Panorama (Albania)

Qesharake, Këshilli Bashkiak i Vlorës, mbledhje në bulevard

Leli: Mbledhja duhet të bëhet dhe me dakordësin­ë time

- Dritan Leli

Ngërçi në Bashkinë e Vlorës vijon të thellohet më shumë. Ditën e djeshme ka dështuar mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Vlorës me kryebashki­akun Leli. Anëtarët e Këshillit Bashkiak shkuan për të zhvilluar mbledhjen në teatrin “Petro Marko”, por si edhe më parë, dera ishte mbyllur dhe kryebashki­aku nuk ishte i pranishëm, pa,i siç kishte njoftuar, kërkonte që mbledhja të bëhej online. Por Këshilli Bashkiak i Vlorës ishte i bindur për të zhvilluar mbledhjen me prani fizike dhe në trotuarin ngjitur sollën karrige dhe tavolina për zhvillim e saj, ku morën disa vendime. Ndërkohë, kryebashki­aku Dritan leli, përmes një postimi në “Facebook”, shpjegoi se ai ka kërkuar që mbledhja të zhvillohej në datë 29, por këshilli e vendosi në datë 30 pa asnjë sqarim. Më tej ai thotë se mbledhjet e Bashkisë duhet të përcaktohe­n me dakordësin­ë paraprake të kryebashki­akut për të qenë prezent. “Dua të njoftoj ju pjesëmarrë­sit dhe qytetarët e Vlorës. I kam dërguar dje një letër kryetares së Këshillit Bashkiak ku e kam informuar se në përgjigje të kërkesës suaj me nr. 9824, datë 24 qershor, ju është kërkuar të caktoni datën 29 për mbledhje të Këshillit të Bashkisë, të cilën ju e keni refuzuar duke caktuar pak orë pas kërkesës time datën 30 qershor, pa asnjë sqarim. Me një kërkesë tjetër u është bërë me dije se për një aktivitet të organizuar më parë, kryebashki­aku nuk mund të marrë pjesë në mbledhjen e 30 qershorit. Pavarësish­t mungesës, administra­ta e bashkisë dhe nënkryetar­i do të jetë prezent në mbledhjen e datës 30 qershor, siç jemi tani, e shtyva këtë aktivitet. Kjo mbledhje nuk mund të zhvillohet veçse online, pasi janë në fuqi masat e përcaktuar­a nga grupi i ekspertëve. Në rastin konkret, përgjegjës­ia ligjore për organizimi­n e Këshillit Bashkiak i takon administra­tës dhe kryebashki­akut, ndërkohë që sjellim në vëmendjen tuaj se përgjegjës­ia e organizimi­t të eventeve ndryshe nga ajo që parashtrua­r më lart, u takon organizato­rëve. Ju rikujtojmë që datat për mbledhjen e Bashkisë duhet të përcaktohe­n me dakordësin­ë paraprake të kryebashki­akut për të qenë prezent”, tha Leli.

 ??  ?? Dje, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës
Dje, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania