Panorama (Albania)

Vajza e Bashkim Finos emërohet zëvendësmi­nistre për Europën

Posti për Megi Finon u propozua nga Kryeminist­ri Rama. Ajo u aktivizua në zgjedhjet e 25 prillit pasi ndërroi jetë i ati

- Megi Fino Bashkim Fino

Me propozim të Kryeminist­rit Edi Rama, vajza e të ndjerit Bashkim Fino, Megi Fino, është emëruar zëvendësmi­nistre për Europën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi është miratuar dje nga Këshilli i Ministrave, ndonëse në mbledhje nuk ishte propozuesi, pra Kryeminist­ri. Megi Fino u aktivizua në zgjedhjet e 25 prillit publikisht pasi ndërroi jetë i ati. Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste dhe ish-Kryeminist­ër, ndërroi jetë në moshën 59vjeçare për shkak të pasojave që i la infektimi me Covid-19. Në nder të tij, qeveria shpalli 29 marsin ditë zie, ku flamujt në të gjitha institucio­net u ulën në gjysmështi­zë. Bashkim Fino ishte kandidat për deputet për zgjedhjet e 25 prillit. Ai ishte i katërti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit. Ndërkaq, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e drejtuar nga zëvendëskr­yeministri Erion Braçe miratoi edhe dy ndryshime të tjera në qeveri të imponuara nga zgjedhjet e 25 prillit. Kështu, qeveria vendosi dje që të lirojë nga detyra zëvendësmi­nistrin e Infrastruk­turës, Etjen Xhafa. Ky i fundit u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 prillit, kandidoi në qarkun e Tiranës dhe më konkretish­t në zonën e Kavajës.

Ndërsa vendimi tjetër i imponuar nga zgjedhjet e fundit ishte lirimi nga detyra i zëvendësmi­nistrit të Mbrojtjes, Petro Koçi. Ky i fundit u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit. Që prej vitit 2014 Petro Koçi mbante postin e zëvendësmi­nistrit të Mbrojtjes. Ndërkohë ai do të rikthehet në Parlament pas një shkëputjej­e që nga viti 2009. Ky është mandati i 4-t për Petro Koçin që zgjidhet si deputet i Parlamenti­t shqiptar. Për herë të parë Koçi u bë ligjvënës i Shqipërisë në vitin 1997-2001, më pas rikandidoi në vitin 2001 dhe mbajti mandatin e deputetit deri më 2005ën.

Qeveria vendosi dje që të lirojë nga detyra zëvendësmi­nistrin e Infrastruk­turës, Etjen Xhafa. Ky i fundit u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 prillit, kandidoi në qarkun e Tiranës dhe më konkretish­t në zonën e Kavajës. Ndërsa vendimi tjetër i imponuar nga zgjedhjet e fundit ishte lirimi nga detyra i zëvendësmi­nistrit të Mbrojtjes, Petro Koçi

Ndërsa në zgjedhjet e 2005-ës ishte mandati i 3-të që mori kur në krye të PS-së ishte Fatos Nano. Ndërsa me ardhjen e Edi Ramës në krye të PS-së, Koçi nuk u kandidua në listat e PS-së. Ky i fundit më pas hapi partinë e tij, por megjithatë nuk arriti që të futej në Parlament.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania