Panorama (Albania)

Për 14 vite, një kontroll rezultoi me probleme, 13 pa probleme

-

Në tabelën e kontrollit aritmetik dhe logjik, jepen shpjegime të detajuara, të shënuar me “flamur të kuq”, për atë që ka rezultuar me probleme, në 14 vite. “Subjekti Zegjine Sollaku rezulton me burime të pamjaftues­hme për të mbuluar shtesën e aseteve në vitin 2013, në shumën 87,675 lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar. Në vitin 2013, subjekti deklaron një pagesë në vlerën 60 mijë dollarë ndaj një kompanie ndërtimi për një apartament 3+1 të porositur në vitin 2001. Në vitin 2005 ajo sqaron se pagesa prej 60 mijë dollarësh lidhej me blerjen e dy apartament­eve me sipërfaqe 135 metër katror dhe 60 metër katror, si dhe një garazhi në Tiranë, prona të cilat vlerësohen në total me 8,682,000 lekë. Në vitin 2008, subjekti deklaron pagesën e një kësti të mbetur prej 30 mijë eurosh ndaj një kompanie ndërtimi për një apartament, për të cilin shpjegon se e ka deklaruar një vit më parë. Megjithatë, në deklaratën e vitit 2007 nuk rezulton të jetë deklaruar as apartament­i dhe as vlera e plotë e tij. Në vitin 2016, subjekti deklaron shitjen e një apartament­i prej 52.3 metër katror në kompleksin ‘Xixa’ në Golem, me vlerë 2,000,000 lekë, i cili nuk rezulton të jetë deklaruar në vitet e mëparshme. Në vitin 2009 deklarohet një automjet ‘Mercedez Benz’, në pronësi të subjektit tregtar të bashkëshor­tit, me shumën 42 mijë euro, e cila nuk është përfshirë në analizë, pasi duhet të pasqyrohet në bilancin e biznesit. Në vitin 2013 deklarohet kredi bankare në shumën 193 mijë euro, e përdorur për blerjen e apartament­eve nga ‘TID’ sh.p.k., si dhe për nevoja të biznesit të bashkëshor­tit, nuk është e qartë sa është përdorur për biznes dhe sa për blerjen e apartament­eve” përshkruhe­t në tabelë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania