Panorama (Albania)

Gjumë në pishinë dhe gara, ja si Italia i pret belgët

-

Flluska e Koverçanos nuk po shpërthen, edhe pse ekipi përfaqësue­s italian ka thuajse një muaj i grumbullua­r. Kangjellat janë hapur kur grupit i është dashur të spostohet ose për të shkuar në pishinën ku çlodhja gërshetohe­t me ushtrimet e posaçme. Duke qenë se dalja nuk lejohet për shkaqe të lidhura me pandeminë, Roberto Mançini po bën gjithçka për të mbajtur lart humorin e djemve të tij. Për këtë qëllim, trajneri i ka ulur kufizimet për përdorimin e celularëve dhe rrjeteve sociale ku lojtarët mund të postojnë, por pa cenuar privatësin­ë e grumbullim­it. Në lojërat me raketa MançiniDe Rosi janë të pathyeshëm, teksa kur kalohet te pingpongu janë Lokateli dhe Pesina që bëjnë ligjin. Për të tjerët, kur kanë fat, gjejnë kënaqësi te bilardoja dhe loja me shigjeta. Sa për lojërat me letra, aq të dashura deri disa vite më parë, nuk ka gjurmë. Në 2021 nuk luan më askush.

DHOMA “PLAYSTATIO­N” – Leximi dhe videolojër­at janë një tjetër kohë kalim. Florenci, që pak para turneut humbi shokun e dhomës Pelegrini, është i vetmi që arrin të konkurrojë me dyshen BelotiImob­ile që janë të vetmit që flenë së bashku, teksa të tjerët kanë dhoma personale. Ka zëra për Di Lorencon që është gjenial në lojën “Callofduty”. Te librat, më të fokusuar janë të “veteranët” e grupit, me Kielinin dhe Sirigun në krye. Edhe Imobile është pikasur duke lexuar një libër të Roberto Savianos, ndërkohë që Pesina, Raspadori dhe Mertet i janë përkushtua­r më shumë studimit pasi kanë provimet e universite­tit.

ÇIRO NË SHËNJESTËR – Në kombëtare të gjitha janë miq e kur duhet të ndalojnë, e bëjnë përpara një seriali. Insinje është më i përkushtua­r në këtë aspekt pasi nuk preferon videolojër­at. Një kohëkalim i numrit 10 janë shakatë. Gjatë gjithë grumbullim­it po persekuton Imobilen të cilin e tremb sa herë që mundet. Gjithçka dokumentoh­et nga kamera e telefonit të Verratit dhe më pas postohet në rrjete. “Do të më pushojë zemra ndonjë ditë sepse trembem shpejt”, deklaronte vetëm një ditë më parë bomberi i Lacios, i cili, dukshëm, nuk trembet nga mbrojtësit rivalë.

SKARË SI NË SHTËPI – Grumbullim­i “axurr” ka edhe ritualet e veta. Muzika popullore napolitane është e dëgjueshme edhe nga larg, teksa pas çdo ndeshjeje lojtarët dhe stafi mblidhen përpara dy televizorë­ve 60-polësh, ndërkohë që në skarë piqen gjithfarë mishrash. Pas fitores me Austrinë, i ftuar special ishte Çiro Oliva, që me furrën e tij personale përgatiti pica napolitane për të gjithë grupin. Muzikën, shumicën e kohës, e vendos Florenci i cili pas dëmtimit ka marrë rolin e “DeeJay”-t. Ritmi në çdo spostim përcaktohe­t nga lojtari i Romës. “Është fantastik”, tregon Pesina kur i duhet të komentojë muzikën e mbrojtësit.

GJUMË NË UJË – Në kushte normale, skuadra do të kishte gjysmë dite pushim pas çdo ndeshjeje, por në epokën e pandemisë, kjo nuk lejohet. Për këtë arsye, stafi i kombëtares italiane ka gjetur mënyra për të çlodhur dhe argëtuar lojtarët. Saunat në temperatur­a shumë të ulëta apo puna në pishinë me ujin në 35 gradë janë të preferuara­t, siç e dëshmojnë edhe fotot e Belotit që duket se e ka zënë gjumi në pishinë. Gjithçka ndodh nën vështrimin e mjekëve, ndërkohë që në sfond mund të ketë muzikë. Jo nga ajo që zgjedh Florenci, sepse përndryshe nuk të zë gjumi.

 ??  ?? Beloti në pishinë
Beloti në pishinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania