Panorama (Albania)

EliminuanG­jermaninë, një natë në hotel me gratë si shpërblim

Futbollist­ët e “Tre Luanëve” takohen në një hotel sekret përpara Ukrainës

-

Futbollist­ët e kombëtares angleze kanë shijuar një natë me familjet e tyre si shpërblim për eliminimin e Gjermanisë në 1/8-at.

“Tre Luanët” kanë lënë bazën e kombëtares së tyre, ku u rikthyen menjëherë pas fitores ndaj “Pancerave” 20 mbrëmjen e së martës, për të takuar gratë, të fejuarat apo të dashurat në një vend sekret përpara se të nisin përgatitje­n për çerekfinal­en kundër Ukrainës, e cila do të luhet në “Olimpico” të Romës ditën e shtunë. DISA ORË ME FAMILJET

Një burim pranë skuadrës tha për “The Sun”: “Bëhet fjalë për vetëm disa orë dhe ato do të mjaftojnë për ta kualifikua­r skuadrën në raundin tjetër. Ata duhet të shohin familjet e tyre. Garet Sauthgejt e ka vlerësuar gjithnjë si shumë të rëndësishë­m rolin që familjet luajnë për të ndihmuar skuadrën që të shpalosë të gjithë potenciali­n e saj. Ata kanë qenë në fushë gjatë gjithë turneut deri tani dhe ka qenë me të vërtetë e vështirë. Në ndeshjen e fundit kundër Republikës Çeke, ata u lejuan të kishin një kontakt të vogël brenda stadiumit ‘Wembley’, por këtë herë do të jetë një takim i vërtetë me familjet”.

Një tolerim i tillë, bie në kundërshti­m me udhëzimet e UEFA-s për të mos pasur kontakt të jashtëm gjatë muajit të turneut. Por, Anglia i kishte marrë të gjitha masat për këtë gjë dhe gratë e futbollist­ëve dhe familjet e tyre kishin në dorë një test negativ përpara takimit, i cili është mbajtur në një hotel. Duke folur përpara Europianit në lidhje me këtë temë, Garet Sauthgejt tha: “Do të jetë një akses i kufizuar. Dhe ne duhet ta pranojmë se për disa futbollist­ë do të jetë më e vështirë se për disa të tjerë që të qëndrojnë larg njerëzve të tyre të dashur. Ne e dimë që të gjithë do të reagojnë ndryshme ndaj kësaj”.

 ??  ?? Megan Pikford, gruaja e portierit të Anglisë, Xhordan Pikford
Megan Pikford, gruaja e portierit të Anglisë, Xhordan Pikford
 ??  ?? Sasha Atud, e dashura modele e Xhek Grilish
Sasha Atud, e dashura modele e Xhek Grilish

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania