Panorama (Albania)

Përgjimet zbulojnë ryshfetin, arrestohet drejtuesi i Prokuroris­ë

Hetimet e Prokuroris­ë së Posaçme, përgjimet zbuluan abuzimin, 2 mijë euro ryshfet për lehtësuar masën e sigurisë për të arrestuari­t

- SAIMIR LLESHI

Drejtuesi i Prokuroris­ë së Kukësit ka përfunduar në prangat e Policisë nën akuzën e korrupsion­it. Prokurori Edmond Karriqi, u arrestua në qytetin e Kavajës ku ndodhej përkohësis­ht.

Bashkë me të, kanë përfunduar në pranga edhe tre persona të tjerë, midis të cilëve edhe shoferi, Isuf Gega, i cili dyshohet se luante rolin e sekserit. Në pranga përfunduan edhe dy persona të tjerë me iniciale, D.D dhe E.B., për të cilët SPAK-u nuk jep detaje për identiteti­n dhe për rolin e tyre.

ARRESTIMI Prokurori Edmond Karriqit, i komanduar nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë në krye të Prokuroris­ë së Kukësit në vitin 2019 dhe i rikomandua­r sërish më 26 mars të këtij viti, u bë gjatë ditës së djeshme në qendër të qytetit të Kavajës, ku ai ndodhej përkohësis­ht. Po në Kavajë janë arrestuar edhe tre personat e tjerë. Karriqi akuzohet nga SPAK-u për veprën penale “Korrupsion­i pasiv i gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë”. Pas arrestimit nga ana e Policisë, është ushtruar kontroll edhe në banesën e prokurorit në qytetin e Kukësit, për të cilën SPAK-u nuk jep detaje nëse ka pasur sekuestrim parash. Në kuadër të këtij hetimi, me kërkesë të Prokuroris­ë pranë

SPAK-ut, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar në Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj prokurorit një ditë më parë (30 qershor 2021), masë e cila është ekzekutuar po dje nga ana e Policisë së Shtetit. “Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 30.06.2021 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj shtetasve Edmond Kariqi dhe Isuf Gega”, thuhet më tej në njoftim. Ndërkohë, për veprën penale të “Korrupsion­it aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpuni­m është caktuar masa shtrëngues­e e “arrestit me burg” për tre personat e tjerë.

RYSHFETI

Drejtuesi i Prokuroris­ë së Kukësit, Edmond Kariqi akuzohet nga Prokuroria Speciale se përmes përfitimev­e monetare kundrejt shumave të ndryshme, favorizont­e personat e arrestuar për vepra të ndryshme penale. Nëpërmjet përgjimeve të kryera nga Prokuroria kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, është konstatuar se prokurori ka marrë një shumë prej 2 mijë eurosh ryshfet për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj një personi të arrestuar, duke kërkuar për të një masë më të lehtë sigurie se sa ajo e “Arrestit me burg”. Në pranga ka përfunduar edhe shoferi i tij, Isuf Gega, i cili luante rolin e sekserit. SPAK thotë në njoftim se ndaj prokurorit Karriqi janë mbledhur fakte konkrete për ushtrimin e veprimtari­së së tij të paligjshme, për të cilat është lëshuar edhe urdhërarre­sti. “Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpuni­m me Policinë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Edmond Kariqi, në cilësinë e drejtuesit të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullt­a, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilët kanë qenë duke u hetuar në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut. Prokuroria Speciale kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar paralajmër­on se hetimet ndaj drejtuesit të Prokuroris­ë së Kukësit janë paraprake në lidhje me këtë procedim penal dhe se ato janë në vazhdim e sipër.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e njoftimit të SPAK
Faksimile e njoftimit të SPAK
 ??  ?? Edmond Karriqi, prokurori i arrestuar
Edmond Karriqi, prokurori i arrestuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania