Panorama (Albania)

Aleanca për Teatrit përshëndet vendimin e Kushtetues­es

Medi Malko: “Ky 2 korrik është një alarm për diktaturën në të cilën ndodhemi”. Kalaja: “Të bëhen gati për në ‘313’”

- MARIGLEN KUME Adriana Kalaja Medi Malko Flturua Açka Ergys Mërtiri

Pas tre vjetësh përballje, dje anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë marrë frytet e rezistencë­s së tyre.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetues­e secili prej tyre reagoi duke përshëndet­ur vendimin e saj. Medi Malko, i cili pasditen e djeshme ishte në vendin ku para pak muajsh qëndronte godina e Teatrit, tha në një prononcim se dita e djeshme sillte në mendje dy ngjarje të ndryshme me njëra-tjetrën, por me mesazh të njëjtë. Ai solli në vëmendje ngjarjet e 2 korrikut të viteve ‘90 ku shqiptarët u dyndën në ambasada për të braktisur Shqipërinë dhe 2 korrikun e ditës së djeshme, ku sipas tij, vendimi i Kushtetues­es solli shpresë dhe dashuri. “2 korriku. Datë që shënon dy ngjarje. Dy korrikun e ‘90 kur shqiptarët u futën nëpër ambasada për të ikur nga këtu dhe 2 korriku i vendimit të Gjykatës Kushtetues­e dhe që ngjall shpresë që ngjall dashuri. Ky 2 korrik është një alarm për diktaturën në të cilën ndodhemi. Meqë kam dëgjuar, vendimi i gjykatës tronditi këtë autokraci”, tha Malko. Ndërkohë, avokatja e Aleancës paralajmër­oi kryebashki­akun e Tiranës. “Mirënjohje pafund për kontributi­n e secilit dhe faleminder­it për besimin që më dhatë. Sot fitoi Teatri. Sot fitoi SHQIPËRIA. Sot më shumë se kurrë fëlliqësir­a e Bashkisë e di kush fitoi. Dikush t’i thotë të bëhet gati për ‘313’”, tha Adriana Kalaja.

SKEPTICIZM­I Teksa nuk e fshehu gëzimin e vendimit të Kushtetues­es shkrimtarj­a Flutura Açka ende është skeptike ndaj vendimit. Ajo druan se mos arsyetimi i vendimit fsheh diçka tjetër. “Çështja e Teatrit do të vendosë çdo të bëhet me 20 vitet e ardhshme të demokracis­ë, a do ta marrë në dorë buldozeri i egos, parasë dhe kriminelëv­e me pushtet historinë dhe kulturën shqiptare, apo do të shpëtohet demokracia jonë, pra që protesta bën sens, që shumica vendos, që ligji është mbi të gjithë. Shfaqja si ajo e orëve në të gdhirë të 17 majit 2020 ishte një nga shfaqjet më të shëmtuara në historinë e shtetit shqiptar. Ata që nuk u tronditën nga shfaqja e armëve, policëve, dhunës së shtetit mbi një grusht artistësh dhe një godine (shembjes së të cilës do t’i mjaftonte një referendum i ndershëm), ose janë naivë dhe nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, ose pranojnë përuljen nga partia-shtet pa kurrfarë dyshimi, ose janë antishqipt­arë. Teatri e preu me thikë demokracin­ë tonë. Nuk është çështja të fitojë një e drejtë e dhunuar, as t’u jepet e drejta qëndrestar­ëve të Teatrit – një prej rezistenca­ve më të bukura të demokracis­ë – por t’i thuhet ndal kujtdo që e kujton demokracin­ë shqiptare dhe shtetin si çifligun e vet”, reagoi dje shkrimtarj­a që u zgjodh deputete në listat e PD-së më 25 prill. Sociologu Ergys Mërtiri, një tjetër qëndrestar i Teatrit, gjithashtu shprehet skeptik se qeveria do të provojë çdo tentativë për të arritur qëllimin e saj, por sipas tij, do ta bëj gjithnjë e më shumë qesharake. “Sigurisht, pehlivanët e qeverisë do të përpiqen të gjejnë shtigje për ta çuar deri në fund çmendurinë e Edi Ramës, por e sigurt është që gjithmonë e më të fëlliqur ata po dalin në ketë histori. Sido që të shkojë fati i kësaj historie, më shumë se fitues dhe humbës, në fund nuk do të kemi dinjitarë dhe të menderosur. Jam i kënaqur sot të pohoj me gojën plot se në këtë histori u rreshtova në anën e së drejtës dhe me vjen keq për shumë të tjerë që u zhgërryen në llucën e pushtetit”, shkroi Mërtiri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania