Panorama (Albania)

Kushtetues­ja hap listat, si do ndryshonin emrat e deputetëve në Kuvend

Si ndryshon lista e deputetëve të rinj nëse vendimi i Gjykatës Kushtetues­e për hapjen 100% të listave do të jepej më herët

- MARIGLEN KUME

Vetëm një javë pasi Kryekomisi­oneri Ilirjan Celibashi shpërndau mandatet e deputetëve për legjislatu­rën e ardhshme, Gjykata Kushtetues­e vendosi hapjen e listave 100%.

Nëse një vendim i tillë do të ishte marrë më herët, atëherë do të kishim një përbërje të Parlamenti­t ndryshe. Shqiptarët treguan se mund të reagojnë kur u jepet mundësia. Këtë provë ata e dhanë me votën preferenci­ale ndaj kandidatëv­e për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Megjithëse vullneti i tyre nuk u reflektua plotësisht për shkak të kufirit që vendosi Partia Socialiste në Kodin Zgjedhor, duke mos e lejuar 100% të hapur listën. Më poshtë do të gjeni dy tabela, një me deputetët e rinj që do të jenë në Parlamenti­n e ri në shtator të këtij viti dhe një tabelë me projeksion­in se si do të ishte Parlamenti nëse listat do të ishin 100% të hapura, pra nëse vendimi i Gjykatës Kushtetues­e për të rrezuar nenin në Kodin Zgjedhor që hap pjesërisht listën. Kështu, në qarkun e Tiranës nëse lista do të kishte qenë e hapur 100%, në shtator socialistë­t do të përfaqësoh­eshin edhe nga Pandeli Majko e Mimi Kodheli, të cilët tashmë nuk do të jenë në shtator. Edhe në Shkodër do të kishte ndryshime në listën e PS-së. Aktualisht Ilir Beqaj, drejtuesi politik i PS-së në atë qark, mbeti jashtë Parlamenti­t, por nëse lista do të ishte 100% e hapur, atëherë Ilir Beqaj në shtator do të ulej sërish në një nga 140 karriget e deputetëve. Në qarkun e Korçës, Partia Socialiste fitoi 6 mandate deputetësh. Nëse lista do të ishte 100% e hapur, atëherë kandidatja e parë në listë dhe ministrja Xhaçka, e cila u rendit e 5-ta, nuk do të ulej në Parlamenti­n e ri. Dy vendet do të zëvendësoh­eshin nga kandidatët të renditur nga Partia Socialiste në numrin 8 dhe në numrin 11.

NDRYSHIMET NË RADHËT E PD

Edhe në kampin opozitar lista e kandidatëv­e që morën mandat do të pësonte ndryshime nëse vendimi i Gjykatës Kushtetues­e do të ishte më herët. Kështu, në qarkun e Tiranës nuk do të kishim deputetë aleatin Vangjel Dule apo Mesila Dodën nga radhët e aleatëve, por do të kishim Oriela Nebiajn, Petrit Dodajn apo Asllan Dogjanin, të cilët morën më shumë vota preferenci­ale. Kandidatët më të votuar në qarkun e Durrësit janë dy individë të cilët janë poshtë listës fituese të PD-së. Në qarkun e Elbasanit nga lista e PD-së do të mbeteshin jashtë 2 kandidatë, Flutura Açka dhe Zheni Gjergji. Por të dyja qëndrojnë në listë për shkak të kuotës gjinore. Ndërsa drejtuesi politik i PD-së në atë qark, Gazment Bardhi, renditet ndër kandidatët me më pak vota në radhët e të zgjedhurve. Luçiano Boçi, i cili ishte jashtë listës fituese të PD-së nëse listat do të ishin të hapura 100%, do të renditej i pari. Boçi do të ulet sërish në Parlament në shtator për shkak se theu herësin. Në qarkun e Fierit nga lista e PDsë do të mbesnin jashtë dy kandidatë që tashmë e kanë fituar mandatin. Ndërkohë, kandidati me më shumë vota, Agron Kapllani, nuk do të ulet në Parlament edhe pse është më i votuari nga demokratët në Fier. E njëjta gjë ndodhi edhe në qarkun e Shkodrës. Bardh Spahiaj, i cili mori më shumë vota preferenci­ale, nuk do të ulet në Parlament për shkak se lista nuk ishte 100% e hapur siç vendosi dje Gjykata Kushtetues­e.

Nëse lista do të ishte 100% e hapur, atëherë kandidatja e parë në listë dhe ministrja Xhaçka, e cila u rendit e 5-ta, nuk do të ulej në Parlamenti­n e ri. Dy vendet do të zëvendësoh­eshin nga kandidatët të renditur nga Partia Socialiste në numrin 8 dhe në numrin 11

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Pandeli Majko
Pandeli Majko
 ??  ?? Agron Kapllanaj
Agron Kapllanaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania