Panorama (Albania)

U arrestua me 17 kg heroinë, lihet në burg shoferi

Zbardhet dëshmia: S’kam pasur dijeni për lëndën narkotike, isha i punësuar

-

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Sulo Pajon, 55-vjecari nga Vlora që u arrestua pak ditë më parë pasi tentoi të trafikonte heroinë drejt Malit të Zi. Trupi gjykues pranoi kërkesën e prokurorit Sokol Nishani, i cili kërkoi të vlerësohej i ligjshëm arrestimi i 55-vjecarit dhe të vendosej si masë sigurie për të ajo e “Arrestit në burg”. Vetë i akuzuari ka mohuar akuzat duke u vetëdeklar­uar i pafajshëm, ndërkohë që avokati mbrojtës i shoferit të kamionit ku u gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë kërkoi masë më të lehtë sigurie për të me argumentin se nuk do të largohej nga vendi dhe do të jetë në dispozicio­n të prokuroris­ë. “Nuk kam pasur dijeni për lëndën narkotike. Unë jam shofer kamioni, jam i punësuar. Skam asnjë lidhje, jam i pafajshëm”, është shprehur shkurtimis­ht para togave të zeza 55-vjeçari nga Vlora.

HETIMI Policia e Shkodrës dhe konkretish­t sektori i Antidrogës kishte informacio­ne për një grup kriminal që trafikonte heroinë nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ndaj edhe po mbante nën vëzhgim 55-vjeçarin nga Vlora. Në momentin që kamioni që ai drejtonte ka mbërritur në pikën kufitare të Hanit të Hotit agjentët i kërkuan të shkonte te pika e kontrollit. “Kishim informacio­n se një grup kriminal trafikonte heroinë nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Në rrugë operative kishim marrë informacio­n se në kamion ndodhej një sasi e madhe lënde narkotike, ndaj edhe urdhëruam që të kontrolloh­ej kamioni. Zbuluam se në serbatorin rezervë ishin fshehur disa pako me lëndë narkotike që rezultoi heroinë. Nuk ishim të sigurt nëse ishte vetëm kjo sasi apo ishte fshehur edhe në pjesë të tjera të kamionit dhe kërkuam që kamioni të shkonte në Portin e Durrësit, pasi aty ndodhet skaneri modern”, thuhet nga agjentët e Antidrogës së Shkodrës, deklarata që ndodhen në dosjen e prokuroris­ë. KONTROLLI SPECIALIZU­AR Më datë 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpuni­m me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullont­e për në drejtim të Malit të Zi. Për një kontroll më të specializu­ar kamioni është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrollua­r nga task-forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit Durrës dhe autoritete­t doganore të Portit Durrës. Nga kontrolli i specializu­ar rezultoi se në kamion kishte të fshehur rreth 17 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar heroinë. Nga veprimet e para hetimore është arrestuar ne flagrance drejtuesi i kamionit ku u gjet lënda narkotik. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plote të këtij rasti, identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë ne këtë tentativë për trafikim të drogave të forta”, thuhet në komunikatë­n e Policisë. l.m

 ??  ?? Kamioni ku ishte ngarkuar sasia prej 17 kg heroinë
Kamioni ku ishte ngarkuar sasia prej 17 kg heroinë
 ??  ?? Heroina e sekuestrua­r në portin e Durrësit më 26 qershor
Heroina e sekuestrua­r në portin e Durrësit më 26 qershor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania