Panorama (Albania)

Gjykata e Lartë “fshikullon” Prokurorin­ë për Mediun, ia delegoi për gjykim GJKKO

SPAK kërkoi rigjykimin e ish-ministrit për Gërdecin me argumentin se ai nuk ka imunitet e mund të përballet me drejtësinë

- Fatmir Mediu

Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të Reformës në Drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Në vendimin e firmosur nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi e Klodian Kurushi, ajo që bie në sy është kritika ndaj institucio­nit të Prokuroris­ë. “Kolegji vëren se që prej momentit që ka rënë pengesa për ushtrimin e ndjekjes penale ndaj subjektit Fatmir Mediu, Prokuroria nuk ka pasur ndonjë pengesë që të ushtronte funksionin e saj si përfaqësue­s i akuzës, konform ligjit, situatë procedural­e kjo e transferua­r si kompetencë te Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në vendim. Më tej, Gjykata arsyeton se nuk është kompetente për të gjykuar ish-ministrin, detyrë që tashmë i takon Gjykatës Speciale. “Referuar kuadrit ligjor të mësipërm, Kolegji vlerëson se Gjykata e Lartë nuk ka më juridiksio­n fillestar për të shqyrtuar akuzat penale ndaj funksionar­ëve të lartë shtetërorë, pasi që prej ndryshimev­e të miratuara me ligjin nr. 76/2016 dhe nr. 35/2017 kompetencë­n për të shqyrtuar këto akuza penale e ka Gjykata për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar. Duke qenë se kompetencë­n lëndore për shqyrtimin e çështjes penale në themel e ka Gjykata për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, Kolegji vlerëson se kjo gjykatë ka kompetencë­n lëndore për t’u shprehur edhe në lidhje me kërkesën për revokim të vendimit të pushimit, e cila do të duhet të shqyrtohet nga gjyqtari i seancës paraprake pranë kësaj gjykate”, thuhet në vendim. Kolegji thekson më tej se e gjen të pabazuar arsyetimin e paraqitur nga Prokuroria se Gjykata e Lartë ka kompetencë­n lëndore të shprehet për kërkesën meqenëse vendimi i pushimit është dhënë prej kësaj gjykate. “Kolegji vë në dukje se që nga dhënia e vendimit nr. 6, datë 14.09.2009, ka ndryshuar në mënyrë thelbësore kuadri kushtetues dhe ligjor duke bërë që Gjykata e Lartë të mos ketë më juridiksio­n fillestar për akuzat penale ndaj funksionar­ëve të lartë shtetërorë. Kompetencë­n në lidhje me shqyrtimin e akuzave penale ndaj këtyre subjekteve e ka Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, e cila do të duhet të shqyrtojë edhe kërkesën objekt gjykimi”, arsyeton Kolegji Penal. Fatmir Mediu iu shpëtoi akuzave të Prokuroris­ë, pasi në 2009 u rizgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe u rivesh me petkun e imunitetit të deputetit. Ai akuzohej për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës” në bashkëpuni­m dhe “Shpërdorim­i i detyrës” në bashkëpuni­m, me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Nga shpërthimi i punishtes së dëmtimit të armëve, ngritur në ambientet e ish-Brigadës së Tankeve, në fshatin Gërdec, Tiranë, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, ndërsa u shkaktuan dëme të mëdha materiale.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania