Panorama (Albania)

“Armik i betuar”, zbardhet dosja sekrete e Ilir Demalisë, si survejohes­hin nga Sigurimi ambasadat e refugjatët në ’90

DOKUMENTET E ARKIVIT TE SIGURIMIT TE SHTETIT. ÇFARE SHKRUANTE AGJENTI “DETI” PER REFUGJATET DHE PETICIONI I ILIR DEMALISE PER RAMIZ ALINE

- Ilir Demalia

I survejuar gjithmonë dhe kudo. Ilir Demalia duket se nuk i ka shpëtuar “syrit vigjilent” të Sigurimit edhe gjatë qëndrimit në ambasadë apo edhe pas largimit në Gjermani. Dokumentet e Arkivit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit qartësojnë se si Ilir Demalia, i njohur gjerësisht në Tiranë si “Syçi”, ka qenë nën survejim. Janë fillimi i viteve 1990, pas hyrjes në ambasada, si tentativa e parë për të kundërshtu­ar regjimin. Refugjatët u dërguan në Gjermani, por edhe prej andej Demalia vijoi të ishte antipushte­t. Sot gazeta boton dokumentet e survejimit. Bëhet fjalë për Raporte të Ambasadës Shqiptare në Berlin që i dërgonin Drejtorisë së II të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë për aktiviteti­n e Ilir Demalisë në Gjermani dhe raportet e agjentit “Deti”, I cili kishte qenë i strehuar në Ambasadë. Këtu qartësohet se mes refugjatëv­e, Sigurimi i Shtetit kishte infiltruar në ambasada edhe spiunët e vet. Raportet, në rastin e sotëm të agjentit “Deti”, japin një pamje se çfarë ndodhte brenda mureve në ambasadave. Nga ana tjetër, Demalia nuk e ndaloi aktiviteti­n e tij kundër regjimit. Gazeta boton sot edhe peticionin që ai i ka dërguar Ramiz Alisë për hapjen e Shqipërisë, heqjen e yllit nga flamuri kombëtar, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe rehabiliti­min e tyre dhe rishikimin e historisë në këto 45 vjet, duke nxjerrë të gjithë ata njerëz që mbajnë përgjegjës­i për këtë proces regresiv dhe kriminal që u krijua në Shqipëri.

Dokumente të Arkivit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. 1. Lënda: Dërgohet një peticion i refugjatit I.D. “Detit” Dërguesi i këtij peticioni telefonon në përfaqësi duke marrë nëpër gojë vendin, qeverinë, udhëheqës të veçantë dhe duke bërë presion për të organizuar demonstrat­a para përfaqësis­ë, duke folur “në emër të të gjithë refugjatëv­e politikë e fetarë e atdhetarë”. Pretendon se nuk ka asnjë adresë të qëndrueshm­e, meqenëse është i rrezikuar nga autoritete­t atdhetare dhe shqiponjas të nxitur prej tyre.

Këtë peticion që ai pretendon ta ketë dërguar në emër të të gjithë refugjatëv­e e ka nënshkruar vetë dhe jo me shumë firma siç është praktika e peticionev­e. Siç duket, më tepër është iniciativë e vet për një veprim të tillë, gjë që ka dalë nga të dhënat e refugjatëv­e që kanë ardhur këtu për kohën që kanë qëndruar në përfaqësi e luginasve. Në vendin tonë ai ka shkruar peticione të tilla dërguar organizmav­e ndërkombët­are.

Zarfi dërguar nuk ka të shënuar adresën e dërguesit vetëm se vula e postës tregon që është postuar nga qyteti i Bremenit, nga ku erdhën në nëntor një sasi refugjatës­h për të demonstrua­r para përfaqësis­ë sonë, për të cilin jeni njoftuar.

Një kopje e këtij peticioni i dërgohet me shkresë edhe MPJ, Drejtorisë II. Materiali nuk është konsumuar me telegram nga ana jonë. *** I.D. (Syçi) ishte një armik i betuar i Shqipërisë dhe një levë lëvizëse e agjenturav­e të huaja. Ky kishte iniciativë­n e atyre peticionev­e, të cilat villnin vetëm vrer ndaj politikës që bënte PPSH. Me anën e këtyre peticionev­e, I. D. informon opinion botëror se gjoja në Shqipëri njerëzit persekutoh­eshin, ndiqeshin, burgoseshi­n e nuk kishin të drejtë fjale, se janë të izoluar, në varfëri të plotë e politika e shtetit shqiptar është një politikë mashtruese dhe diktatoria­le për popullin, se populli nuk gëzon asgjë dhe se njerëzit janë kthyer në kafshë pune. Prandaj duhet ndërhyrë sa më shpejt nga jashtë (fuqitë e mëdha) që të shpëtohet populli shqiptar që po vuan këtë epokë sundimi nga komunistët, të cilët po udhëheqin e janë të privilegju­ar. Dhe se duhej shkatërrua­r monopoli që komunistët kanë pushtet duhej të shndërrohe­shin në një shtet që komunistët të mos udhëheqin si Parti e Punës së Shqipërisë. Se Shqipëria me politikën e saj dështoi, orët i ka të numëruara dhe është “guri i fundit” i komunizmit.

E theksoj edhe një herë se kjo ishte përgjithës­isht përmbajtja e peticionev­e që u firmosën nga shumë persona që ishin brenda në ambasadë dhe iu dërgua Vatikanit (Papës); RFGJ (Gensher) Organizatë­s për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, OKB-së, SHBA (George Bush). *** Ne rrinim brenda mureve të saj pothuaj të shkatërrua­r fare. Në ambasadë binte në sy një person që kishte shumë afrimitet me personelin e ambasadës gjermane dhe përkthente (se njihte mirë gjuhën angleze), i cili thirrej me emrin “S Y Ç I” . Ky ishte nga ata njerëz të betuar për të luftuar me një propagandë shumë të poshtër e diskretitu­ar politikën e Shqipërisë ku fliste se Shqipëria ishte një vend që kishte në fuqi ligjet e inkuizicio­nit. Këtë ai e bënte me qëllim që të mbante njerëzit brenda në ambasadë. *** Gjatë kohës së qëndrimit në ambasadë përgjithës­isht mbajta një qëndrim indiferent. Më aktivët ishin tiranasit e

kryesisht I. Demalia ose siç e thërrisnin -”SYÇI” e disa të tjerë që nuk i kam fiksuar me emra. Aktiviteti i tyre kishte të bënte qysh nga propaganda antishqipt­are e deri me rreg- ullat që vendosnin për të gjithë ata që ishin në ambasadë, për sigurimin e ambasadës nga elementë të ndryshëm që mund të hynin etj. Kishte raste kur dikush denonconte, Ilir Demalia e grupi i tij se X-si ishte spiun i sigurimit (nga që njiheshin nga koha para hyrjes në ambasadë) Iliri merrte masa e ai nxirrej me forcë nga ambasada. Iliri organizoi bërjen e një peticioni me 200 firma, të cilat i transmetoi me telexin e ambasadës, Perz De Kuelarit (personalis­ht) dhe Helmut Kohlit, ku kërkohej ndërhyrja e atyre të fundit për largimin sa më parë nga ambasada të atyre që ishin futur atje. Jepte deklarata para shqiptarëv­e se në Gjermani pret një jetë e re dhe se të gjithë duhet të mendonin vetëm për këtë se kishin për të ndryshuar si njerëz. Thoshte se njerëzit që kanë dalë këto ditë nga ambasadat janë pushkatuar nga Policia shqiptare. “Syçi” bëri edhe disa peticione, të cilat ia dërgoi qeverisë gjermane, Papës OKB-së, të cilat i firmosën afro 200 persona që ky i bënte për vete. Natën, “Syçi” organizont­e njerëz për të ruajtur flamurin gjerman që ishte në ambasadë se gjoja pretendohe­j se do të pritnin litarin nga njerëz që punonin për sigurimin, se ky veprim gjoja kishte si qëllim për të ngjallur panik e që njerëzit pas kësaj të dilnin nga ambasada gjermane.

 ??  ?? REFUGJATET NE AMBASADEN GJERMANE NE 1990 (MAJTAS) ILIR DEMALIA DHE DOKUMENTET E SIGURIMIT
REFUGJATET NE AMBASADEN GJERMANE NE 1990 (MAJTAS) ILIR DEMALIA DHE DOKUMENTET E SIGURIMIT
 ??  ?? REFUGJATET NE AMBASADEN GJERMANE, KORRIK 1990
REFUGJATET NE AMBASADEN GJERMANE, KORRIK 1990
 ??  ?? Faksimile e dokumentit të Sigurimit
Faksimile e dokumentit të Sigurimit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e peticionit drejtuar Ramiz Alisë
Faksimile e peticionit drejtuar Ramiz Alisë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania