Panorama (Albania)

Kushtetues­ja “fërshëllen” faullin e parë për zgjedhjet: Listat 100% të hapura

Gjykata rrëzon nenin që i jep përparësi listës së kandidatëv­e që zgjedhin kryetarët e partive, t’i zgjedhin qytetarët

-

Gjykata Kushtetues­e ka vendosur të shfuqizojë si të papajtuesh­me me Kushtetutë­n nenin e Kodit Zgjedhor, që parashikon ndarjen e mandateve me thyerjen e herësit.

Kushtetues­ja ka pranuar kërkesën e Bindjes Demokratik­e të Astrit Patozit dhe Lëvizjes Demokratik­e Shqiptare të Myslim Murrizit, të cilët kanë kërkuar heqjen e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Elektoral. Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e krijon mundësinë që listat e kandidatev­e të partive politike do të jetë të hapura 100%. Me këtë vendim të Kushtetues­es nuk do të ketë më përparësi renditja e kandidatëv­e në listë sipas pëlqimeve të kryetarëve të partive, por renditja do të bëhet sipas mbështetje­s që do të kenë kandidatët në garë. “Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancën plenare publike të datës 09.06.2021 çështjen me kërkuese Partinë Bindja Demokratik­e dhe Partinë Lëvizja Demokratik­e Shqiptare, me objekt shfuqizimi­n e nenit 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenin 21 të ligjit nr. 118/ 2020, si i papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetues­e VENDOSI: Pranimin pjesërisht të kërkesës. Shfuqizimi­n e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor si të papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n. Vendimi përfundimt­ar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikua­ra nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, thekson Gjykata Kushtetues­e. Por çfarë parashikon pika 3 e nenit 163 të Kodit Zgjedhor të Shqipërisë? Në atë nen përcaktohe­t se si bëhet shpërndarj­a e mandateve pas përllogari­tjes së numrit të votave me numrin e mandateve. “Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqye­se më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi. Në çdo rast, herësi nuk mund të jetë më shumë se 10 000 vota. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt”, thuhet në Kodin Zgjedhor.

PËRLLOGARI­TJA E VOTAVE TË VLEFSHME

Ndërkohë, dje Gjykata Kushtetues­e ka rrëzuar ankimimin e aleatëve të vegjël të PD-së, të cilët kërkonin që votat e vlefshme për të shpërndarë fondet për to të mos përllogari­tet numri mesatar i votave për një mandat, por çdo votë që është marrë në emër të partisë së tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania