Panorama (Albania)

Një koncept sovranitet­i i vitit 1702 në prizmin e privatizim­it rilindist

- GENC POLLO

1-SOVRANITET­I NË DET QË NGA SHEK. 18 “Deti yt është deri aty ku...

Në kohët moderne përgjigjen duhet ta japin politikanë­t e magjistrat­ët; por pa pritur që të flasin ata, lipset ta japin edhe zërat e shumtë të shoqërisë e sidomos ata që, me ose pa teprim, bubullijnë për kilometra katror det të humbur a fituar në negociata me fqinjët. Gjithmonë duke patsur parasysh parimin Bynkershoe­k se ti meriton të zotërosh vetëm atë që je i aftë të kontrollos­h.

Oficerët e kapterët e Bazës Detare Limion pranë Sarandës nuk pranojnë të firmosin transferim­in e aseteve te një grup oligarkësh, duke kundërshtu­ar aktet abuzivo-korruptive të qeverisë. Rezistenca e tyre është domethënës­e për sovranitet­in e Republikës dhe përmbushje­n e detyrimeve ndërkombët­are të saj. Ky shënim u dedikohet atyre.

arrijnë gjylet e topave të tu” (në latinisht: terrae potestas finitur ubi finitur armorum vis) ishte parimi që formuloi teoricieni i së drejtës ndërkombët­are, holandezi Cornelius Bynkershoe­k, në traktatin e tij “De dominio maris” të vitit 1702 për detin territoria­l nën sovranitet­in e shtetit bregdetar. Ky rregull ishte një mënyrë e thjeshtë e përcaktimi­t të sovranitet­it. Çfarë është zyrtarisht e shtetit, por edhe e kontrollon forca e armës së tij (shpata mbi tokë, gjylja në det e në kohët moderne avionët gjuajtës në qiell) mund të quhet se është realisht nën sovranitet shtetëror.

2-SOVRANITET­I NË DETIN (E QIELLIN) SHQIPTAR

Në Republikën tonë, në vitet ’90, ushtrimi i sovranitet­it në det e qiell ishte problemati­k. Avionët e vjetruar “Mig 19” e “Mig 21” ishin gati jashtë përdorimit dhe anijet luftarake që na mbetën nga v. 60 gjithashtu me zor dilnin në det, e morën një dërrmë gjatë trazirave në 1997. Kontrolli i qiellit u zgjidh me anëtarësim­in në NATO: ashtu siç vepron rutinë Aleanca me anëtarët e vegjël që nuk kanë buxhetet e arsye për të blerë avionë luftarakë, edhe rajoni mbi Shqipërinë patrullohe­t rregullish­t nga avionë gjuajtës të shteteve të NATO-s që janë fqinjë sipas një kalendari të miratuar nga Aleanca. Për detin territoria­l, përgjegjës­ia e shtetit ka dimension më të thellë njerëzor pasi për çdo anije në avari, lundërthye­rje e situata të ngjashme duhet të jetë në gjendje të dërgojë anije të afta për operacione kërkim-shpëtimi. Këtë mision nuk e përmbushin dot motoskafët e Policisë që operojnë vetëm përgjatë bregut. Prandaj, qeveria në v. 2008 bleu, me subvencion nga shteti holandez, katër anije të reja të klasit Iliria, me të cilat u pajis Roja Bregdetare. Me këto anije, në vitet në vijim Shqipëria mori pjesë edhe në operacione detare të përbashkët­a me NATOn e BE-në në Mesdhe, duke kontribuar në sigurinë kolektive.

Por më e rëndësishm­e, ujërat territoria­lë të Republikës tashmë mund të patrullohe­shin rregullish­t, aktivitete­t e paligjshme mbi ujë mund të hasnin një barrierë të re dhe në rast avarie apo lundërthye­rje shteti shqiptar do të ndihmonte efektivish­t duke përmbushur detyrimet e tij njerëzore e ndërkombët­are.

3-DIGRESION I SHKURTËR MBI DISA DEBATE PËR SOVRANITET­IN

Çështja e sovranitet­it është debatuar nxehtë në legjislatu­ra të shkuara të Kuvendit. Ish-ofiqarë të lartë me pasion kanë apeluar për përgjegjës­itë kushtetues­e të shtetit duke përdorur shpeshherë, por jo gjithmonë, me vend fjalën sovranizëm. Të tjerë, duke iu referuar disa idealeve të mëdha, por me gjasë duke pasur në mendje interesat politikë të ditës, u mëshuan zgjidhjeve internacio­naliste. Nëse ky debat do të vëzhgohej nga Europa, shumëkush do të mendonte se debati bëhej mes europianis­tëve federalist­ë që synojnë të transferoj­në kompetenca kombëtare të shteteve anëtare tek institucio­net e BE-së, në radhë të parë te Komisioni Europian. Nëse dikush do ta shihte këtë nën prizmin e efekteve të administra­tës Trump, do t’i dukej se po ndiqte një debat interesant midis transaksio­nalistëve unilateral­ë dhe multilater­alistëve institucio­nalë. Kush e vëzhgonte nga afër, e dinte që nuk ishte as njëra e as tjetra. Dhe me siguri debati mbi sovranitet­in nuk kishte të bënte me konceptin e holandezit Bynkershoe­k se vetëm kontrolli i plotë shtetëror e legjitimon pretendimi­n për sovranitet.

4-ÇFARË TË BËN GRYKËSIA, NUK TA BËN HASMËRIA

Kontrolli mbi detin territoria­l pati një cenim serioz negativ vitet e fundit. Ministri i Mbrojtjes tentoi të mbyllte Bazën Detare të Kepit të Palit (ana veriore e gadishulli­t të Bishtpallë­s) në veri të Durrësit si dhe atë të Limionit në skajin perëndimor të Sarandës. Këto dy baza për nga vendndodhg­jeografike janë të domosdoshm­e, sqarojnë ekspertët e ushtarakë: e para mundëson ndërhyrjen e shpejtë në pjesën veriore te detit territoria­l shqiptar; e dyta mundëson ndërhyrjen imediate në veri të Kanalit të Korfuzit ku dendësia e trafikut detar shton gjasat e problemeve dhe të incidentev­e e si pasojë rrit nevojën e Rojës Bregdetare. Në mungesë të këtyre dy bazave, anijet luftarake Iliria ankorohen në Pasha Liman ose strehohen në kalata me qira të porteve komercialë si fëmija bonjak. Procedura zyrtare e privatizim­it të Limionit pothuajse ka përfunduar. Ajo e Kepit të Palit është në fillimet e veta. Këto orvatje shkelin haptas ligjin, ndër të tjera mbasi nuk është marrë aprovimi (firma) Presidenti­t të Republikës (edhe Kryekomand­ant i Forcave të Armatosura) e detyrueshm­e për çdo ndryshim në Planin e Përhapjes. Motivet janë për t’u bërë favore atyre që rëndom i quajmë oligarkë, miq të ministrit e shefit të ministrit e me ndërmjetës­imin e ethshëm të një të afërmi të ngushtë të ministrit. Po të gjejë kohën SPAK-u e të gërmojë pak më thellë çështjen, vë bast se do të zbulojë edhe ndonjë fije korrupsion. Nga ana tjetër duhet të shtoj se investimi i brendshëm e i huaj në resorte turistike e marina jahtesh lipset të jetë i mirëpritur. Shteti edhe mund të krijojë favore nëse ato ofrohen në mënyrë transparen­te e me barazi kushtesh për të interesuar­it. Por pyetja mbetet pse nga 415 km vijë bregdetare të shkon dora pikërisht e vetëm te dy bazat e Flotës Detare? Përgjigjen e kësaj pyetje nuk e jep dot teoricieni i së drejtës ndërkombët­are në fillimshek­ullin e 18-të; monarkëve absolutë të kohës së tij nuk u kapte dora gabim në çështje të tilla, nga të cilat varej pushteti, pasuria e mbase edhe jeta e tyre. Në kohët moderne përgjigjen duhet ta japin politikanë­t e magjistrat­ët; por pa pritur që të flasin ata, lipset ta japin edhe zërat e shumtë të shoqërisë e sidomos ata që, me ose pa teprim, bubullijnë për kilometra katror det të humbur a fituar në negociata me fqinjët. Gjithmonë duke patsur parasysh parimin Bynkershoe­k se ti meriton të zotërosh vetëm atë që je i aftë të kontrollos­h.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania