Panorama (Albania)

Dronë inteligjen­të edhe për tokat bujqësore

Rama: Nga janari investuam 146 milionë euro për fermerët

-

Pilotët ajrorë ose dronët superintel­igjentë që thuhet se i kanë kushtuar qeverisë 8 milionë euro nuk do të përdoren vetëm për monitorimi­n e rrugëve, në ndihmë të Policisë së Shtetit, por edhe për tokat bujqësore. Këtë e bëri të ditur Kryeminist­ri Edi Rama, në takimin me të rinj nga Universite­ti i Bujqësisë, të cilëve u shpalosi planet për këtë sektor. “Me dronët superintel­igjentë do të mundemi të kemi informacio­n të plotë për sipërfaqen e tokës së punuar në Shqipëri dhe të kemi fotografi ajrore të detajuara deri në cm e fundit që të na tregojë jo vetëm sa sipërfaqe të punuara kemi sot, por edhe çfarë kulturash kemi në çdo metër katrorë. Për të mundur të lehtësojë maksimalis­ht edhe ndërveprim­in e tmerrshëm me Kadastrën tuajën dhe të kadastrës me ju, duke pasur qartësi për çdo parcelë. Ronald Regan gjithmonë përsëriste një anekdote dhe thoshte që nëntë fjalët më të tmerrshme në anglisht janë nga qeveria dhe kam ardhur për t’u ndihmuar. Me këtë donte të thoshte se është individi në radhë të parë që vendos për fatin e vet dhe qeveria është aty për të ndihmuar dhe për të mbështetur çdo individ që e tërheq qeverinë nga mbrapa. Kjo ka një vlerë të drejtpërdr­ejtë si koncept kur vjen puna te bujqësia. Nëse fermerët nuk e tërheqin qeverinë nga mbrapa nuk ka sukses. Nëse fermerët e tërheqin qeverinë, qeveria vihet në provë”, nënvizoi Kryeminist­ri, duke shtuar se me tre dronët që janë në proces negocimi do të ndryshojnë rrënjësish­t mënyrën se si shteti do të mbledhë informacio­n për territorin në kohë reale dhe se si mund të bëhet transparen­cë pa nxjerrë asnjë inspektor në rrugë. Rama nuk la pa përmendur investimet e fundit të qeverisë, veçanërish­t atë të naftës pa akcizë për punimin e tokave bujqësore. “Duke filluar nga janari Shqipëria rurale keni në dispozicio­n 146 milionë euro, falë AZHBR-së që ka arritur të krijojë një besueshmër­i dhe një besim të drejtpërdr­ejtë me KE-në. 146 milionë euro janë një shifër shumë e madhe, por kërkojnë organizim shumë të mirë. Po ashtu, sistemet e informacio­nit janë shumë të rëndësishm­e. Skema jo vetëm që nuk do të ndërpritet, por do të shtohet në mbështetje financiare. Nëse sot ne kemi vënë në shërbim të fermerëve naftën pa akcizë 10 milionë, në 2025-ën të kemi shkuar në 50 milionë. Nuk kemi fushatë. Sot unë flas këtu në emër të një force që ka marrë mandatin të vazhdojë. Në 2025ën jemi ne që do të japim llogari. Ky është objektivi”, nënvizoi kreu i qeverisë. Investimet në sektorin bujqësor dhe paratë e vëna në dispozicio­n për to janë rritur e për pasojë Rama shprehu dhe ambicien për të disafishua­r eksportet bujqësore. “Objektiv ambicioz për të shkuar në vitet e ardhshme në 1 miliard eksporte bujqësore, sot jemi 400, kur e nisëm ishim me pak se gjysma e 400-ës”. Falë sistemit të integruar të qeverisë, sipas Kryeminist­rit, çdo para e vënë në dispozicio­n të fermerëve shkon vetëm në xhepat e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania