Panorama (Albania)

Kanadaja në luftë me flakët, shtohen dhjetëra vatra të reja

Temperatur­at deri në 50 gradë Celsius parashikoh­et të vazhdojnë

-

Kanadaja po përfshihet gjithnjë e më shumë nga zjarret më të tmerrshme në historinë e saj, që kanë shënuar viktima të shumta në vend.

Vala e të nxehtit ekstrem në vend po shkakton gjithnjë e më shumë zjarre në pyje, kryesisht në rajonin British Columbia, ku gjendja raportohet të jetë e rëndë. Ka ndërkohë të paktën 174 vatra zjarresh në pyje, nga të cilat 80 kanë shpërthyer gjatë dy ditëve të fundit. Zjarret janë “ndihmuar” edhe nga rreth 12.000 goditje rrufesh, të cilat kanë krijuar vatra të reja flakësh, sipas drejtuesit të njësisë së zjarrfikës­ve në British Columbia, Cliff Chapman. Vendi ka mbledhur shtabin e krizës, të drejtuar nga Kryeminist­ri Justin Trudeau. “Ne do të jemi në gatishmëri për të ndihmuar”, tha Trudeau duke u konsultuar me Kryeminist­rin e krahinës British Columbia, John Horgan, si dhe me kryebashki­akun e drejtuesit e banorëve indigjenë të zonave të rrezikuara. Ndërsa ministri kanadez i Mbrojtjes, Harjitt Sajjan, deklaroi se një trupë e ndërhyrjes me 350 ushtarë si dhe një avion transporti e dy helikopter­ë të tipit “Chinook” janë nisur në rajon, për të mbështetur forcat e zjarrfikës­eve. Helikopter­ët mund të transporto­jnë zjarrfikës­it, aparatura të rënda ose mund të ndihmojnë për evakuimin e zonave. Ministri kanadez për Sigurinë Publike, Bill Blair, ka komentuar dukshëm i shqetësuar për situatën. “Këto zjarre në pyje tregojnë, që ndodhemi në fazën e parë të një vere të gjatë e të vështirë”, tha ai duke parashikua­r një përkeqësim të situatës për shkak të temperatur­ave të larta. Afro 50 gradë Celsius është matur temperatur­a në Lytton, përpara se ky fshat kanadez të digjej tërësisht. Fshati Lytton, rreth 250 km në verilindje të Vankuverit, gjatë natës të enjten u evakuua, kur zjarri nisi të përhapet me shpejtësi. Fshati me 250 banorë është shkatërrua­r thuajse tërësisht. Në Lytton u regjistrua­n temperatur­a rekord prej 49,6 gradë Celsius. Kryeminist­ri i British

Columbia, Horgan, u bëri thirrje banorëve, që të ndjekin udhëzimet e autoritete­ve. Deri tani, prej zjarreve janë larguar nga vendbanimi mijëra vetë, por disa prej tyre konsideroh­en të humbur. Edhe për ditët në vazhdim parashikoh­en temperatur­a shumë të larta në British Columbia. Paralajmër­im nga temperatur­a ekstreme është dhënë edhe për krahinat Alberta, Saskatchev­an dhe Manitoba, si dhe për pjesë të territorev­e veriperënd­imore dhe veriun e Ontarios. Autoritete­t po tërheqin vëmendjen edhe nga rreziku i vërshimeve, për shkak të shkrirjes së dëborës në majat e maleve, si pasojë e të nxehtit ekstrem.

 ??  ?? Zjarret në Kanada
Zjarret në Kanada
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania