Panorama (Albania)

Presidenti Biden emëron diplomatin Hovenier si ambasador në Kosovë

-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të premten emërimet për disa poste në qeverinë amerikane, përfshirë personin që nëse miratohet në Senat, do të jetë ambasadori i ardhshëm në Kosovë. Bëhet fjalë për diplomatin e karrierës në Departamen­tin e Shtetit, Jeffrey M. Hovenier, i cili aktualisht shërben si zëvendës ambasadori Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë. Nga gushti 2018 deri në korrik 2019 ai ka qenë i ngarkuari me punë në atë ambasadë. Më herët, ai ishte zëvendëssh­ef në detyrë i Misionit dhe ministër këshilltar për çështjet politike në Ambasadën amerikane në Berlin të Gjermanisë. Ai ka shërbyer gjithashtu në misionet e Shteteve të Bashkuara në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru; në Organizatë­n për Siguri dhe Bashkëpuni­m në Europë (OSBE). Zoti Hovenier ka përvojë në Kosovë, pasi ka shërbyer në ekipin e të Dërguarit të Posaçëm të OKB-së për statusin politik, Martti Ahtisaari. Në vitin 2018, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e nderoi zotin Hovenier me Medaljen Presidenci­ale Jubilare për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës “për kontributi­n e tij për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”. Gjatë ceremonisë për dhënien e medaljes, Presidenti Thaçi e falënderoi diplomatin amerikan “për kontributi­n në Konferencë­n e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërt­imit të Kosovës”. “Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, ishte shprehur diplomati Hovenier. Nëse konfirmohe­t nga Senati amerikan, zoti Hovenier do të zëvendëson­te ambasadori­n aktual, Philip S. Kosnett, i cili u emërua nga ish-Presidenti Donald Trump në korrik të vitit 2018, u konfirmua nga Senati në shtator dhe filloi detyrën si ambasadori i pestë amerikan në Republikën e Kosovës në dhjetor të atij viti. Ambasadori e uroi zotin Hovenier në “Tëitter” për emërimin. Në Uashington, diplomati Hovenier ka shërbyer si Drejtor për Çështjet e Europës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamen­tit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziati­ke me përgjegjës­i për NATO-n dhe Çështjet e Europës Qendrore.

 ??  ??
 ??  ?? Jeffrey M. Hovenier
Jeffrey M. Hovenier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania