Panorama (Albania)

Katër persona u vranë në Velipojë për shkak të shezlongëv­e

-

Operacioni vjen pas vrasjes së katërfshit­ë në Velipojë pak ditë më parë. Policia e Shtetit bëri me dije se grupe të shumta të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të mbështetur­a edhe nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë ushtruar kontrolle në 157 subjekte në total, ku janë sekuestrua­r 582 shezlongë, si dhe 257 çadra, pjesa më e madhe e tyre në qytetin e Durrësit. Nga bilancet e Policisë rezulton se qytetin i Pogradecit ishte më korrekti në zbatimin e ligjit në këtë drejtim. AKSIONI NË DURRËS

Policia bëri me dije se aksioni i kontrollev­e në vijën bregdetare drejtohej veçanërish­t ndaj subjekteve apo personave që nuk ishin konfirmuar nga “eAlbania”. Task-forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH-së, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariat­it të Policisë Durrës dhe Stacioni

Kontrollet e shumta në vijën bregdetare vijnë pas masakrës së ndodhur në Velipojë mëngjesin e 27 qershorit, ku katër persona mbetën të vrarë pas përplasjes me armë zjarri për shkak të shezlongëv­e dhe çadrave. Familja Ferracaku kishte marrë lejen e shfrytëzim­it të tyre nga ana e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ndërsa familja Gocaj i menaxhonte ato prej disa vitesh. Ky ishte shkaku i ngjarjes së rëndë.

i Policisë Plazh, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit e Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të djeshëm nisën aksionet në plazhet e kësaj bashkie. Kontrolli ka filluar nga Përroi i Agait në drejtim të vendit të quajtur “Plepa” dhe kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare. Nga këto kontrolle të ushtrua në 30 subjekte, janë evidentuar 7 parcela pa leje ku janë hequr rreth 290 shezlongë dhe rreth 141 çadra.

VLORË Sa i përket qarkut të Vlorës, kontrollet kanë filluar nga Zvërneci deri në Ksamil, ku janë kontrollua­r 37 subjekte, janë evidentuar 5 parcela pa leje dhe janë hequr rreth 95 shezlongë dhe rreth 20 çadra. Operacioni vijon pa probleme.

LEZHË-POGRADEC Nga kontrollet në vijën bregdetare të zonës së Lezhës, kryesisht përgjatë shëtitores “Willson” në Shëngjin, janë verifikuar 36 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje. Edhe në vijën liqenore të Pogradecit pas kryerjes së kontrollev­e në 24 subjekte nuk është evidentuar asnjë shkelje.

FIER Prej mëngjesit të djeshëm, task-forca ka ushtruar kontrolle edhe në plazhet e Semanit, Darzezës dhe Divjakës në qarkun e Fierit. Në këto plazhe janë evidentuar 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje, ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.

SHKODËR Gjatë gjithë vijës bregdetare në Velipojë janë verifikuar 27 subjekte, 2 prej të cilave kishin zënë më shumë hapësirë publike nga sa parashikoh­ej nga leja përkatëse në “e-Albania”. Në këto 2 subjekte janë hequr 40 shezlongë dhe rreth 20 çadra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania