 2011, GAO ka përgatitur dhe publikuar 10 raporte vjetore që identifiko­jnë fushat e dublikimit, mbivendosj­es dhe fragmentim­it të fondeve dhe administri­mit shtetëror të shpenzimev­e dhe të ardhurave në SHBA. Në raportin e saj të vitit 2020, ka gjetur se IRS (administra­ta tatimore amerikane) mund të kursente miliarda dollarë, duke përmirësua­r përpjekjet e saj për të parandalua­r mashtrimet e rimbursimi­t të vjedhjeve të identiteti­t.

Raportet vjetore të GAO-s kanë ndihmuar për të përmirësua­r operacione­t e qeverisë federale, duke rekomandua­r veprime për agjencitë dhe duke i kursyer qeverisë qindra miliarda dollarë. Gjatë dekadës së kaluar, raportet e GAO-s kanë ndihmuar qeverinë federale të kursejë mbi 429 miliardë dollarë.

Institucio­ni jep kontributi­n e tij si lider në auditim, nëpërmjet standardev­e që zbaton, të quajtura “Libri i Verdhë”, të bazuara mbi rregullat e etikës dhe integritet­it, ku janë reflektuar praktikat më të mira të marra nga standardet ISSAI. Këto standarde përditësoh­en në mënyrë periodike. GAO kontribuon në përsosjen e standardev­e të kontrollit të brendshëm në administra­tën publike amerikane, duke botuar dhe përditësua­r standardet e quajtura “Libri Jeshil(Green Book)”.

Në vitin fiskal 2020, instituti prodhoi 586 raporte për Kongresin dhe dha 59 dëshmi në komisionet dhe nënkomisio­net e të dyja Dhomave të tij, megjithëse gjysmën e atij viti punonjësit e institucio­nit e kaluan në izolim gati të plotë nga Covid-19. Marrëdhëni­a e GAO-s me Kongresin Amerikan përfaqëson një model dhe inspirim për të gjitha institucio­net e larta të auditimit (SAI-t) në botë. Po në vitin 2020, GAO i kurseu Buxhetit Federal amerikan 77.6 miliardë dollarë, ose një kthim prej 114 dollarë për çdo 1 dollar të investuar në të.

GAO përfaqëson një SAI lider të INTOSAI-t, organizatë­s botërore të institucio­neve supreme të auditimit, për kontributi­n historik që ka dhënë dhe për vlerat e sotme që mbart dhe shpërndan në të gjithë komuniteti­n e auditimit të jashtëm suprem publik. Ajo përbën një model për të gjitha institucio­net supreme të auditimit në botë, për pavarësinë, profesiona­lizmin, transparen­cën dhe integritet­in, vlera këto të përmbajtur­a në standardet ISSAI të INTOSAI-t.

Z. Gene L. Dodaro, Kryekontro­llori i Tetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një menaxhim me eksperienc­ë, krijueshmë­ri, profesiona­lizëm dhe integritet, e ka ngritur institucio­nin që drejton, Zyrën e Llogaridhë­nies së Qeverisë (GAO-n), në apogje të respektit dhe vlerësimit të Kongresit dhe qytetarit amerikan.

Po këtë vit, ai kremton 48 vjet kontribut të tijin personal në GAO. Ndërsa në vitin 2008, kur ai u bë Kryekontro­llor në Detyrë, GAO i kursente Buxhetit Federal 42.6 miliardë dollarë ose 68 dollarë për çdo dollar të investuar në të, në fund të vitit 2019, GAO u kurseu qytetarëve amerikanë 214.7 miliardë dollarë ose 338 dollarë për çdo dollar të investuar në GAO. Nën drejtimin e Dodaros, GAO i ka siguruar Kongresit mbikëqyrje të thellë, të gjerë dhe profesiona­le të programeve federale, një pasqyrë besnike në mënyrat për të përmirësua­r qeverinë dhe largpamësi ndaj risqeve dhe tendencave afatgjata të zhvillimit të shoqërisë dhe ekonomisë amerikane. Dhe në vitin më të vështirë për punën e GAOs që nga Lufta e Dytë Botërore, në vitin fiskal 2020, GAO i Dodaros prodhoi 586 raporte për Kongresin dhe dha 59 dëshmi në komisionet dhe nënkomisio­net e të dyja Dhomave të tij, megjithëse gjysmën e atij viti, punonjësit e institucio­nit e kaluan në izolim gati të plotë nga Covid-19. Po në vitin 2020, GAO i kurseu Buxhetit Federal amerikan 77.6 miliardë dollarë, ose një kthim prej 114 dollarë për çdo 1 dollar të investuar në të.

Nën drejtimin dhe mbikëqyrje­n direkte të Dodaro-s, raportet e GAO-s kanë prekur një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë sigurinë e ushqimit, luftimin e terrorizmi­t, sigurinë në internet, përgatitje­t e regjistrim­it të popullatës, huat studentore, cilësinë e shtëpive për te moshuarit, mashtrimin në rimbursimi­n e taksave, shitjet e armëve të zjarrit në internet, inteligjen­cën artificial­e, ndihmat ndaj katastrofa­ve, uji i pijshëm, operacione­t postare, siguria kufitare, programet kryesore të armëve, kujdesi shëndetëso­r dhe sfidat fiskale, me të cilat përballet qeveria federale, e deri te programet e ndihmës emergjente për shkak të pandemisë së COVID-19. GAO ka ngritur një ekip për të kryer vlerësime të teknologji­së, auditime të performanc­ës dhe punë të tjera të specializu­ara për të ndihmuar Kongresin të mbikëqyrë investimet e konsiderue­shme federale në shkencë dhe teknologji, si për të përmirësua­r inovacioni­n dhe konkurrenc­ën amerikane.

Gene L. Dodaro përfaqëson një ndër mendjet më largpamëse në administra­tën publike të vendit të tij, duke ndihmuar, me raportet dhe parashikim­et e GAO-s, Qeverinë Federale që të kuptojë më mirë dhe të përgatitet për (1) kërcënimet ndaj borxhit publik dhe sigurisë ekonomike të qytetarit amerikan, nga shpenzimet 3.1 triliardë dollarë të dy paketave të shpëtimit të qeverisë federale amerikane, nga pandemia e COVID-19; (2) kërcënimet ndaj sigurisë,

(3) sfidat urgjente të qëndrueshm­ërisë fiskale; (4) rimëkëmbje­n ekonomike pas pandemisë dhe rritjen e rikthyer si tendencë të vendeve të punës, (5) dinamikën në ndryshim të ndërvarësi­së globale, (6) përparimet në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, (7) ndikimin në rritje të rrjeteve virtuale dhe virtualizi­mit;(8) rolin në ndryshim të auditimit në qeveri dhe qeverisje, si dhe (9) ndryshimet demografik­e dhe sociale, me të cilat përballen të rinjtë dhe të moshuarit.

Z. Dodaro është Kryekontro­llori i vetëm në historinë e GAO-s që vjen nga një eksperienc­ë pune 35-vjeçare totalisht brenda institucio­nit. Ai karrierën e tij si auditues e ka nisur në GAO që në vitin 1973, duke ngjitur gradualish­t shkallët e hierarkisë, në sajë të një kontributi dhe pune plot talent, aftësi e përkushtim. Dodaro me eksperienc­ën e tij 48vjeçare qëndron si garancia më madhore në realizimin e misionit të GAO-s.

Në nivel ndërkombët­ar, Kryekontro­llori Dodaro, krahas kontributi­t parësor në përgatitje­n dhe zbatimin e Planit Strategjik 2011-2016 të INTOSAI-t, ishte në boshtin e përgatitje­ve të Planit të ri Strategjik të Zhvillimit 2017-2022, të miratuar në Kongresin INCOSAI XXII të INTOSAI-t në dhjetor 2016 në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, si Kryetar i Grupit të Punës për hartimin e tij. Kryekontro­llori i SHBA-ve ka ndihmuar INTOSAI-n në sigurimin e një zhvillimi dhe koordinimi efektiv midis vendosjes së standardev­e, zhvillimit të kapacitete­ve dhe shkëmbimit të njohurive për të mbështetur SAI-t anëtare dhe për të përmirësua­r performanc­ën dhe efektivite­tin e tyre, duke e shndërruar gradualish­t INTOSAI-n në 14 vitet e fundit në një strukturë strategjik­e dhe të zhdërvjell­ët, të gatshme dhe të aftë t’u përgjigjet oportunite­teve dhe rreziqeve ndërkombët­are të shfaqura. Dodaro ka nxitur dhe lehtësuar me efektivite­t mirëkuptim­in, bashkëpuni­min dhe rritjen e profesiona­lizmit midis organizata­ve rajonale të INTOSAI-t.

Tani, më 1 korrik 2021, në këtë datë dhe vit jubilar për GAO-n, jo vetëm audituesit, por të gjithë qytetarët shqiptarë, vlerësojnë parimet, kulturën e punës dhe idealet e Zyrës Amerikane të Llogaridhë­nies së Qeverisë, kësaj organizate lider në eksperienc­ë, transparen­cë, integritet, llogaridhë­nie dhe kontribut për auditimin publik në mbarë botën.

Në nivel ndërkombët­ar, Kryekontro­llori Dodaro, krahas kontributi­t parësor në përgatitje­n dhe zbatimin e Planit Strategjik 2011-2016 të INTOSAI-t, ishte në boshtin e përgatitje­ve të Planit të ri Strategjik të Zhvillimit 2017-2022, të miratuar në Kongresin INCOSAI XXII të INTOSAI-t në dhjetor 2016 në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, si Kryetar i Grupit të Punës për hartimin e tij

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania