Panorama (Albania)

SI PERFITOHET

Të përndjekur­it, skema për rishikim pensioni

-

Si ndryshon skema e pensioneve për ish-të përndjekur­it dhe personat në internim e dëbim. Rastet kur mund të rishikohet masa e pensionit dhe si aplikohet për të përfituar. Sqarimi zyrtar

Personat, të cilët kanë qenë të internuar apo të dëbuar gjatë regjimit komunist, do të trajtohen me pensione të posaçme.

Një gjë e tillë është e përcaktuar edhe në ligj, por mospërgati­tja e VKM-së nga ana e Këshillit të Ministrave ka mbajtur pezull procesin. Në 2015-n u ngrit një grup i posaçëm pune, por drafti i hartuar prej tyre nuk e pa dritën e botimit. Gati 6 vite me vonë, diskutimi është rihapur sërish.

NISMA Gjatë një takimi me grupet e interesit, kryetarja e Autoriteti­t të Dosjeve, Gentiana Sula, tha se do të përgatitet një propozim për pensionet e të internuarv­e, ku veç të tjerash do të sugjerohet edhe rregullimi i kuadrit ligjor përkatës, që u mundëson të ardhura të internuarv­e në diktaturë. “Problem i rëndësishë­m, me të cilin hasen ishtë përndjekur­it sot dhe trashëgimt­arët e tyre, janë edhe dosjet e të internuarv­e, në shumë raste me mungesa në dokumentac­ion. U propozua që dosjet e të internuarv­e të mund të kalohen përmes bashkëpuni­mit ndërinstit­ucional dhe VKM-së përkatëse, që ndihmon plotësimin e dokumentac­ionit të kërkuar dhe përshpejto­n dhënien e dëmshpërbl­imeve të internuarv­e në kampe me tela me gjemba. Po ashtu, do të përgatitet një propozim për pensionet e të internuarv­e, ku sugjerohet edhe rregullimi i kuadrit ligjor përkatës, që u mundëson të ardhura të internuarv­e në diktaturë.

Autoriteti e ka pjesë të punës së përditshme shërbimin e dokumentac­ionit ish-të përndjekur­ve dhe familjarëv­e të tyre, për arsye pensioni, dëmshpërbl­imi etj. Përballja e përditshme me qytetarët dhe problemati­kat e hasura prej tyre në vite nxitën një takim të tillë, me dëshirën e lehtësimit të procedurav­e dhe shkurtimit të kohës së përfitimit të dëmshpërbl­imit një kategorie shoqërore të dinjitetsh­me, së cilës i detyrohet dhe mban përgjegjës­i shoqëria e sotme shqiptare”, thuhet në njoftimin e ndarë në rrjetet sociale.

RIVLERËSIM­I

Në përgjigje të interesit të qytetarëve, për ata pensionist­ë, të cilët disponojnë dokumente shtesë lidhur me periudhën e internimit apo dëbimit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se mund të bëjnë kërkesë për rivlerësim­in e masës së përfitimit. “Bazuar në nenin 84, te ligjit nr. 7703, datë11.05.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, ju keni të drejtë të kërkoni rishqyrtim të llogaritje­s së pensionit, sa herë që mendoni se i plotëson kushtet për më shumë përfitim. Kërkesa për rishqyrtim përfitimi (pensioni) bëhet vetëm online në portalin e e-albania, nga vetë pensionist­i ose një person i autorizuar prej tij, te shërbimi ‘Kërkesë për rishqyrtim përfitimi (pensioni’). Dokumentet origjinale shtesë që mund të keni (që vërtetojnë periudhat e përndjekje­s politike), së bashku me një kopje të aplikimit duhet të dërgohen me postë në adresë të DRSSH ku ndodhet dosja juaj e pensionit”, sqaron ISSH.

DOSJET

Nga të dhënat zyrtare mësohet se kategoria e internim-dëbimeve përbëhet nga dy nënkategor­i, ajo e të dënuarve me internim në kampe me tela me gjemba përpara vitit 1954 dhe nënkategor­ia e të internuarv­e pas 1954. Në Ministrinë e Drejtësisë janë të protokollu­ara rreth 6000 dosje që bëjnë pjesë në nënkategor­inë e internim-dëbimit dhe 2000 dosje të tjera që i takojnë nënkategor­isë së të dënuarve në kampet me tela me gjemba.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania